Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Migranti i 92-ës, solli shpresën nga Gjermania

Argjend Kameraj ishte vetëm 12 vjet, kur u detyrua ta braktis vendlindjen e tij, së bashku me babain. I ati ishte larguar nga Kosova, për t’iu shpëtuar torturave nga regjimi shtetëror serb i asaj kohe.

Horn Kosova
Horn Kosova© Agron Beqiri

Argjend Kameraj ishte vetëm 12 vjet, kur u detyrua ta braktis vendlindjen e tij, së bashku me babain. I ati ishte larguar nga Kosova, për t’iu shpëtuar torturave nga regjimi shtetëror serb i asaj kohe.

Argjend Kameraj ishte vetëm 12 vjet, kur u detyrua ta braktis vendlindjen e tij, së bashku me babain. I ati ishte larguar nga Kosova, për t’u shpëtuar torturave nga regjimi shtetëror serb i asaj kohe. Rrugën për në Gjermani, Argjendi e mori duke kaluar nëpër Maqedoni, Bullgari e Holandë, ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë, pjesë e valës së migrantëve të viteve të 90-ta, të cilët të shtyrë nga situata politike dhe ekonomike, braktisën trevat e tyre, duke aspiruar një jetë më të mirë.

Shkuarja atje, ishte një mundësi e artë për 12 vjeçarin nga fshati Lebushë i Deçanit, i cili e pati fatin që të shkollohet e të nis një jetë të re, në një vend larg më stabil se vendlindja e tij, Kosova.
“Arritja në Gjermani ishte një shpëtim jete dhe perspektivë e re për mua si nxënës”, ka thënë ndër të tjera Argjend Kameraj.
Shoqëria gjermane e kishte pritur, siç thotë ai, krahëhapur. Aty kishte gjetur rrugën e shkollimit, pas të cilës arriti suksese që deri atëherë mund të arriheshin vetëm në ëndërr.
“Pas konkurimit tek kompania Horn & Co., në të cilën edhe sot jam aktiv, arrita një karrierë shumë interesante. Fillova në repartin e Informatikës, vazhdova në Financa deri dhe te Reparti i Personelit, deri sa arrita tek drejtori kryesor i të gjithë grupit Horn & Co. në Evropë”, tregon Argjendi.


Por, kohën dhe ndjenjën e largimit për një jetë më të mirë, do t’ia kujtonin bashkëkombasit e tij, 14 vite më vonë kur, në kërkim të një jete më të mirë, siç bënte dikur Argjendi me familjen e tij, largoheshin nga Kosova. Për këtë, ai nuk qëndroi indiferent, por shfrytëzoi potencialin e kompanisë ku punon, për të bërë një investim në vendlindjen e tij, me qëllim të parandalimit të ikjes nga Kosova.
“Pasi që vizituam Kosovën me pronarin kryesor të kësaj kompanie, zotri Gert Horn, dhe pasi u pa në mjetet e informimit fluksi i të rinjve në vitin 2015, e gjithashtu dhe vuajtja e tyre për përspektivë, vendosëm të startojmë një investim ne mundësitë tona, dhe të hapim disa perspektiva për punësimin e disa të rinjëve në Kosovë”, ka thënë ai. Këtë e konfirmon edhe vetë menagjeri i degës së kompanisë “Horn & Co” në Kosovë, Admir Hasanaj.
“Invesimi ka ndodhur pas ekzodit të 2015. Qëllimi ka qenë që të krijohen vende pune, që të rinjtë të mos dalin jashtë”, ka thënë Hasanaj.
Kështu, ideja për investim, u konkretizua më 13 korrik të vitit të kaluar, datë në të cilën u regjistrua si biznes, me emrin “Horn & Co. Kosova”. Kompania tani ka selinë në Deçan, dhe menjëherë pas regjistrimit, i dërgoi të gjithë stafin për trajnim në Ziegen të Gjermanisë.
“Horn & Co. Kosova”, investim gjerman në Kosovë, tani ka të punësuar 9 persona, të cilët janë nga Deçani dhe Juniku, dhe investimi ka kaluar një milion euro. Menagjeri Hasanaj, ka treguar për kushtet e punës në kompani, duke theksuar se synohet që të futet në punë sistemi gjerman. Ai, ka vazhduar të tregoi se në plan janë edhe miliona të tjera investime.
“Jemi firma e vetme që dokumentet i kemi të rregulluara sipas ligjit - me kontrata e të gjitha. Gjithashtu, kompania i ka të gjitha mjetet e sigurisë me standarde europiane. Çdo punë tatimohet", ka thënë ai.
Këtë gjë e konfirmon edhe një punëtor, i cili deri në momentin kur zbriti të fliste, ishte në punishte duke gërmuar me bagerin e ri Volvo, të vitit 2006.
“Këtu kam kontratë të rregullt pune dhe ekzistojnë mjetet për siguri në punë”, ka thënë Vilson Miroci, 32 vjeç nga Deçani. Përparësi, sipas tij, është se ka kontratë të rregullt, pasi në vende të tjera ka punuar duke u paguar me ditë të punës.


Ndërkaq, profili i kësaj kompanie është i gjerë. Si veçanti e kësaj ndërmarrje është prodhimi e blloqeve nga betoni, që njihet si sistemi “Lego”. Por, gjithashtu, kompania gjermane “Horn & Co. Kosova”, kryen sisteme kanalizimi, ujësjellësi, ndërton rrugë, si dhe ofron shërbimin e pastrimit të rrugëve nga dëbora.
Përderisa në Kosovë kjo kompani ka mbushur 1 vit e dy muaj veprimtari, “ Horn & Co Group” në Gjermani, ka mbushur 94 vite punë, dhe që nga ai vit kanë qenë ekspert të riciklimit.
Ndërkohë, të hyrat nga investimet e huaja në Kosovë, vazhdimisht, janë cilësuar promotor i zhvillimit ekonomik, por që këto investime kishin shënuar rënie ndër vite, si dhe ishin konsideruar të ulëta krahasuar me nevojat që ka Kosova.


Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Ndryshe, papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë qytetarët e Kosovës që nga paslufta. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015, tregojnë se niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7 për qind.
“Vëmendja ime ishte çdoherë në Kosovë”, thotë drejtori Argjend Kameraj, duke qenë falenderues ndaj shtetit gjerman, por edhe kompanisë gjermane për investim në vendin e tij të lindjes.

Autorë: Shkumbin B. Kajtazi dhe Agron Beqiri