Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë Schengen

Visaetikett

Schengen Visum, © Auswärtiges Amt

15.11.2024 - Artikel

Qëndrim i shkurtër (maksimum 90 ditë, për shembull turizëm ose udhëtim biznesi)

Njoftim:

Të gjithë mbajtësit e pasaportave biometrike kosovare mund të hyjnë në Gjermani pa vizë nga 1 janari 2024.

Kërkesat e hyrjes (p.sh. pasaporta e vlefshme, sigurimi shëndetësor i udhëtimit, kohëzgjatja e qëndrimit 90 ditë në 180 ditë, etj.) vazhdojnë të zbatohen.


Viza Schengen lëshohet për qëndrime afatshkurta në zonën Schengen deri në 90 ditë/për gjysmë viti, ose për udhëtime nëpër zonën Schengen.
Ambasada gjermane është përgjegjëse per aplikimin tuaj nëse ju jetoni ne Kosovë dhe shteti gjerman është destinacioni juaj kryesor.

Kërkesa për Termin

Ambasada gjermane bashkëpunon në fushën e vizave Shengen me kontraktuesin e jashtëm VisaMetric, të porositur nga ministria e jashtme në Berlin. Ju lutemi dorëzoni aplikacionin tuaj për vizë Shengen në qendrën e pranimit të ofruesit të shërbimeve VisaMetric në Prishtinë. Shërbyesi ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionin. Shërbyesi do të kërkojë për shërbimet e tij një pagesë në vlerë prej 30 Euro ( gjithashtu edhe 30 Euro për dërgimin e pasaportes dhe dokumentacionit). Përveç kësaj, shërbyesi do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).  

Terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë mund të rezervohen vetem online nëpërmjet faqes së internetit të kontraktorit zyrtar "VisaMetric": https://www.visametric.com/Kosovo/Germany/xk .

Intervistë personale gjatë aplikimit

Për të paraqitur kërkesën tuaj, ju lutemi të paraqiteni personalisht në terminin e caktuar në qendrën e VisaMetric. Në këtë termin ju dorëzoni dokumentet tuaja të kompletuara të aplikimit dhe u përgjigjeni pyetjeve rreth udhëtimit të planifikuar. Përveç kësaj, fotografia juaj dhe shenjat e gishtërinjve tuaj do të regjistrohen.

Ju lutem të keni të gjitha dokumentet e kërkuara. Dokumente të pakompletuara mund të pamundësojn pranimin e aplikacionit tuaj apo refuzimin e tij.

Ju lutemi plotësoni formularin elektronik për aplikim në kompjuter dhe shtypeni atë. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

  • Pasaporta e vlefshme + kopje ( Pasaporta duhet: të jetë me vlefshmëri së paku 3 muaj nga dalja e fundit e planifikuar prej territorit të shteteve anëtare, të ketë së paku dy faqe të zbrazëta)
  • Paraqitja e vizave të mëhershme bashkë me pasaportën e vjetër dhe kopjet e vizave të mëhershme (duhet të paraqiten të gjitha pasaportat e vlefshme që keni, vizat e mëhershme duhet të dëshmohen përmes pasaportes së vjeter dhe kopjet e vizave të mëhershme)
  • 2 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Tarifa  90 EUR në para të gatshme
    • Për fëmijë prej 6 deri 12 vjet ( 45 Euro )
    • Për fëmijë nën 6 vjet ( 0 Euro )
  • Sigurimi shëndetësor + kopje (të jetë i vlefshëm për gjithë zonën shengen, të përfshijë së paku periudhën kohore të udhëtimit të parë, të dëshmohet shuma minimale e mbulesës prej 30.000 euro, në tri kategoritë, mbulimi i transportit të kthimit në rast të vdekjes/sëmundjes, si dhe kompensimi i shpenzimeve të trajtimit.)
  • Certifikatat e gjendjes civile (origjinal jo më të vjetra se 6 muaj):
  • certifikata e lindjes
  • certifikata e martesës (tek të martuarit)
  • certifikata  familjare ( jo më e vjeter se 6 muaj )
  • certifikatave e vdekjes (nëse i/e ve)
  • Dëshmi mbi të ardhurat financiare:
  • pasqyrat origjinale të llogarisë bankare për gjashtë muajt e fundit (me vulë origjinale dhe të nënshkruar nga banka)
  • dhe/apo dëshmi tjera të ardhurash, të pasurisë dhe pronës
  • Dëshmi shtesë për personat në marrëdhënie pune:
  • kontrata e punës dhe vërtetimi i pushimit + kopje (me përkthim në gjermanisht apo anglisht, prej përkthyesve të autorizuar)
  •  sigurimi pensional Trusti (me dëshmi për pagesat e kontributit për së paku 6 muajt e fundit, mjafton shkarkimi online)
  • Dëshmi shtesë për ndërmarrës/pronarë të kompanive/bujq-fermerë:
  • certifikata e regjistrimit të kompanisë + kopje (me pjesën e informacionit për pronarin, fushat e biznesit, formën ligjore)
  •  për fermerët: vërtetimi i regjistrimit si fermerë, si dhe mundësisht numri i kafshëve dhe/apo vërtetimi mbi të ardhurat
  • Dëshmi shtesë për pensionistët:
  •  vendimi i pensionimit + kopje
  •  dëshmi të pagesave të pensioneve
  • Dëshmi shtesë për studetët/nxenësit (përkthyer në gjermanisht ose shqip):
  • vërtetimi i nxënësit apo studentit
  •  ID e studentit
  •  pasqyra e notave e nënshkruar dhe e vulosur nga Universiteti, në të cilat veçohet data e secilit provim
  • vërtetim për pushimet shkollore apo semestrale
  •  kurse për udhëtime jashtë pushimeve, vërtetimi për lirim nga mësimi

Na duhen gjithashtu dokumentet e mëposhtme, varësisht nga lloji i vizës shengen për të cilën po aplikoni. Ju lutemi zgjidhni kategorinë e duhur.


Koha e përpunimit pas dorëzimit të aplikimit

VisaMetric e percjell aplikacionin dhe pasaportën tuaj në ambasadën gjermane. Aty, pra në ambasadë, kontrollohet nëse aplikacioni juaj i plotëson kërkesat ligjore dhe vendoset për aplikacionin tuaj. Koha e përpunimit të kërkesës tuaj për vizë Shengen mund të marrë deri në 15 ditë sipas rregullave aktuale. Këtu shtohen 2 ditë për transportin e dokumenteve ndërmjet VisaMetric dhe ambasadës si dhe 2 deri në 3 ditë të tjera për kthimin e pasaportave tek aplikuesit. Për këtë arsye duhet të llogaritet deri në 3 javë koha e përpunimit si dhe dërgesës prej momentit që aplikoni në VisaMetric. Ne ju lusim për mirëkuptim se për shkak të numrit të madh të kërkesave për vizë, ndonjëher mund të marr edhe disa ditë më shumë përpunimi i kërkesës tuaj.  

Luteni të keni mirëkuptim që pyetjet në lidhje me ecurinë e lëndës gjatë kësaj kohe të përpunimit në parim nuk mund të përgjigjen. 

Stafi i VisaMetric nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrjen për aplikacione si dhe nuk posedojn/shtypin etiketat e vizave.

Kthimi i dokumenteve

Pas përfundimit të përpunimit të aplikacionit, ambasada e kthen në VisaMetric pasaporten tuaj në një zarf të mbyllur dhe pastaj VisaMetric organizon dërgimin tek ju. Stafi i VisaMetric nuk ka mundësi të shikoj se a është vendosur pozitiv apo negativ për aplikacionin tuaj. 

Nëse keni pyetje në lidhje me kthimin e pasaportes tuaj dhe dokumenteve origjinale, ju lutem i drejtoheni direkt VisaMetric.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de


Njoftim me rëndësi:

ju lutem i drejtoheni me të gjitha pyetjet në lidhje me rezervimin e terminit, modalitetet e aplikimit si dhe dokumentet që duhet të paraqiten, vetem në VisaMetric.

Ju lutem mos sillni dokumente që nuk janë kërkuar, sidomos jo para aplikimit. Këto dokumente nuk mund të ruhen këtu. Ju lutem i sillni dokumentet e kërkuara vetem personalisht gjatë aplikimit në VisaMetric.

nach oben