Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kurse gjuhësore në Gjermani

Taza de café y pizarra en la que pone: Aprende alemán

Aprender alemán, © Colourbox.de

23.10.2024 - Artikel

Të mësosh gjermanisht në Gjermani - Me një kurs intensiv gjuhësor ju mund t'i zgjeroni njohuritë gjuhësore duke qëndruar deri në një vit në Gjermani.

Bazë ligjore për këtë është § 16f Abs. 1 Aufenthaltsgesetz.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin (jo përmes telefonit mobil) në kategorinë e caktuar përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Terminet për këtë kategori janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni me vete në termin në ambasadë. Përveç kësaj, nga ju na nevojiten dhe dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura! 

  • 2 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta  (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Regjistrimi në një kurs intensiv në Gjermani me së paku 18 orë mësimi në javë dhe si rregull mësim çdo ditor. Regjistrimi, veç tjerash duhet të përmbajë edhe informatat në vijim:  
    • Në cilën periudhë kohore dhe në cilin vend mbahet kursi gjuhësor?
    • Sa është kostoja e kursit?
    • Cili nivel gjuhësor sipas Kornizës së Përbashkët Europiane për Gjuhët synohet të arrihet me atë kurs?
  • dëshmi mbi pagesën e kursit
  • një jetëshkrim tabelar në gjuhën gjermane mbi rrugëtimin e deritanishëm profesional. Ju lutemi që jetëshkrimit t'i bashkangjitni eventualisht edhe dëftesa, diploma ose dëshmi të tjera mbi njohuritë që posedoni të gjuhës gjermane.
  • letër motivimi në gjuhën gjermane: letra e motivimit duhet përmbajë të dhëna lidhur me arsyen e kryerjes së kursit intenziv të gjuhës në Gjermani dhe planet që pasojnë pas kursit.
  • një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatjen e qëndrimit të planifkuar
    • informata lidhur me qëllimin e kursit intensiv
    • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar. Ju lutemi që me këtë rast të keni parasysh shpenzimet që duhet të dëshmohen në bazë të kostos së jetesës në Gjermani.
  • sigurim shëndetësor (INCOMING), i vlefshëm për periudhën e qëndrimit, më së shumti deri në 12 muaj
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasi mund të kërkohen edhe Dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej 6 deri në 8 javë. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë më të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

Pyetjet më të shpeshta rreth vizës për kurse gjuhësore

A më nevojiten njohuri të gjuhës gjermane?

Njohuritë e gjuhës gjermane nuk paraqesin kriter të detyrueshëm të dhënies së një vize për kurs gjuhësor. Si dëshmi plausible për pjesëmarrje në kurs të gjuhës në Gjermani megjithatë rekomandohet posedimi dhe paraqitja e njohurive të gjuhës gjermane në nivelin A1 ose A2 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës mbi Gjuhët, nëpërmjet çertifikatave të gjuhës. Këtu i gjeni Institutet, certifikatat e të cilëve njihen nga ambasada gjermane.

A kam të drejtë të punoj me një vizë për kurs gjuhësor?

Jo. Ushtrimi i një veprimtarie parimisht nuk lejohet, meqë qëndrimi orientohet vetëm në fitimin e njohurive gjithpërfshirëse të gjuhës gjermane. Përjashtimet janë të mundura gjatë kohës së pushimeve të kursit gjuhësor. Me qëllim të koordinimit, duhet t'iu drejtoheni zyrës për të huajt. 

Keni pyetje të tjera?

Këtu e gjeni formularin kontaktues

nach oben