Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punonjës i kualifikuar me formim profesional pjesërisht të njohur : Masa e përshtatjes për njohjen e plotë

Deutsch lernen

Deutsch lernen, © www.colourbox.com

22.10.2024 - Artikel

Nëse kualifikimi juaj është njohur vetëm si pjesërisht i krahasueshëm me një diplomë gjermane, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim të realizimit të një maseje të përshtatjes, gjegjësisht një maseje të kualifikimit.

Kush mund/duhet të realizojë një masë të përshtatjes?

Punonjës të kualifikuar konsiderohen absolventët e universiteteve/institucioneve të arsimit të lartë dhe personat me një formim të kualifikuar profesional, i cili njihet në Gjermani. Mirëpo nëse kualifikimi juaj është njohur vetëm si pjesërisht i krahasueshëm me një diplomë gjermane, atëherë ju nuk mund të merrni menjëherë një vizë për nisje të punësimit. Në vend të kësaj, ju fillimisht mund të aplikoni për një vizë për realizimin e një maseje të përshtatjes, gjegjësisht maseje të kualifikimit.

Parakushti: njohja e pjesërishme zyrtare e diplomës (Vendimi me deficit)

Nëse institucioni përkatës gjerman gjatë procedurës së njohjes konstanton se diploma juaj e fituar jashtë vendit është vetëm pjesërisht e barabartë me një diplomë gjermane, ju do të pranoni një njohje të pjesshme, ose një të ashtuquajtur vendim me deficit. Për të nisur punësimin si punonjës i kualifikuar në Gjermani, në këtë rast ju duhet që fillimisht të realizoni një masë të përshtatjes, ose të kualifikimit.

Kualifikimi mund të pasojë në përputhje me nevojën për formim të mëtejmë në kuadër të një formimi të avancuar teorik, apo formimi të mëtejmë praktik brenda një ndërmarrjeje, të përmendur në vendimin me deficit.

Nëse nuk e keni kaluar ende procesin e njohjes, ekziston mundësia e aplikimit për vizë për punësim si pjesë e një partneriteti njohjeje.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Caktimi i një termini mund të bëhet kur ju të keni në dispozicion njohjen e diplomës tuaj univeritare, ose diplomës së formimit profesional nga Gjermania. Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një Termin (jo përmes telefonit mobil) në kategorinë “Masë përshtatjeje me ekuivalencë të pjesshme, shoferë profesionistë, të vetëpunësuar, specialistë IT pa diplomë universitare, ndihmës për përmbytjet, etj.“ përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t'i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion Elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi pasaporte biometrike (të bëra në gjashtë muajt e fundit)
  • Pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikatë e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi mbi formimin profesional, ose diplomën universitare
  • Njohjen e barazvlefshmërisë së pjesshme të kualifikimit profesional nga zyra përktëse (i ashtuquajturi vendim me deficit)
  • Nëse gjatë kohës së realizimit të masës së përshtatjes nuk jeni i punësuar, ose paga nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet e jetesës:
  • Xhirollogari e bllokuar, ose
  • Garancion
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):  
    • I vlefshëm deri në gjashtë muaj brenda vitit
    • I vlefshëm nga data e aplikimit për vizë
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
  • Eventualisht leje e përkohshme e ushtrimit të veprimtarisë (nëse një e tillë kërkohet për punësim) 

Përveç kësaj duhet të paraqiten dëshmi mbi masën e përshtatjes që planifikohet. Varësisht nga lloji i masës së përshtatjes mund të bëhet fjalë për Dokumente të ndryshme:

Bëhet fjalë për një masë kryesisht teorike (p.sh. kurs gjuhe, kurs trajnimi/modul studimi):

  • Shkresa e pranimit/Konfirmimi i regjistrimit të institucionit pranues
  • Dëshmi mbi njohjen shtetësore ose përkrahjen, ose regjistri sipas Rregullores së Akreditimit dhe Pranimit Përkrahje e Punësimit (AZAV-Zulassung) nga ana e institucionit pranues
  • Të dhënat mbi llojin dhe kohëzgjatjen e masës referuar dallimeve qenësore të konstatuara, informacion rreth nivelit të kërkuar minimal të gjuhës
  • Certifikata mbi njohuritë gjuhësore të nivelit A2, ose nivelit gjuhësor të kërkuar për pjesëmarrje në masën e përshtatjes (për profesionet shëndetësore/e infiermerisë së paku niveli B1)

Bëhet fjalë për një masë të përkohshme profesionale (p.sh. kurs trajnimi, praktikë):

  • Formularët e plotësuar nga punëdhënësi „Deklaratë mbi marrëdhënien e punësimit“ („Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis“) dhe fletën shtesë A për Deklaratën mbi marrëdhënien e punësimit për formularin „Deklaratë mbi marrëdhënien e punësimit“ përfshirë të dhënat mbi pagën e planifikuar dhe zotimin e obligueshëm të sipërmarrjes, që masa e kualifikimit mund të bëhet aty
  • Plani i formimit të mëtejshëm nga ndërmarrja, i strukturuar profesionalisht dhe me afate kohore, ku qartësohet se nga kush do të monitorohet aplikuesi dhe si do të arrihet qëllimi i kompenzimit të deficiteve të identifikuara në njoftimin e deficitit.
  • Ofertë konkrete e vendit të punës për punësimin e mëvonshëm si punonjës i kualifikuar me të dhënat mbi pages
  • Certifikata mbi njohuritë gjuhësore të nivelit A2, ose nivelit gjuhësor të kërkuar për pjesëmarrje në masën e përshtatjes (për profesionet shëndetësore/ e infiermerisë së paku niveli B1) 

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.


Dëshironi të jepni vetëm provimin final të njohurive:

  • Regjistrimi i provimit/eve
  • Certifikata e gjuhës në nivelin e kërkuar për provim
  • Dëshmi mbi sigurimin e mjeteve të jetesës
    • Garancion zyrtar me të dhënat e meposhtme:
      • kohëzgjatja e planifikuar e qëndrimit
      • qëllimi i udhëtimit (provimi i njohurive)
      • kapaciteti financiar i garantuesit duhet të jetë i dëshmuar. Opcioni " i besueshem" në formularin e Garancionit nuk mund të pranohet.
    • OSE:
    • llogari bllokuese për tre muaj. Informata tjera mund ti gjeni në përmbledhjen e kostos së mjeteve të jetesës në Gjermani.
  • Deklaratë se pse qëndrimi prej 90 ditë është i domosdoshëm
  • Eventualisht zotimin e punësimit në rast të kalimit të provimit

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapagurar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit  tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de



nach oben