Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Bashkëpunimi politik zhvillimor

Logoja e re e Bashkëpunit Gjerman, © AA
Gjermania është donatori më i madh dypalësh i Kosovës. Që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosovën në vitin 1999 Qeveria Federale i ka investuar më shumë se 660 milionë Euro në projekte zhvillimore.
Synimi më i rëndësishëm është mbështetja e Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian. Për arritjen e këtij synimi me Qeverinë e Kosovës janë dakorduar pikërëndesat në vijim:
- Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik
- Klima dhe engjergjia
- Ujërat e zeza dhe mbeturinat
Temat ndërdisciplinore mbeten të drejtat e njeriut dhe të pakicave, migrimi, demokracia, shoqëria civile, reforma e administratës publike, si dhe çështjet gjinore.
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ) dhe KfW Banka Gjermane për Zhvillim i zbatojnë projektet zhvillimore gjermano-kosovare.
Pëveç kësaj Qeveria Federale përkrah projekte zhvillimore të shoqërisë civile dhe është partnere e rëndësishme në projektet e BE-së dhe projekteve të tjera shumëpalëshe.