Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ekonomia
Të nderuar miq,
ne gëzohemi që Ju keni gjetur rrugën për në faqen tonë të internetit dhe Ju ftojmë përzemërsisht që me ndihmën e kësaj faqeje të mësoni më shumë rreth ofertës informative të sektorit të ekonomisë.
Ju lusim që të na tregoni, nëse keni ndonjë ide për faqen tonë të internetit. Kritika konstruktive dhe propozimet janë gjithnjë të mirëseardhura.
Ambasada Gjermane në Prishtinë përkrah marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, ndër tjerash ndërmjet angazhimit ndaj interesave të ndërmarrjeve gjermane për tregun e këtushëm.
Ajo përkrah ndërmarrjet gjermane, të cilat kërkojnë mundësi për të investuar në vend dhe përpiqet të përkrah marrëdhëniet ndërmjet ndërmarrjeve gjermane dhe kosovare. Ndërkohë që vrojton dhe analizon zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Seksioni i ekonomisë i Ambasadës Gjermane është person kontaktues për pyetje lidhur me marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Ndër detyrat e seksionit të ekonomisë është edhe krijimi i kontakteve të para për “fillestarët” në tregun e Kosovës. Udhëheqësi i Seksionit të Ekonomisë është Matthias Kiesler.
Në numrin e telefonit +381 38 25 45 00 mund të kontaktoni me punëtorët kompetentë të seksionit të ekonomisë dhe mund të caktoni termine për takime. Ju mund të shkruani edhe një email për seksionin e ekonomisë duke shtypur linkun „Kontakt“
Ju dëshirojmë kënaqësi gjatë shtetitjes virtuale nëpër faqet tona!
Sinqerisht,
Seksioni i Ekonomisë
Përmbajtje të tjera
Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, më 03.10.2016 Ambasada Gjermane në bashkëpunim me Fakultetin e Gazetarisë dhe gazetën Koha Ditore e ka publikuar një shtojcë të veçantë.