Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kompanitë gjermane të IT-së shohin potencial tek të rinjtë kosovarë

Teknologjia informative është sektor i kërkuar në Kosovë. Zhvillimi i të cilës është bërë edhe nga investimet gjermane në vend. ‘ABIDAT’ dhe ‘Imbus AG’ janë kompani që merren me teknologji informative. Këto dy kompani gjermane sollën biznesin e tyre edhe në Kosovë.

IT-Unternehmen Abidat
IT-Unternehmen Abidat© Abidat

Teknologjia informative është sektor i kërkuar në Kosovë. Zhvillimi i të cilës është bërë edhe nga investimet gjermane në vend. ‘ABIDAT’ dhe ‘Imbus AG’ janë kompani që merren me teknologji informative. Këto dy kompani gjermane sollën biznesin e tyre edhe në Kosovë.

ABIDAT, bashkëpunëtore e gjigantit SIEMENS

ABIDAT është një kompani e cila vepron që 10 vite në Gjermani. Ajo merret me prodhimin e produkteve softuerike, në informatikë dhe inxhinieri.

Drejtori gjeneral, Sebajdin Allaçi, me prejardhje prizrenase, pas një bisede që kishte me klientin e tyre në Gjermani ‘SIEMENS’ vendosi të krijonte edhe një degë në Kosovë ku do të punohej për ta.

Më 15 Janar të vitit të kaluar ABIDAT filloi punën në Prishtinë. Kjo kompani ka gjithsej 12 punëtorë. Aktualisht projekti i tyre ka të bëjë më këshillim dhe zhvillim të disa projekteve me rëndësi të madhe si dhe projektin kryesorë atë të kompanisë së njohur gjermane ‘SIEMENS’. Gjithashtu programerët nga Kosova krijonë softuer që përdorën në mjete të transportit si vetura, trene etj.

“Ne nuk prodhojmë shumë, por më tepër planifikojmë dhe organizojmë, deri sa të vijmë te faza e prodhimit. Ne kontrollojmë bazën e punës para se të nisë prodhimi i një produkti.” tha Allaçi

Pronari Allaçi shprehet i habitur se sa e lehtë ka qenë themelimi i kompanisë së tij në Kosovë. “ S’kam pasur kurrëfarë problemi por sfida kryesore për ne ka qenë kualiteti i punëtorëve të kësaj fushe që ka qenë një sfide për ne, dhe aty duhet të mendojë politika ”, tha ai.

Megjithëkëtë njëra nga sfidat sipas drejtorit mbetet cilësia jo e kënaqshme e të diplomuarëve në Kosovë. Allaçi u shpreh paska i dëshpëruar për cilësinë e universiteteteve në Kosovë ku sipas tij, kjo mangësi shihet në cilësinë e studentëve të diplomuar. “Ka më shumë kuantitet sesa kualitet” shtoi ai.

Një nga arsyet se pse ai e solli ABIDAT në Kosovë, ishte se ne Gjermani kostoja e fuqisë punëtore për këtë profesion është shumë e lartë. Dhe se në Gjermani ata kanë mangësi në kuadrot e të diplomuarëve në inxhinieri. Sipas Allaçit, informatika nuk ka investime të mëdha psh. sikur fabrikat që duhet të kenë mjete të ndryshme me kosto të lartë.

“Ne nuk kemi pasë asnjë lloj problemi gjatë procesit të zhvillimit të kompanisë sonë. Gjysma e pajisjeve janë sjellë nga Gjermania. Shumicën e pajisjeve i kemi blerë në Kosovë.” tha drejtori Allaçi.

Kjo kompani për punonjësit e saj si dhe për të rinjtë e Kosovës të cilët janë të interesuar në dikasterin e teknologjisë , ata kanë ofruar dhe vazhdojnë të ofrojnë mundësi për punë praktike dhe trajnimet të ndryshme në Prishtinë , si dhe për ata të cilët janë më të suksesshëm trajnimet bëhen në selinë e kompanisë në Gjermani. Ku disa nga këta punëtorë tash jetojnë dhe punojnë atje.

Shpend Sadiku, drejtor i kompanisë ABIDAT në Kosovë tha se është me rëndësi të madhe për të punuar për një kompani si ‘SIEMENS’. “Për të punuar me një kompani të madhe sikur SIEMENS është privilegj për punëtorët tonë dhe ngritje profesionale e lartë në profesion.” tha ai.

Ai shpjegoi se kompania ‘SIEMENS’ është duke investuar në krijimin e një produkti , i cili ka të bëjë me menaxhimin e aeroporteve dhe në këtë projekt është angazhuar kompania ABIDAT që nga fillimi i projektit dhe gjatë zhvillimit të aplikacionit me kontratë deri në vitin 2027. Ka edhe projekte tjera në kuadër të SIEMENS, i cili bën zhvillimin e softuerit për vozitje autonome të trenave. “Janë projekte të mëdha dhe interesante dhe është privilegj të punojmë për këtë” shtoi ai.

Planet e afërta të kompanisë së IT-së janë të rrisin numrin e stafit të tyre, ku deri në vitin 2017 planifikojnë të kenë deri në 20 punëtorë.

Drejtori Sadiku tha se është me rëndësi që përvojat e mira të përcillen edhe të bashkatdhetarët e tjerë dhe ata të investojnë në Kosovë sepse ka potencial të jashtëzakonshëm”

“Kemi të rinjë të cilët kanë filluar punën pa përvojë dhe tani kanë arritur të zhvillojnë dhe komunikojnë me arkitektë të softuerit gjerman, ka të rinjë shumë të talentuar, punëtorë dhe me potencial të lartë dhe jemi shumë të kënaqur me punën e tyre” theksoi ai.

Armend Sejdiu është zhvillues i softuare-it, i fokusuar në teknologjinë e Microsoft-it dhe është pjesë e degës ABIDAT, në Kosovë, që prej hapjes së saj.

“Nuk është e vështirë të punohet këtu. Punët që ne i bëjmë, janë kryesisht për tregun gjerman”-tha ai.

Për momentin, është i angazhuar në një projekt, në SIEMENS, i cili implementohet në shumë aeroporte botërore.

Janë duke e bërë një version të ri të këtij projekti, se si shkojnë çantat në aeroporte, si klasifikohen etj.

“Kompania është e hapur për të gjithë që duan të mësojnë, njëkohësisht kompania ofron kushte shumë të mira. Shumë praktikantë, të cilët kanë bërë praktikë këtu, janë avancu si punëtorë aktivë.”- tregon Sejdiu.

Kompania gjermane, e kënaqur që zgjodhi Kosovën

Kompania “ Imbus AG” është kompani gjermane e cila merret me testimin dhe vlerësimin në mënyrë profesionale të softuerëve. Ajo është themeluar në vitin 1992 nga 6 persona të cilët kanë qenë kryesisht nga Erlangen i Gjermanisë. Kjo ndërmarrje ndër vite është rritur duke e shtuar numrin e punëtorëve nga 6 në 260 të tillë. “Imbus AG” numëron 4 qendra të saj të cilat operojnë jashtë shtetit gjerman . Në mesin e këtyre qendrave nëpër botë si ajo e Tunizisë, Kanadasë , Indisë e të tjera është edhe ajo e Kosovës. Iniciatori kryesor për hapjen e nëndegës gjermane “Imbus AG” në Pejë, është Florim Kelmendi, i cili punon prej shumë vitesh në degën kryesore, në Gjermani.

Gjermanët, Kosovën e kanë njohur ndryshe nga mediat dhe nuk kanë pranuar menjëherë. Thomas Rossner , drejtori gjeneral i “Imbus AG” me seli në Gjermani ka treguar fillimisht se sa skeptik ka qenë për të investuar këtu . “ Ne në fillim ishim në mëdyshje sepse nuk kishin shumë informacione rreth Kosovës , mirëpo z.Kelmendi ishte shumë i angazhuar dhe na ka shoqëruar shumë mirë gjatë kësaj zgjedhjeje. Shumë pjestarë të Imbusit kanë qenë për vizitë në Kosovë ku e kanë shikuar terrenin dhe i kanë takuar njerëzit nga afër, dhe kështu erdhëm përfundimisht deri tek vendimin që të investojmë këtu” , u shpreh Rossner.

Ndërkaq, Flormit i është dashur të gjejë informata, ai ka mbajtur konferenca, ka mbajtur seminare të ndryshme, ka udhëtuar për të marrë materiale, e për të treguar se edhe në Kosovë punohet.

Qëllimi kryesor i ndërmarrjes dhe i Florimit, ka qenë që të vij në Kosovë edhe të sjellë të ardhura në vend, si dhe të punësojë sa më shumë kosovarë.

Selia e “Imbus AG” në qytetin e Pejës ka filluar punë në muajin korrik të 2016-tës. Sipas drejtorit , Thomas Rossner , puna e kësaj kompanie deri më tani ka shkuar sipas planifikimeve të tyre. “ Puna është duke shkuar shumë mirë, Florimi i ka të gjitha nën kontroll. Projektet e para kanë funksionuar mirë , kështu që presim që të vazhdoj edhe mëtutje.”

Ajo se çka e bën Kosovën të dallohet prej qendrave të tjera të kësaj kompanie është motivimi shumë i lartë për punë i të punësuarve.

“ Kolegët janë shumë të këndshëm , të hapur , janë shumë të motivuar për punë mos të them që në Gjermani nuk kemi punonjës të motivuar, mirëpo këta që nga fillimi kanë qenë të zjarrtë për të punuar, shumë të angazhuar dhe komunikues në grup.” është shprehur Rossner.

Njëra nga punëtoret, Dafina Veseli Galani, testuese e sotvare dhe udhëheqëse e grupit, tregon se në Pejë ka munguar një ndërmarrje e tillë, dhe ajo nuk ka pasur mundësi ta ushtrojë profesionin e saj.

Kurse, imbus po ia ofron këtë mundësi, që profesionin e saj, të mund ta ushtrojë dhe të mësojë çdo ditë mbi të rejat e teknologjisë.

Përqindja me mbi 50% të të punësuarve femra në fushën e IT-së në selinë e kompanisë e tij në Pejë, si dhe motivimi i madh i të rinjve kosovarë ka bërë që Rossner të ngelet i habitur me këtë fakt. Andaj, ai është i kënaqur me këtë investim.

Adaptiv kompania inovative e IT Adaptiv IT është tjetër kompani e IT-së, që tash punon edhe në Kosovë. Investimi ka ardhur pas përvojës në industrinë e IT-së në Gjermani. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Mentor Sahiti thotë që në Kosovë është parë një frymë e mirë e të bërit biznes. Ndër arsyet pse është zgjedhur Kosova të investohet është kultura e ngjashme dhe kostoja e punës.

Prishtina në qytetet e Gjermanisë dhe Evropës ku mbërrin për 2 orë. Zona kohore e njëjtë, kultura e ngjashme, njohja e mirë e gjuhëve të huaja, kostoja e punës dhe e jetesës më e ulët në raport me vendet e zhvilluara, ambienti dinamik i zhvillimit dhe mentaliteti optimist. Këto të kombinuara me përvojën në bashkëpunim dhe njohjen e tregjeve të hapësirësim

DACH kanë mundësuar të krijohen vlera të veçanta konkurruese“ tha ai.

AdaptivIt
AdaptivIt© AdaptivIt

Adaptiv-it kishte filluar punën në vitin 2010 dhe sipas drejtorit që nga themelimi ka shkuar shpejt dhe lehtësisht. Mirëpo, prapë ka pasur sfida. Ligjet nuk janë në favor të sektorit privat. „Sfidat e të bërit biznes në Kosovë shfaqen më vonë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve afariste, ku ligjet aktuale të punës duket se janë më shumë të orientuara kah nevojat e sektorit publik dhe nuk marrin parasysh shumë aspektin e lehtësimit të sektorit privat në mënyrë që të krijojnë me shumë vlerë të shtuar në tregjet ndërkombëtare“ tha Sahiti.

Kompania tash ka 40 punëtorë, mirëpo planifikon të rritet. Puna e suksesshme e programerëve është arritur për shkak të trajnimeve të shumta kompania mban. “Me modelin e edukimit dhe trajnimit në punë të aplikuar tanimë me sukses ne planifikojmë që në të ardhmen të vazhdojmë me rritje të vazhdueshme, gjithnjë duke marrë parasysh aspektin e nevojave dhe kërkesave nga tregu si dhe mundësitë e absorbimit dhe investimeve nga vetë kompania.“ shtoi mes të tjerash Sahiti.

Për Kosovës sektori i IT, dhe puna e programorëve mbetet e rëndësishme. „Sektori i IT -së është një katalizator i zhvillimit ekonomik, aplikimi i mirëfilltë në digjitalizimin e biznesit, proceseve, prodhimit dhe shërbimit do të krijojë përparësi dhe benefite për qëndrueshmëri dhe madje rritje të ekonomisë në Kosovë.“ tha Mentor Sahiti.

Autorë: Elion Kollçaku, Rona Sefedini, Vjosa Spahiu, Vjosa Çerkini