Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vendosja e taksave rrugore për kamionë në rrugët federale nga 1 gushti 2012

Në bazë të rregullores në fuqi nga 5 korriku i vitit 2012, mbi dispozitën për fillimin e mbledhjes së taksës rrugore për kamionë në segmente të rrugëve federale...

Në bazë të rregullores në fuqi nga 5 korriku i vitit 2012, mbi dispozitën për fillimin e mbledhjes së taksës rrugore për kamionë në segmente të rrugëve federale, duke filluar nga 1 gushti 2012 Qeveria Federale ka vendosur tarifa të reja të taksave për kamionë me peshë të përgjithshme të lejueshme nga 12 tonë, të cilët kalojnë nëpër rrugë të caktuara federale në Gjermani.

Mbledhja e këtyre tarifave, të cilat përkojnë me ato të autostradave federale, në thelb është e ndërlidhur me faktin që rrugët federale kanë një gjatësi prej së paku katër kilometrash pa kaluar nëpër vendbanime, kanë së paku dy shirita rrugorë për secilin drejtim të vozitjes, një ndarje të qartë të trafikut të një drejtimi dhe kanë poashtu një lidhje të drejtë për drejtë me një autostradë federale.

Të hyrat nga taksat rrugore federale janë të ndërlidhura me një qëllim të caktuar dhe i shërbejnë mirëmbajtjes dhe zgjerimit të infrastrukturës së komunikacionit rrugor. Respektimi i taksave rrugore për kamionët sigurohet nëpërmjet kontrolleve të vendosura në rrugë, si dhe kontrolleve mobile dhe të bartshme.

Informata të mëtejme lidhur me segmentet e veçanëta, për të cilat duhet paguar taksë (të ashtuquajturat tabela të taksave rrugore) mund të gjenden në vegëzën e mëposhtme: