Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ditët e Gjuhës Gjermane 2026

Tage der Deutschen Sprache 2026

TdDS - Katze im Sack © DEUTSCHE BOTSCHAFT PRISTINA

16.04.2026 - Artikel

Hidhni një sy programit të larmishëm dhe merrni pjesë në Ditët e Gjuhës Gjermane të këtij viti!

E premte, 17.04.2026

Hapje me podcast

Në kuadër të bashkëpunimit me Suzanne Podcast do të realizohen dy episode kushtuar Ditëve të Gjuhës Gjermane 2026. Në episodin e parë, Nertila Furriku dhe Catalina Heine bisedojnë për artin dhe kulturën në Kosovë dhe prezantojnë elemente kryesore të programit të këtij viti. Episodi i dytë, më 01.05.2026, sjell në një bisedë Arlinda Ramadanin dhe producenten muzikore Lisa Kidën (Berlin/Kosovë), duke hapur perspektiva mbi proceset krijuese mes konteksteve lokale dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, do të publikohen katër intervista të shkruara me artistë nga Gjermania dhe Kosova, të cilat ofrojnë tablo të mëtejshme mbi praktikën artistike, gjuhën dhe ndërthurjet kulturore.

Episodet dhe intervistat do të publikohen në platformat e Suzanne Podcast.

19:00 – Këndo dhe vallëzo gjithë mbrëmjen – Karaoke në gjuhën gjermane!

Qoftë Helene Fischer, Rammstein apo Die Ärzte – mbrëmja me karaoke dhe DJ gjerman garanton argëtim të vërtetë! Merr mikrofonin, këndo së bashku me të tjerët ose mbështet talentet e guximshme që ngjiten në skenë. Të pret një mbrëmje plot të hare, muzikë dhe atmosferë të – gjithçka në frymën e gjuhës gjermane!

Vendi: Bubble Pub, Prishtinë

-----------

E shtunë, 18.04.2026

10:00 – Ditët e Dyerve të Hapura në Gjimnazin Loyola

Gjimnazi Loyola është një shkollë pjesë e rrjetit partner PASCH dhe i kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë dhe mësimdhënies së avancuar të gjuhës gjermane. Ditëve të Dyerve të Hapura, Gjimnazi Loyola prezantohet me aktivitete të ndryshme artistike, muzikore dhe sportive, të përgatitura me përkushtim nga nxënëset dhe nxënësit.

Vendi: Loyola Gymnasium, Prishtinë

-----------

E hënë, 20.04.2026

14:00 – Gara e hartimit – Prishtinë

Ftojmë nxënëset dhe nxënësit e klasave VI deri në XII të marrin pjesë në një garë hartimi, gjatë të cilit ata do të mund të hartojnë një tekst origjinal në gjuhën gjermane mbi një temë të përditshme të përcaktuar paraprakisht. Punimet më të mira, të ndara sipas grupmoshave, do të shpërblehen dhe fitueset e fituesit do të nderohen në një ceremoni me pjesëmarrjen e ambasadorit të Gjermanisë.

Gara e hartimit zhvillohet me pjesëmarrje fizike në Goethe-Zentrum.

Nga çdo shkollë mund të marrin deri në dy nxënëse ose nxënës. Regjistrimi paraprak i pjesëmarrësve nga ana e shkollave pranë Goethe-Zentrum është i domosdoshëm.

Vendi: Goethe-Zentrum, Prishtinë

-----------

E martë, 21.04.2026

18:00 Kur politika prek jetën e përditshme: Lexim & bisedë me Michael Roth

Ambasada Gjermane ju fton në një lexim dhe diskutim me Michael Roth, i cili do të prezantojë librin e tij „Zonen der Angst“. Ngjarja ofron një pasqyrë të përmbledhur mbi çështje kyçe politike dhe shoqërore që Roth i trajton në veprën e tij. Në bashkëbisedim me publikun, ai hap perspektiva të reja mbi sfidat aktuale dhe rëndësinë e një dialogu të hapur demokratik. Një mbrëmje që nxit reflektim dhe krijon hapësirë për shkëmbim mendimesh. Jemi të lumtur t’ju kemi të pranishëm.

Vendi: Reporting House, Prishtinë

------------

E mërkurë, 22.04.2026

12:30 – German Slam – Prizren

Nxënëse dhe nxënës të talentuar të Gjimnazit Loyola do të frymëzojnë publikun me paraqitje kreative dhe argëtuese 10minutëshe, mbi tema interesante. Publiku nuk është vetëm soditës pasiv, por edhe juri që vendos se kush do të shpallet fitues i German Slam!

Vendi: Loyola-Gymnasium, Aula, Prizren

19:00 – Kosova Original Music Tour

Ngjarja sjell një mbrëmje intime akustikepunk në kuadër të Kosova Original Music Tour. Artisti zviceran Dave Martens performon së bashku me talentet lokale Blertën dhe Nidën.

Vendi: Lavjerrs Café & Cultural Hub, Prishtinë

-----------

E enjte, 23.04.2026

10:00 – 17:00 – Dita e Derës së Hapur në GoetheZentrum

Hapim dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të zbulojnë gjuhën dhe kulturën gjermane në mënyrë argëtuese. Ju presin:

  • Tabloja „Gjermania Virtuale“ – mësoni fjalët dhe fjalitë e para në gjermanisht (pa nevojë për njohuri paraprake!)
  • Konkursi i vizatimit për mysafirët e vegjël – krijoni veprën tuaj artistike dhe fitoni një kurs falas të gjuhës gjermane në GoetheZentrum Prishtina
  • Kuizi për Gjermaninë – testoni njohuritë tuaja dhe fitoni një kurs falas të gjuhës gjermane
  • Trajnim mbi formatet e provimeve të GoetheInstitut – njihuni me formatet e provimeve dhe merrni këshilla praktike për përgatitje
  • Ejani, njihuni me gjuhën gjermane – dhe përfitoni mundësinë për të fituar një kurs falas në GoetheZentrum Prishtinë!

Vendi: GoetheZentrum, Prishtinë

14:30 – Konsultime poetike

„Konsultimet poetike“ janë takime individuale mes vizitorëve dhe konsulentëve, të konceptuara si një përvojë intime në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. Aktiviteti zhvillohet në katër stacione, ku çdo konsultim nis me një bisedë të lirë. Duke u bazuar në këtë dialog dhe në gjendjen emocionale të vizitorëve, konsulentët zgjedhin një poezi nga letërsia gjermanishtfolëse dhe e interpretojnë atë në mënyrë personale.

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë

16:00 – German Slam – Prishtinë

Gjatë paraqitjeve 10-minutëshe studentë të avancuar dhe nxënës të gjuhës gjermane prezantojnë tema shkencore që i pasionojnë dhe që dëshirojnë t’ia sjellin publikut në mënyrë tërheqëse dhe me humor. Ju nuk jeni vetëm publik, por edhe juria që vendos se kush do të shpallet fitues i German Slam!

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Salla „Idriz Ajeti“, Prishtinë

18:00 – Hermann Hesse në një gjuhë të vogël: Një mbrëmje përkthimesh

Shtëpia botuese Dukagjini prezanton botimet në gjuhën shqipe të 16 veprave të Hermann Hesse-s. Mbrëmja i kushtohet ështjes se si letërsia e madhe jeton tutje në një gjuhë të re dhe çfarë nuancash mund të hapin përkthimet. Fragmente të zgjedhura nga librat ofrojnë një hyrje në botën mendore të Hesse-s, përpara se studiuesi i letërsisë Naser Mrasori dhe përkthyesja Ana Kove të diskutojnë së bashku rëndësinë e përkthimit letrar, ndërmjetësimit kulturor dhe saktësisë gjuhësore. Një mbrëmje që e bën letërsinë të dëgjohet ndryshe dhe feston dialogun mes gjuhëve.

Vendi: Dukagjini Center, Lakrishtë, Prishtinë

Koha tbc – Ekspozita „Threads of Memory – Weaving Trauma“

Ekspozita personale e artistit multimedial Zgjim Zyba, kuruar nga kuratorja Övül Ö. Durmuşoğlu, e cila jeton dhe punon në Gjermani, paraqet batanije ndihme nga periudha e luftës dhe pasluftës në një instalacion të krijuar me dyll dhe tekstil. Ekspozita rrëfen histori mbijetese, mbrojtjeje, humbjeje dhe kujdesi kolektiv, duke ftuar vizitorët të reflektojnë mbi kujtesën, traumën dhe fuqinë shëruese të artit.

Vendi: Hajde Foundation, Prishtinë

-----------

E hënë, 27.04.2026

19:00 – Performancë: Zëra grash* mes artit, rezistencës dhe realitetit

Çfarë do të thotë sot të jetosh si grua* e pavarur – në një botë që ende formësohet nga struktura patriarkale? Cilat rrëfime mbeten shpesh të padëgjuara? Dhe si mund t’u japin arti dhe gjuha hapësirë këtyre zërave?

Duoja muzikore Playbackdolls (Tini Trampler & Stephan Sperlich) dhe autorja Eva Schörkhuber i sjellin këta zëra në skenë. Bazuar në intervista me gra* nga realitete të ndryshme jetësore – nga strehimoret e grave, nga fusha e artit, nga situata të brishta socio-ekonomike apo me origjinë migrimi – krijohet një performancë mbresëlënëse mes letërsisë, muzikës dhe dialogut shoqëror.

Përvojat, vizionet dhe emocionet e këtyre grave* janë shndërruar në tekste dhe këngë të reja – duke sjellë këngë prekëse për të drejtat e grave, protesta dhe të drejtat e njeriut, që prekin, nxisin reflektim dhe hapin perspektiva të reja.

Vendi: Hani i 2 Robertëve, Prishtinë

------------

E martë, 28.04.2026

11:00 – 13:00 – Punëtori shkrimi me temën „Lojëra ngjyrash“ nga Eva Schörkhuber

Ngjyrat luajnë një rol thelbësor në tekstet letrare të çdo zhanri. Në këtë punëtori shkrimi do të ushtrojmë së bashku „lojërat letrare të ngjyrave“: do të eksplorojmë se çfarë mund të ndodhë kur objektet ndryshojnë ngjyrë dhe do të shkruajmë oda për ngjyrat që shpesh i anashkalojmë në përditshmëri. Të gjithë ata që dëshirojnë të eksperimentojnë me ndryshime letrare të ngjyrave, në formë poezie ose proze, janë të mirëpritur.

Vendi: Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës

-----------

E mërkurë, 29.04.2026

11:00 – Loja magjike e këngës dhe tingullit

Nisuni gjurmëve të Wolfgang Amadeus Mozart-it, njërit prej kompozitorëve më të rëndësishëm të muzikës klasike, përmes këtij programi të mrekullueshëm koncertor-teatral. Në shfaqjen „Loja magjike e këngës dhe tingullit“ të ansamblit nga Leipzigu Deliciae Theatrales, do të dëgjoni muzikën e Mozartit të interpretuar drejtpërdrejt dhe do të shihni vallëzime tipike të kohës së tij, të ndërthurura në një pjesë teatrale. Shfaqja është e përshtatshme për fëmijë të moshës 8–12 vjeç. Nuk kërkohen njohuri paraprake.

Ju lutemi vini re: Regjistrimi i domosdoshëm përmes: https://de.surveymonkey.com/r/WLC6R9B

Vendi: Teatri Dodona, Prishtinë

16:30 – Studime dhe kërkime në Gjermani – Bursat dhe programet e DAAD

Informohuni mbi mundësitë e studimit dhe kërkimit shkencor në Gjermani, si dhe mbi programet e shumta të bursave të DAAD! Lektorati i DAAD pranë Universitetit të Prishtinës ju fton në një sesion informues.

Vendi: Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Salla „Idriz Ajeti“, Prishtinë

19:00 – Shfaqje filmi „Heldin – Night Shift“

Heldin – Night Shift: Floria, një infermiere e përkushtuar, përballon me humanitet dhe ngrohtësi ritmin e pamëshirshëm të repartit kirurgjik me personel të mangët ku ajo punon. Ndërsa dita bëhet gjithnjë e më e ngarkuar, ajo hyn në një garë me kohën dhe shtyhet deri në kufijtë e saj.

Vendi: Kino Armata, Prishtinë

19:00 – Shfaqje filmi „A House with a Voice“ dhe bisedë (Q&A)

„A House with a Voice“ rrëfen historinë e gjashtë burrneshave, të cilat për arsye të ndryshme vendosin të marrin rolin shoqëror të burrave. Ato e bëjnë këtë për të anashkaluar strukturat patriarkale, për t’i shpëtuar dhunës ndaj grave, për të mbështetur ekonomikisht familjet e tyre, për të shmangur martesat e detyruara dhe për të qenë të lira.

Personazhet hyjnë në një dialog intim me ne, duke rrëfyer jetën e tyre dhe duke na bërë pjesë të përvojave të tyre personale. Ato flasin për lirinë dhe shtypjen, dhe tregojnë se si kapërcimi i kufijve gjinorë për to nuk ishte vetëm një zgjedhje jetësore, por një zgjedhje për vetë jetën.

Vendi: Kino „Jusuf Gërvalla“, Pejë

----------

E enjte, 30.04.2026

19:00 – Shfaqja e dokumentarit të vlerësuar me çmime „Mitrovica: Geteilte Stadt“ nga Marko Grb Singh

„Mitrovica: Geteilte Stadt“ sjell portretin e një qyteti thellësisht të ndarë – Mitrovicës në Kosovë, të ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Në rrugët dhe rrënojat e shënuara nga konflikti, dy poezi rrëfejnë histori për nëna që shuhen, për humbje dhe shpresë. Dy njerëz shfaqen të humbur mes rrënojave, ndërsa qershitë çelin heshtur, por me krenari. Një portret prekës i një qyteti mes dhimbjes dhe bukurisë.

Vendi: Qendra Kulturore Private „Aqarius“, Mitrovica e Veriut

----------

E hënë, 04.05.2026

16:00 – Lexim me Jehona Kicaj

Moderimi: Blertë Ismajli, Uridije Lajçi

Leximi me Jehona Kicaj në Prishtinë fton publikun në një mbrëmje të veçantë letrare. Autorja do të lexojë fragmente nga romani i saj „ë“ dhe do të ofrojë një pasqyrë mbi finesat gjuhësore dhe thellësinë tematike të veprës.

Pas leximit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim me autoren, gjatë të cilit autorja do të flasë për prapaskenat, frymëzimin dhe procesin krijues të romanit. Një mundësi e veçantë për të përjetuar nga afër letërsinë bashkëkohore dhe për të hyrë në dialog me autoren.

Vendi: Biblioteka Kombëtare „Pjetër Bogdani“, Prishtinë

-----------

Bonus Event

E martë, 12.05.2026

12:30 – 15:30 dhe 16:00 – 19:00

Punëtori DaF me Prof. Dr. Tanja Rinker dhe Dr. Dagmar Silberstein (KU EichstättIngolstadt)

Prof. Dr. Tanja Rinker dhe Dr. Dagmar Silberstein nga Universiteti Katolik i EichstättIngolstadt forcojnë bashkëpunimin Erasmus+ me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës përmes dy punëtorive të dedikuara metodikës dhe didaktikës në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj (DaF).

Regjistrimi i domosdoshëm: prishtina.uni-pr@daad-lektorat.de

Vendi: Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë

nach oben