Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Parandalimi i korrupsionit

Das Foto zeigt eine Hand, die jemandem Geld aus der Anzugtasche nimmt.

Korruptionsprävention, © colourbox

05.12.2017 -

Parandalimi i korrupsionit

Direktiva për parandalimin e korrupsionit e administratës federale e datës 30 korrik 2004 përcakton kornizën ligjore për detyrat e parandalimit të korrupsionit në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në Përfaqësitë e jashtme (ambasadat). Korniza ka për qëllim të ofroj në mënyrë të qartë dhe përmes disa rregullave një udhëzues për një sjellje adiminstrative me integritet, të drejtë dhe transparente.  


Parimet etike dhe refuzimi i korrupsionit duhet të jenë të ankoruara thellë në vetëdijen e punonjësve në selinë e Ministrisë së jashtme dhe tek punonjësit e deleguar dhe vendor në përfaqësitë e jashtme.  Ҫështje me rendësi të parandalimit të korrupsionit në selinë e Minsitrisë së Punëve të Jashmte dhe në përfaqsitë e jashtme janë sensibilizimi i punonjësve për tematikën, mbrojtja nga rreziqet e mundshme të korrupsionit dhe ruajtja e standardeve të larta etiko-ligjore si pjesë integrale e çdo sjellje administrative.

Personi kontaktues për parandalim të korrupsionit  në përfaqësi (ambasadë) është Z. Marten Menger

Shpërblime, dhurata personale apo përftime tjera

Vlen parimi: Ndalohet pranimi!

Punonjësit në selinë Ministrisë së punëve të jashtme, si dhe punonjësit e deleguar dhe vendorë në përfaqësitë e jashtme nuk lejohet të pranojnë shpërblime, dhurata apo përfitime tjera në lidhje me punën e tyre pa miratimin e zyrës. Të gjitha rregulloret tjera në lidhje me ndalimin e pranimit të shpërblimeve apo dhuratave i gjeni në shkresat qarkore të Minisitrisë së Brendshme  në adminsitratën federale të datës 08.11. 2004 dhe shkresat qarkore përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më shumë informacion dhe përgjigje rreth pyetjeve të shpeshta gjeni në katalogun e pyetjeve dhe përgjigjeve në lidhje me pranimin e shpërblimeve, dhuratave apo përfitimeve (donacioneve) tjera, të përgatitur nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme  nga nisma për prandalimin e korrupsionit  ndërmjet Administratës federale dhe ekonomisë, shih me poshtë:

Pyetje dhe informacione për tematikën e parandalimit të korrupsionit në Minsitrinë e Punëve të Jashtme mund të parashtroni gjithashtu duke iu drejtuar të ngarkuarit me punë për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme.