Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Programi ne gjuhen shqipe

Header Tage der Deutschen Sprache 2025

Header Tage der Deutschen Sprache 2025 © Deutsche Botschaft Pristina

05.05.2025 - Artikel

Hidhni një sy programit të larmishëm dhe merrni pjesë në Ditët e Gjuhës Gjermane të këtij viti!

E premte, 16.05.2024

Nga ora 11:00 Fillimi i Ditëve të Gjuhës Gjermane


Me një ndeshje të veçantë futbolli do të nisim Ditët e Gjuhës Gjermane – një ngjarje, gjatë së cilës takohen gjuha, kultura dhe sporti. Në fushë nuk do të ketë vetëm nxënës, por edhe ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave tona gjermanishtfolëse. Kjo ndeshje e përbashkët simbolizon mirëkuptimin, llojllojshmërinë dhe qasjen e lehtë në gjuhën gjermane.

Eja, jepi zemër skuadrës – Me top për kulturën!

Vendi: Salla e futbollit Princ në Dragodan, Prishtina


18:00 Prezantim libri: „Die Reise zum ersten Kuss“ („Udhëtimi deri në puthjen e parë“) nga Arta Ramadani


Në romanin e saj prekës „Die Reise zum ersten Kuss“, Arta Ramadani tregon historinë e Erës së re, e cila duhet të largohet nga Kosova me familjen e saj në vitet 1990 dhe fillon një jetë të re në Gjermani. Midis dy kulturave, të karakterizuara nga shpresa, frika dhe ndjesia unike e puthjes së parë, shpaloset një histori prekëse rreth rritjes. Një deklaratë dashurie për lirinë, demokracinë dhe muzikën pop – dhe për atë çfarë do të thotë të rizbulosh vendlindjen.

Vendi: Dashni e Brina, Prishtinë
__________

E hënë, 19.05.2025


10:00 deri 17:00 Dita e dyerve të hapura në Goethe-Zentrum Prishtinë


Goethe-Zentrum i hap dyert për të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen me gjuhën dhe kulturën gjermane përmes lojës. Bëhuni gati për:
➔ Kurse njëditore falas – fjalët dhe fjalitë e para në gjermanisht (pa njohuri paraprake!)
➔ Përjetim i realitetit virtual – hyni në botët e profesioneve tipike në Gjermani
➔ Kuizi rreth Gjermanisë – testoni njohuritë tuaja dhe fitoni një kurs të gjermanishtes falas
➔ Trajnim formativ për provimet Goethe – merrni ide rreth formateve të provimeve dhe këshilla rreth përgatitjes!
Ejani, njihuni me gjermanishten dhe fitoni një kurs falas në Goethe-Zentrum Prishtinë!

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë

11:00 bis 14:00 Lexim i moderuar me Vincenzo Todisco-n


Vincenzo Todisco prezanton veprat e tij „Der Geschichtenabnehmer“ (2024) dhe „Das Eidechsenkind“ (2018) gjatë një leximi të moderuar. „Der Geschichtenabnehmer“ flet për një burrë që regjistron fjalët e fundit të personit që po vdes, ndërsa „ Das Eidechsenkind “ përshkruan jetën e një fëmije të një punëtori të përkohshëm, i cili jeton më mes Zvicrës dhe Italisë.
Pas leximit do të ketë një aperitiv dreke dhe mundësi për të bashkëbiseduar me autorin dhe të ftuar të tjerë. Një vështrim mbi temat e migrimit dhe shumëgjuhësisë, të cilat janë të rëndësishme edhe për Kosovën.

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë

16:00 deri 17:30 Punëtori rreth përkthimit letrar me autoren Andrea Grill

Shkrimtarja dhe përkthyesja austriake Andrea Grill përkthen vepra nga shqipja në gjermanisht. Përkthimet e saj të deritanishme përfshijnë veprën „Gjumi i Oktapodit“ nga poetja kosovare Ervina Halili dhe dramën „Yue Madeleine Yue!“ nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj. Anasjelltas, janë botuar në shqip librat e saj „Der gelbe Onkel“ (2005) dhe „Tränenlachen“ (2008). Në këtë punëtori, Andrea Grill do të flasë për punën e saj si përkthyese dhe do t'u shpjegojë pjesëmarrësve metodat dhe qasjet e saj duke përdorur shembuj praktikë.

Vendi: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Universiteti i Prishtinës

19:00 Letërsia takon përkthimin – Një bisedë me Stefan Çapalikun

Autori shqiptar Stefan Çapaliku do të prezantojë veprën e tij „Mbyllur për pushime“ të përkthyer në gjuhën serbe me titull „Zatvoreno zbog odmora“ dhe në gjuhën gjermane me titull „Tirana. Ein kurzer Traum“. Gjatë një bisede me Ivana Vanovac ai do të flas rreth historisë së Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore dhe rreth krijimit të veprës së tij.
Ejani dhe përjetoni një shkëmbim interesant letrar!

Vendi: Qendra Kulturore Akvarijus, Mitrovicë

19:30 Shfaqje e filmit „Tschugger – Der lätscht Fall“

Seriali kult zviceran „Tschugger“ frymëzon me humorin e çuditshëm dhe një atmosferë unike të Valais-it. Pas premierës së sezonit të fundit në Festivalin e Filmit në Cyrih 2024, tani na pret finalja e madhe: Në „Tschugger – Der lätscht Fall“, oficerët e policisë jo konvencionale të Valaisit, Bax dhe Pirmin, kthehen dhe përballen me një çështje që e vë jo vetëm Valaisin, por edhe të gjithë botën në rrezik.
Me një përzierje të kureshtjes, humorit dhe një gjuhe dalluese gjermane të Valais-it, filmi nuk është vetëm një zbavitje, por edhe një shembull ekzaltues i diversitetit gjuhësor të Zvicrës.

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë
__________


E martë; 20.05.2025

10:30 deri 12:00 Lexim me autoren Andrea Grill

Andrea Grill është një shkrimtare dhe përkthyese bashkëkohore nga Austria. Romani i saj „Cherubino“ u nominua për Çmimin Gjerman të Librit në vitin 2019. Në vitin 2021 ajo mori çmimin prestigjioz Anton Wildgans për veprën e saj të deritanishme. Në këtë aktivitet, ajo do të prezantojë veprën e saj më të fundit, „Perfekte Menschen“ („Njerëz të Përsosur“) (2024). Përveç punës në tekstet e saj, ajo përkthen nga shqipja, italishtja dhe holandishtja. Ngjarja do të mbahet në gjuhën gjermane me mundësinë për të parashtruar pyetje në gjuhën shqipe.

Vendi: Pika austriake në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit

17:00 Goethe Goes Green

Në bashkëpunim me GIZ-in, ju ftojmë në një pasdite frymëzuese mbi qëndrueshmërinë dhe formësimin e së ardhmes!
Ju pret një program i larmishëm me:
➔ Kuize interesante
➔ Stacione ndërvepruese të informimit
➔ Biseda rreth mbrojtjes së mjedisit dhe jetës së qëndrueshme
Për fund, do të shfaqim filmin „2038 – Here Is Howi“, i cili në një mënyrë vizionare tregon se si mund të duket bota jonë në vitin 2038 – e drejtë nga aspekti social, ekologjike dhe botë që ia vlen të jetohet.
Filmi u krijua si pjesë e kontributit gjerman në Bienalen e Arkitekturës 2021 dhe ngërthen perspektiva nga biologjia, sociologjia, arkitektura, teknologjia etj.
Ejani – dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë

17:00 Bashkëbisedim me autoren Andrea Grill

Një mbrëmje e veçantë kushtuar letërsisë dhe përkthimit. Shkrimtarja dhe përkthyesja austriake Andrea Grill do të prezantojë veprat dhe përvojat e saj në një diskutim. Fokusi është te romanet e saj „Der gelbe Onkel“, „Tränenlachen“ dhe veprat e saj të fundit „Cherubino“ dhe „ Perfekte Menschen“. Andrea Grill, e cila përkthen gjithashtu nga shqipja, italishtja dhe holandishtja, ofron njohuri interesante mbi artin e përkthimit dhe të shkrimit.

Vendi: Libraria „Dukagjini“, Prishtinë

18:30 Letërsia takon përkthimin – Bisedë me Stefan Çapalikun

Zhytuni në botën e librit „Mbyllur për pushime“ („Tirana. Ein kurzer Traum“) dhe zbuloni tre histori dashurie, vështruar nga perspektiva të ndryshme sociale dhe politike. Autori i mirënjohur Stefan Çapaliku dhe përkthyesja Zuzana Finger ju ftojnë në një aktivitet artistik me lexim libri dhe diskutim rreth letërsisë dhe artit të bukur të përkthimit – rreth fjalëve që ndërtojnë ura dhe historive që jetojnë në gjuhë të reja.
Më vazhdim të diskutimit: Pritje dhe mundësi për shkëmbim. Mos e humbni këtë dialog letrar midis autorit dhe përkthyeses!

Vendi: Libraria „Dukagjini“, Prishtinë
__________


E mërkurë; 21.05.2025

16:30 Studimi dhe kërkimi në Gjermani – bursat dhe programet DAAD-it

Mësoni rreth mundësive të studimit dhe kërkimit në Gjermani dhe programeve të shumta të bursave të ofruara nga DAAD-i! Lektorati i DAAD-it në Universitetin e Prishtines ju fton në një sesion informues.

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Prishitnë

18:00 Shfaqje speciale e filmit të shkurtër fitues i çmimeve „ISTINA (“E Vërteta„)“

Filmi i shkurtër, fitues i Çmimit të Akademisë Studentore, „ISTINA (“E Vërteta„)“, tregon historinë prekëse të një fotoreporteri nga Beogradi, i cili ikën në Gjermani për t'i shpëtuar kërcënimeve të ekstremistëve të krahut të djathtë - vetëm për të vazhduar të përballet me armiqësi dhe kërcënime edhe atje. Ky film do të shfaqet në Qendrën Kulturore të Graçanicës në prani të regjisores fituese të çmimit Oskar, Tamara Denić. Një hapësirë për diskutime të thella rreth lirisë së shtypit, populizmit dhe sfidës së krijimit të një shoqërie të hapur.

Vendi: Qendra Kulturore e Graçanicës, Graçanicë

20:00 Shfaqje filmike „Deutschlandreise“

Ju pret një mbrëmje e veçantë filmi dokumentar: „Deutschlandreise“ („Udhëtimi nëpër Gjermani“) shoqëron regjisorin Wolfgang Ettlich dhe kameramanin e tij në udhëtimin e tyre të gjatë nëpër Gjermaninë Lindore – që nga muajt e parë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 deri më sot.
Filmi është shumë më tepër sesa një vështrim prapa: ai ngre pyetje rreth shpresës, ndryshimit, pabarazisë ekonomike dhe kohezionit në Gjermani.
Përmes takimeve kureshtare, bisedave të sinqerta dhe momenteve prekëse, del në pah një dokument bashkëkohor që tregon se sa thellë ndikoi ribashkimi gjerman në jetën e njerëzve - me të gjitha kontradiktat dhe emocionet e tij.
Një film prekës, inteligjent dhe me rëndësi shoqërore – për këdo që dëshiron ta kuptojë më mirë Gjermaninë.

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë
__________


E enjte; 22.05.2025

Trajnim për mësimdhënës – Pjesëmarrja vetëm pas regjistrimit paraprak!

Më 22 maj, gjithçka ka të bëjë me mësimdhënien e gjermanishtes!
Në bashkëpunim me Sh.b. Hueber, i ftojmë të gjithë mësimdhënësit e gjermanishtes si gjuhë e huaj në një punëtori praktike.
Ju pret një program i larmishëm me:
➔ Ide të mësimdhënies inovative
➔ Materiale të përditësuara të mësimdhënies
➔ Mundësi për shkëmbim midis kolegësh dhe rrjetëzim
Një impuls frymëzues për të gjithë që japin mësim gjuhën gjermane!

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë

11:40 German Slam – Prizren

Nxënës të talentuar nga Gjimnazi Loyola frymëzojnë audiencën me shfaqje 10-minutëshe krijuese dhe argëtuese në stilin slam rreth temave ngazëlluese. Ju nuk jeni vetëm publiku, por edhe juria dhe vendosni se kush fiton German Slam!

Vendi: Gjimnazi Loyola, Prizren

15:00 Poetic Consultations – Doza yte personale e poezisë

Zhytuni në botën e poezisë gjermane – nga afër, në mënyrë të ndjeshme dhe individuale. Në Poetic Consultations nuk do të kenë një lexim të zakonshëm, por një përvojë unike: Në një bisedë personale, do të të lexohet një poezi e zgjedhur me kujdes - e përshtatshme për disponimin tënd, mendimet tua ose thjeshtë e përshtatshme për momentin. Frymëzohu nga fuqia e fjalëve dhe zbulo se sa e gjallë dhe e afërt mund të jetë poezia.

Vendi: Parku përpara Fakultetit të Filologjisë, Prishtinë

16:00 German Slam - Prishtinë

Studentë të avancuar dhe nxënës të gjuhës gjermane prezantojnë tema për të cilat janë të pasionuar dhe dëshirojnë t'ia përcjellin një audience të interesuar në një mënyrë argëtuese në prezantime 10-minutëshe në stilin slam. Publiku është njëkohësisht edhe juria dhe zgjedh fituesin e çmimit „Slam“!

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë

18:00 Këndo gjatë gjithë mbrëmjes – karaoke në gjermanisht!

Qoftë Helene Fischer, Rammstein apo Die Ärzte – argëtimi është i garantuar në mbrëmjen gjermane të karaokes! Merr mikrofonin, këndo së bashku ose mbështet talente të tjera të guximshme. Ju pret një mbrëmje plot hare, muzikë dhe humor të mirë – gjithçka në frymën e gjuhës gjermane!

Vendi: Beergarden Pub, Prishtinë
__________


E premte; 23.05.2025

19:00 Mbrëmje dialektore

Po bëhet interesante! Goethe-Zentrum ju fton së bashku me Ambasadat në një mbrëmje argëtuese me fokus në diversitetin e dialekteve gjermane - me pije, ushqime të lehta dhe kuize argëtuese.
A e dinit se ka shumë mënyra të ndryshme për të thënë „Brötchen“? Ejani, testoni njohuritë tuaja dialektore dhe zbuloni se sa e shumëllojshme mund të jetë gjuha gjermane!

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë
__________


E shtunë; 24.05.2025

11:30 bis 14:30 Festa e fëmijëve

Do të organizohet një konkurs pikture për fëmijë me temë qëndrueshmërinë! Këtu, artistët e rinj në mënyrë krijuese mund të shprehin idetë e tyre dhe të pikturojnë vizionet e tyre për një të ardhme më të gjelbër.
Fituesi do të marrë një kurs për fëmijë falas në Goethe-Zentrum në Prishtinë!
Ejani, frymëzohuni nga kreativiteti i fëmijëve dhe festoni me ne një ditë plot argëtim dhe ide!

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë

20:30 Tinguj & fjalë – Një natë plot xhaz dhe poezi


Përjetoni një mbrëmje të veçantë me White Noise Trio nga Berlini dhe poeten Elona Beqiraj. Muzika takon gjuhën, tingujt takojnë ndjenjat – një përmbyllje atmosferike e Ditëve të Gjuhës Gjermane që do të mbahet mend.

Vendi: Defy Them, Prishtinë
__________


E dielë; 25.05.2025

17:00 Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të shkrimit për nxënësit – Pjesëmarrje vetëm me ftesa!


Kush i shkroi historitë më interesante, krijuese dhe prekëse? Një ceremoni festive e ndarjes së çmimeve për konkursin e shkrimit të nxënësve. Një pasdite që tregon se sa potencial ka brezi i ardhshëm!

Vendi: Residenca e Ambasadës Gjermane, Prishtinë

nach oben