Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Investimet gjermano-kosovare, zvogëlojnë papunësinë, rrisin emancipimin e grave

Gratë në Kosovë po fuqizohen ekonomikisht, falë edhe investimeve gjermano-kosovare. Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co me seli në Gjermani.

Jaha Company - Food
Jaha Company© Jaha Company - Food

Gratë në Kosovë po fuqizohen ekonomikisht, falë edhe investimeve gjermano-kosovare. Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co.

Gratë në Kosovë po fuqizohen ekonomikisht, falë edhe investimeve gjermano-kosovare. Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG„ me seli në Gjermani, e cila veprimtarinë e saj kryesore e ka përpunimin e produkteve ushqimore si mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve, është në rrugëtim të mirë në ngritjen e ekonomisë në Kosovë, si dhe në pavarësimin financiar të grave. Kjo kompani ka arritur që në fazen e parë të punësojë 600 punëtorë, numër ky që është në vazhdimësi në rritje. Numëri më i madh i të punësuarve janë gra. Sipas Fadil Hoxhës, pronar i “ JAHA Company” që është partneri kryesorë në këtë investim, punësimi i grave ka ndikim më të madh social se sa punësimi i burrave. Ai thotë se gratë janë më kursimtare dhe më të përgjegjshme në punë.

“Punëtorët i kemi mbi 80% gra, me besimin se gratë janë më kursimtare dhe më të përgjegjshme rreth ekonomisë në familje, dijnë ku ta investojnë dhe si ta kursejnë paranë. Një pagë e një gruaje, një pagë për familje. Mbi këto premisa, edhe kemi vendosur që shumica e punëtorëve të jenë gra”, tregon Hoxha.

Punësimi i grave shihet pozitive edhe nga ana e sociologëve. Sociologia Alltone Berisha, thotë se punësimi i një numëri kaq të madh të grave nuk ndikon vetëm në pavarësimin financiar të tyre por ndikon edhe në mirëqenien e familjeve të tyre.

“Duke patur parasysh nivelin e arsimimit të grave në Kosovë e në veçanti numrin e grave të punësuara, që sipas Entitit të Statistikave është 13%, sigurisht që punësimi i një numëri kaq të madh është një hap më shumë drejt emancipimit, pavarësimit financiarë dhe sigurimit të një mirëqenije më të mirë të tyre”, thotë Berisha

Sociologia Berisha thotë se shembuj të tillë duhet të ndjeken edhe nga investitorët vendor.

“Shembuj të tillë që vijnë nga investimet ndërkombëtare, e që për synim, përveç të bërit biznes, kanë edhe avansimin e femrës duhet të ndiqen edhe nga kompanitë dhe investitorët vendas dhe do të duhej që të motivonin qeverinë dhe nivelet e qeverisjeve komunale që të krijojnë kushte dhe mundësi për tërheqjen e intestitorëve tjerë të mundshëm”, vlerëson ajo.

Jaha Food
Jaha Food© Jaha Food
Ndërkohë një karakteristikë tjetër e kësaj kompanie që është investim gjermano-kosovar, është respektimi i ligjit të punës, orarit të punës, pagesave të rregullta ndaj punëtorëve, si dhe mbulushmëria e tregut europian.

Fabrika punon me dy ndërrime. Kohëzgjatja e punës është 6 orë, aq sa është ndërrimi i një orari mësimor të nxënësve të shkollave të mesme. Puna zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës, orët shtesë paguhen prej 30% dhe puna e vikendeve paguhet 50% dhe nuk është obligative. Paga më e ulët është 250 euro neto. Mbi 80% e të punësuarve në këtë kompani janë gra.

Kjo fabrikë për përpunimin e perimeve me seli në Podujevë, ka afër 90% të punëtorëve që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune asnjëherë gjatë jetës së tyre. Kjo nuk shihet si pengesë por kjo është edhe përparësi për investitorët sepse punëtorët janë entuziastë në punë, thonë investitorët.

Investitorët gjermanë tashmë një kohë kanë partneritet me kompanitë kosovare. Një ndër shembujt e partneritetit është ajo me “JAHA Company”. Ky partneritet gjermano-kosovar është shumë i hershëm. Fadil Hoxha, duke qenë fillimisht një mërgimtar që nga vitit 1991 është shkolluar dhe ka punuar në Gjermani, Më pas në vitin 1999 ka themeluar “Jaha Company SHPK” që operon në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe në vendet e tjera të Evropës, dhe ka sjellur dijen dhe përvojat gjermane në vendlindje, si dhe ka marrë me vete partnerët gjerman. Ai thotë se bindja e investitorëve gjerman për investim në Kosovë ka vetëm një rrugë, e që sipas tij kjo rrugë është partneriteti serioz dhe të qenit të përgjegjshëm, por edhe potenciali i krahut punëtorë që është i pashfrytëzuar në Kosovë.

“Bindja e investotorëve gjerman është e lehtë nëse je i dëshmuar si kompani, pa afera korruptive, i përgjegjshëm në punë dhe partner serioz në kryerjen e punimeve dhe obligimeve me kohën e paraparë. Shqiptarët janë dëshmuar me bizneset e vogla dhe të mesme se dijnë të punojnë. Por edhe potenciali që ka Kosova me punëtorë që janë popullata më e re e që nuk është shfrytëzuar për punë, kanë shërbyer në krijimin e partneritetit tonë me kompanit gjermane”, thotë Fadil Hoxha. Një fabrikë e tillë fillimisht gjendej në Greqi por u zhvendos në Kosovë për shkak të potencialit njerëzor. Investorët shprehen të kënaqur me punët që kryhen nga ana e punëtorëve. Objektivat e tyre janë të ndara në tri faza dhe tani fabrika gjendet në fazën e parë.

Deri te faza e tretë e objektivave investitorët kanë parashikuar vitin 2018. Sipas dinamikës së punës deri në vitin 2018 ata shprehen se parashihet që numëri i punëtorëve të shkojë deri në 1800.


Puna e kësaj fabrike mund të shërbejë si storie suksesi për investime në Kosovë,. Rrjeti i kompanive të Fadil Hoxhës përfshinë “JAHA Company”,” J.v.G JAHA ENERGY”, “Philippos Kosovo Food LLC”, “EXTRA Beton”,” JAHA Construction”, “JKN”, “JAHA Montenegro” dhe partner bashkëpunëtor i shumë kompanive të njohura gjermane si “ZHD”, “HAKO” “BAU STRMAK 3BTEK” “OPTITEC”, që varen nga prodhimet që bënë kompania “JAHA”.  Interesante është se edhe teknologjia dhe testimi i standardeve bëhet nga Instituti gjerman “BAM BERLIN”, duke bërë kështu që të ketë prodhim Made in Kosova me prodhim gjerman. Së fundmi kjo kompani në bashkëpunim me gjermanët kanë hapur një fabrikë tjetër për prodhimin e paneleve solare.

Jaha Food
Jaha Food© Jaha Food

Autor: Sami Shala