Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkesa ime për vizë është refuzuar - si mund të veproj?

Symbol of justice

Lawyers, © colourbox.de

23.01.2023 - Artikel

Kërkesa juaj për vizë është refuzuar dhe pas shikimit të sqarimeve dhe arsyetimeve të vendimit të ambasadës ju nuk pajtoheni me këtë vendim?

Ju mund të kërkoni nga sektori i vizave që të rishqyrtojn aplikimin tuaj. Ky proces quhet remonstrim/ankesë.

Në rast se vendosni për të paraqitur ankesë dhe ambasada qendron prapa vendimit për refuzim, atëherë ju do të merrni një vendim të detajuar për arsyet e refuzimit të ankesës pas të cilit ju keni të drejt të ngritni padi. Ju lutem kujdes: Nuk mjafton që ju thjesht të mos pajtoheni me vendimin e refuzimit të kërkesës për vizë. Ju duhet të paraqitni dokumente të arsyeshme që mbështesin pikëpamjen tuaj që vendimi për refuzim ka qenë i gabuar.

Në të njejtën kohë keni mundësinë që të ngritni padi pas refuzimit të kërkesës tuaj për vizë në menyrë që gjykata të vlerësojë refuzimin tuaj. Ankesa dhe padia janë të pavarura ndaj njëra tjetrës.

Nuk mund të japim të dhëna të sakta mbi kohëzgjatjen e procesit për viza nacionale. Proceset në gjykaten administrative në Berlin zgjasin për momentin dukshëm më shumë, ju lutem përcjellni informatat e gjykatës administrative në Berlin.

Informatat e mëposhtme janë shteruese, të dhëna përtej tyre nuk mund të ofrohen.

Procedura e remonstrimit/ankesës

  • Procedura e ankesës bëhet në formë të shkruar, ankesa duhet të nënshkruhet me dorë nga ankuesi.
  • Për këtë arsye ankesa mund të paraqitet vetëm si më poshtë:
    • Shkresa e nënshkruar përmes zarfit ose Fax-it (vetëm përmes numrit gjerman të fax-it të ambasadës gjermane në ministrinë e punëve të jashtme, +49-30-1817-67195) ose
    • dokument i nënshkruar dhe i skanuar, i bashkangjitur në një email ose
    • shkresa e nënshkruar të dorëzohet personalisht në ambasadë.
  • Ju mund të iniconi proceduren e ankesës edhe përmes nje personi të tretë. Ju lutem për këtë arsye i bashkangjitni shkresës së ankesës edhe nje autorizim të nënshkruar me dorë nga ana juaj.
  • Shkresa e ankesës si dhe autorizimi duhet të përpilohen në gjuhën gjermane.
  • Informata mund të komunikohen vetem me ankuesin apo personin e autorizuar.
  • Përpilimi i ankesës nga ana e ndonjë agjensioni apo firme komerciale nuk është i nevojshëm!

Afatet

  • Në rast se vendimi i refuzimit përmban këshillen juridike, atëherë afati për dorëzimin e ankesës është 1 muaj pas njoftimit të vendimit të refuzimit.

Shembull:

Me datën 10.05. ju pranoni pasaporten tuaj me vendimin e refuzimit si dhe këshillen juridike. Afati për ankesë fillon me datën 11.05. Ankesa juaj duhet të dorëzohet më së voni me datën 10.06. në ambasadë. Një ankesë që pranohet pas kësaj date është e pavlefshme.

  • Në rast se vendimi i refuzimit nuk përmban këshillen juridike, atëherë afati për dorëzimin e ankesës është 1 vit pas pranimit të vendimit të refuzimit.

Shembull:

Me datën 10.05. ju pranoni pasaporten tuaj me vendimin e refuzimit por pa këshillen juridike. Afati për ankesë fillon me datën 11.05. Ankesa juaj duhet të dorëzohet më së voni me datën 10.05. të vitit pasues në ambasadë. Përndryshe ankesa juaj do të ishte jashtë afatit të lejuar dhe e pavlefshme.

Përmbajtja e ankesës

Ankesa juaj duhet të përmbaj të dhënat e mëposhtme:

  • Numri i barkodit të lëndës. Mjaftojn 6 numrat e fundit,
  • Numri juaj i pasaportes,
  • Emrin tuaj të plotë,
  • Numrin tuaj të telefonit mobil,
  • Email-in tuaj,
  • Adresen tuaj të banimit.

Ju duhet të parashtroni dhe ti argumentoni të gjitha rrethanat lehtësuese të cilat përforcojn pikëpamjen tuaj se pse arsyet e refuzimit nuk qëndrojn.

Ju  lutem përkujdesuni që çdo pikëpamje e juaja të argumentohet me dokumente të përshtatshme.

Dokumente të cilat veçse jan paraqitur gjatë aplikimit, nuk keni nevojë ti paraqitni prapë.

Paraqitja e të gjitha dokumenteve të kërkuara nuk rezulton domosdoshmerisht me vendim pozitiv të kërkesës për vizë. Ato vetem mundësojn një vlersim të gjithanshëm të rastit tuaj.

Pasaporta juaj fillimisht nuk na nevoitet. Për këtë arsye nuk keni nevojë ta dërgoni atë me shkresen e ankesës.

Si zhvillohet procedura e ankesës?

Pas pranimit të ankesës tuaj brenda afatit dhe formës së përcaktuar ne bëjmë rivlersimin e kërkesës tuaj për vizë si dhe marrim parasysh të gjitha dokumentet dhe arsyetimet e paraqitura nga ana juaj. Sidomos tek kërkesat për vizë nacionale do të vlersohet saktësisht qëllimi i udhëtimit tuaj.

Pas përfundimit të vlersimit do të merret vendimi. Edhe nëse vlersimi merr kohë: Ju lutem mos kërkoni informata në lidhje me gjendjen e lëndës tuaj brenda tre muajve të parë.

Në rast se vijm në përfundim për të aprovuar kërkesën tuaj për vizë, ne ju kontaktojm menjëherë.

Në rast se vijm në përfundim që të refuzojm kërkesën tuaj edhe në procesin e ankesës, atëherë ju do të pranoni një vendim të ri. Vendimi i refuzimit përmban arsye të detajuara të refuzimit si dhe këshilla juridike.

Kalkulimi i afateve bazohet në § 31 Abs. 3 VwVfG und § 31 Abs. 1 VwVfG iVm. § 188 Abs. 3 BGB.

Paditë

Pas pranimit të vendimit për refuzimin e kërkesës tuaj për vizë ( vendimi i refuzimit apo vendimi i refuzimit të ankesës tuaj) ju keni mundësinë të ngritni padi në gjykatën administrative në Berlin. Në vendimin e refuzimit gjendet këshilla juridike në lidhje me këtë. Gjykata vlerëson se a ju takon aprovimi i vizës apo nëse refuzimi ka shkelur të drejtat tuaja.

Afatet për ngritjen e padisë

Në rast se keni pranuar vendimin e refuzimit dhe këshillen juridike ose në rast se keni pranuar refuzimin e ankesës me këshillen juridike, atëherë afati për ngritjen e padisë është 1 muaj nga njoftimi i vendimit përkatës.

Kalkulimi i afateve bazohet në § 31 Abs. 3 VwVfG und § 31 Abs. 1 VwVfG iVm. § 188 Abs. 3 BGB.

Në rast se vendimi i refuzimit nuk përmban këshillen juridike, atëherë afati për ngritjen e padisë është 1 vit nga njoftimi i vendimit të refuzimit.

Forma dhe përmbajtja e ngritjës së padisë

Ju lutem i lexoni patjetër njoftimet e gjykatës administrative në Berlin.

Ju mund të udhëheqni personalisht kontestin ligjor dhe të ngritni padi para gjykatës administrative ose ju mund të përfaqësoheni p.sh. nga një anëtar i familjes i moshës madhore sipas ligjit § 15 AO, § 11 LPartG, një avokat apo mësues i drejtësisë i.S.d. § 67 Abs. 2 S. 1 VwGO. Gjithashtu persona me kualifikim për funksion gjyqësor mund të ju përfaqësojn pa pagesë. Ju lutem keni parasysh që avokatët nga Kosova sipas ligjit § 67 Abs. 2 VwGO nuk mund të ju përfaqësojn.

Rjedhja e procedurës

Procedurat para gjykatës administrative në Berlin ende zgjasin 10 muaj apo edhe më shumë.

nach oben