Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ekspert i IT-së (pa një diplomë universitare)
Computerplatine, © dpa/picture-alliance
Fillimi i punësimit me njohuri të shquara profesionale praktike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit
Kush cilësohet si ekspert i IT-së?
Ju mund të punoni në Gjermani si eskpert i teknologjisë informative edhe pa diplomë universitare nëse keni njohuri praktike në fushën e teknologjisë informative dhe plotësoni këto kushte:
- dëshmoni që keni 2 vjet përvojë pune në 5 vitet e fundit (kualifikim i krahasueshëm) dhe
- fitoni së paku 45% të pragut vjetor të vlerësimit kontributeve në sigurimin e përgjithshëm pensional
Caktimi i terminit për aplikim për vizë
Ju mund të aplikoni lehtësisht për një vizë në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.
Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia), dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.
Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme
Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.
Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:
- 2 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
- Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
- Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
- Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- Sigurim shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
- i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
- i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
- Deklaratë mbi marrëdhënien e punës, (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi.
- Vetëm kontrata e punës nuk mjafton
- Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
- Dëshmi për të paktën dy vjet përvojë profesionale brenda 5 viteve të fundit
- të dëshmohet përmes:
- Letra rekomandimi/referenca punësimi nga punëdhënës të mëparshëm ose kontrata të mëparshme pune
- Trusti ose, nëse punon jashtë vendit, dëshmi të tjera pensioni/sigurimesh shoqërore
- të dëshmohet përmes:
- Jetëshkrim (CV) në gjuhën gjermane
- Për aplikues mbi moshen 45 vjeç: dëshmi mbi Pension të mjaftueshem
- dëshmia ofrohet përmes:
- dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
- sigurimi adekuat i pensionit
- Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
- Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
- pasurive të tjera
- dëshmia ofrohet përmes:
- Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
- Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit
Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritut me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani.
Kthimi i dokumentacionit
Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.
Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.
Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.
Më shumë informata gjeni këtu.
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de