Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Investitori gjerman: Kosova vend me rini intelegjente, të zellshme dhe me potencial
“Po unë mundem”, këto ishin fjalët e para të drejtorit gjerman të Qendres për thirrje “IQ to Link”, i cili me entuziazëm fliste për fillimet e punës së tij në Kosovë.

Investitori gjerman: Kosova vend me rini intelegjente, të zellshme dhe me potencial
“Po unë mundem”, këto ishin fjalët e para të drejtorit gjerman të Qendres për thirrje “IQ to Link”, i cili me entuziazëm fliste për fillimet e punës së tij në Kosovë.
“Po unë mundem”, këto ishin fjalët e para të drejtorit gjerman të Qendres për thirrje “IQ to Link”, i cili me entuziazëm fliste për fillimet e punës së tij në Kosovë.
Duke kujtuar fillimet e themelimit të kompanisë së tij në Kosovë, Jens Reichenbach, rrëfeu për eksperiencën e tij këtu.
Përveç kësaj, ai tregoi edhe për përvojën e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare në postën gjermane “DHL”, si përgjegjës për operimin e qendrave të thirrjeve në Gjermani, SHBA, Indi dhe vende të tjera.

“Njerëzit janë shumë të mirë, sepse njerëzit të cilët kam takuar janë të uritur dhe duan që të arrijnë më shumë. Janë të talentuar dhe kanë vullnet për mësim.” tha Jens Reichenbach.
Ai tregoi se disa nga sfidat nëpër të cilat ai kaloi ishin çështje teknike. Një nga vështirësitë ishte sigurimi i një objekti të përshtatshëm për punë dhe kostoja e lartë e qerasë , që duhet paguar për këto objekte në Kosovë.
Megjithkëtë, me përkrahjen e institucioneve vendore në vitin 2015 ai arriti që të nisë veprimtarinë e kompanisë së tij ku si fillim punësoi 150 punëtorë.
Njërëzit më herët i kishin thënë që në Kosovë duhet të përdorte disa rregulla ndryshe nga ato në Gjermani, mirëpo ai duke përdorur strategjinë e tij menaxheriale kishte arritur të krijonte një ambient pune komod dhe komunikues në mes të punëtorëve.
Kjo çasje shihet edhe tash ku ai ka krijuar një raport miqësorë me punonjësit. Ai zakonisht gjatë drekës kalon kohën bashkë me stafin, duke diskutuar rreth vështirësive, arritjeve, qëllimeve dhe mënyrave të reja të ngritjes së kompanisë së tyre.
Kosovarët intelegjent, të zellshëm, dhe me theks të njejtë sikur gjermanët.
Drejtori i kësaj kompanie fliste me admirim për të rinjtë kosovarë. Ai tha se arsyeja se pse puna e tij ka rezultuar e suksesshme në Kosovë erdhi si rezultat i punës se punëtorëve, të cilët punojnë në kompaninë e tij. Sipas tij, ata janë intelegjentë dhe e kuptojnë punën shumë shpejt. “Shumica e të punësuarve kanë të përfunduar nivelin universitar të shkollimit, gjë që në Gjermani kjo punë do të mund të bëhej edhe nga dikush me nivel akademik më të ulët”, shtoi Jens. Prandaj, cilësia në punë është dukshëm më e lartë. Cilësi tjetër që Jens veçoi është se theksi i gjermanishtes së kosovarëve është pothuajse i njejtë me atë të atyre gjerman.
“Unë e dua punën që bëj”
Tranda Gjonbalaj, me prejardhje nga Mali i Zi por e rritur në Gjermani, tregoi se punën në këtë kompani e bën me shumë dëshirë. Për arsye personale, ajo la shtetin gjerman dhe erdhi në Kosovë për të vazhduar punën dhe për të krijuar një jetë të re këtu.
“Unë shqipen nuk e di shumë mirë. Mirëpo, më pëlqen fakti që në këtë kompani ne të gjithë flasim gjermanisht dhe mësojmë fjalë të reja çdo ditë ”. tha menaxherja e llogarive Tranda Gjonbalaj.

Ndonëse, nuk e ka familjen e saj këtu, ajo thotë se është familjarizuar me të gjithë punëtorët e tjerë dhe drejtorin nuk e shohin si të tillë, por sikur të ishin kolegë. Ajo madje theksoi se punëtorët e konsiderojnë këtë kompani sikur shtëpinë e tyre. Këtë meritë ajo ia atribuon menaxherit të kompanisë së tyre Jens Reichenbah, i cili nuk ka krijuar ndonjë hiearki të veçantë dhe është është shumë bashkëpunues me punëtorët.
“Ai interesohet vazhdimisht për stafin, diskuton dhe interesohet për sfidat apo problemet e punëtorëve duke u munduar të bëjë zgjidhjen e duhur”, tha Tranda.
Ndërkaq, Albulena Gashi një nga punëtoret e para në IQ to Link thotë se ajo e don punën që bën.
“Unë vi me qejf çdo ditë në punë. Respekti, rregulli dhe trajtimi që na bëhet brenda kompanisë janë vecoritë që mua më pëlqejnë dhe më bëjnë të ndihem mirë që jam pjesë e këtij stafi” tha Gashi.
Ajo shtoi se mundësitë e mëdha që ofron kjo kompani janë të shumta. Trajnimet për punonjësit e rinjë, Motivimi nëpërmes bonuseve dhe shpërblimit për performancë të lartë në punë, ngritja në pozitë në bazë të përkushtimit dhe shkathtësive në punë janë disa nga aspektet që këtë kompani e bëjnë të veçantë.
Deri në 2017 edhe 200 vende të reja të punë
Përveç selisë në Prishtinë, IQ to Link ka hapur zyret edhe në qytetin e Prizrenit. Në këtë pikë kompania numëron 45 punëtorë. Zgjerimi edhe në qytete tjera si Prizreni erdhi si nevojë e punësimit të të rinjëve gjithandej Kosovës.
Planet e kompanisë janë të hapen qendrat edhe në Mitrovicë, Pejë dhe qytete të tjera. Zgjerimi i kompanisë erdhi si rezultat i punës së palodhshme të menaxhmentit, përkushtimit për punë, dhe përmbushjes së qëllimeve fillestare. Sipas drejtorit Jens, kompania ka plane ambicioze për të ardhmen. “Ne kemi plan që deri në vitin 2017 të kemi 400 deri në 500 vende të reja të punës dhe kjo objektivë e jona shpresojmë të përmbushet siç e kemi planifikuar”shtoi Jens.
IQ to Link ofron shërbime edhe në gjuhë të tjera
Edhe pse kompania IQ to Link ka një numër të konsiderueshëm të gjermonofolësve në kompaninë e tyre, ata po ashtu ofrojnë edhe shërbime në gjuhë të tjera. Shërbimet ofrohen edhe në gjuhën çeke, polake, holandeze dhe flamane. Puna edhe në këto gjuhë të tjera ëshë krijuar si nevojë e operimit të DHL në Republikën çeke, Poloni, Bullgari dhe Holandë . Rasti i këtij investimi gjerman në Kosovë dëshmon se vendi ynë ka fuqi punëtore kualitative, vullnet për të punuar dhe procedura të thjeshta shtetërore për zhvillimin e bizneseve të huaja në vend.
Shikuar nga prespektiva e një investimi të huaj kjo kompani e bëri dhe ja doli.
Autorë: Vjosa Spahiu, Vjosa Çerkini, Rona Sefedini, Elion Kollçaku