Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Impresum dhe kushtet e shfrytëzimit
Udhëzime të përdorimit
1. Dakordësia / vënia në dispozicion të faqes së internetit
Përmes përdorimit të faqes së internetit përdoruesi deklaron dakordësinë e tij me kushtet e përdorimit.
Vënia në dispozicion të faqes së internetit nuk përligj pretendimin për një shfrytëzim të ardhshëm. Editori mund të ndryshojë, përpunojë, shkurtojë, plotësoje dhe / ose fshijë në çdo kohë përmbajtjet e faqes së internetit sipas gjykimit të tij apo të pezullojë aktivitetin e faqes.
Përdorimi i faqes së internetit i nënshkrohet legjislacionit gjerman
2. Përjashtimi nga përgjegjësia
Risqet eventuale të shfrytëzimit të faqes së internetit janë personale. Editori nuk mban përgjegjësi për dëme, që kanë lidhje me aksesin në faqe dhe/ ose shfrytëzimin e saj. Këtu përjashtohen dëmet e shkaktuara me qëllim apo nga pakujdesia prej vetë editorit.
3. E drejta e autorit
Përmbajtjet e kësaj faqeje, në mënyrë të veçantë tekstet, fotot dhe të gjitha elementet e përmbajetjet multimediale mbrohen nga e drejta e autorit. Të gjitha të drejtat lidhur me përmbajtjen janë të rezervuara.
4. Verifikimi i përmbajtjeve të faqeve të internetit
a) Përmbajtjet e vetë faqes
Të gjitha përmbajtjet, që mund të thirren prej faqes, janë të verifikuara me kujdes. Megjithatë nuk përjashtohet plotësisht shfaqja e ndonjë gabimi. Për këtë arsye nuk mund të jepet garanci për plotësinë, saktësinë dhe aktualitetin e përmbajtjeve. Udhëzimet, rekomandimet apo informacionet me natyrë juridike nuk kanë karakter detyrues; konsulenca juridike nuk ofrohet. Nëse përmbajtjet e vendosura në këtë faqe kanë në përbërjen e tyre rregulla apo udhëzime, rekomandime dhe informacione juridike, këto janë hartuar sipas njohurive më të mira dhe duke marrë në konsideratë kujdesin maksimal. Në rast mospërputhjesh referenca e vlefshme është ekskluzivisht varianti zyrtar, ashtu sikurse është publikuar prej organit përkatës.
b) Përmbajtjet e operatorëve të tjerë
Linket e përmbajtjeve të operatorëve të tjerë jashtë fushës së përgjgjësive të editorit janë vendosur sipas njohurive më të mira dhe duke marrë në konsideratë kujdesin maksimal. Editori nuk përvetëson përmbajtjet e linkuara të operatorëve të tjerë dhe nuk i pretendon ato. Ai nuk merr përsipër asnjë garanci për plotësinë dhe saktësinë e përmbajtjeve të linkuara dhe nuk ka ndikim në formësimin aktual dhe të ardhshëm të këtyre përmbajtjeve. Në rast përmbajtjesh të paligjshme, me gabime apo të paplota përgjegjësi mban vetëm operatori përkatës. Sa më sipër vlen edhe për përmbajtje të të tretëve, që integrohen në teknikisht në faqe dhe janë të shenjuara si t ë tilla.
c) Njoftimi i gabimeve
Nëse përmbajtjet e faqes apo linket që të çojnë në përmbajtjet e operatorëve të tjerë janë objekt ankimi, internet-redaksia lutet të njoftohet. Na informoni gjithashtu edhe nëse përmbajtjet e vetë faqes kanë gabime, nuk janë aktuale, të plota apo të shkruara në mënyrë të kuptueshme. Lutemi, që në një rast të tillë të përdoret formulari ynë i kontaktit.
5) Siguria e informacionit
Mbledhja, përpunimi dhe përdorimi i informacioneve personale bëhet prej editorit duke respektuar plotësisht udhëzimet për sigurinë e informacionit.