Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Deklarata e kujdestarisë
Familienangelegenheiten, © www.colourbox.com
Prej perspektivës gjermane, e drejta e kujdestarisë percaktohet sipas vendbanimit të përhershem të fëmiut. Nëse fëmija jeton në gjermani atëher përcaktohet kujdestaria sipas ligjit gjerman. Ligji gjerman parasheh që nëse prindërit nuk janë të kurorëzuar dhe nëse nuk ekziston vendim gjyqësor për kujdestarinë (apo vendim gjyqësor që njihet në gjermani), atëher kujdestaria fillimisht i takon vëtem nënës së fëmiut.
Nëse prindërit dëshirojn që sëbashku të ushtrojn të drejtën e kujdestarisë atëher mund të japin deklaratën e kujdestarisë së përbashket. Një deklaratë e tillë mund të nënshkruhet edhe në ambasadë gjermane në Prishtinë nëse fëmija vazhdon të jetoj në Gjermani.
Pasi që sipas ligjit gjerman deklarata e kujdestarisë duhët të certifikohet ligjërisht dhe kjo kërkon parapërgatitje, fillimisht dokumentet e mëposhtme duhet të dërgohën përmes email-it (të skanuara) në ambasadën gjermane, në sektorin për çështje konsullore. Nëse dëshironi ti dorëzoni personalisht dokumentet, atëherë keni mundësinë të kërkoni termin online në rubriken „çeshtje tjera konsullore“. Linkun e gjeni këtu.
Dokumentet e mëposhtme nevojiten për përgatitje të certifikimit ligjor dhe duhet të dërgohen paraprakisht përmes emailit apo të dorzohen personalisht pas caktimit të terminit :
- Certifikata gjermane e lindjes së fëmiut
- Kopja e pasaportes ose cfardo dokumenti identifikues të fëmiut ( nëse tashmë e posedon )
- Kopja e pasaportes së nënës
- Certifikata e vendbanimit të nënës dhe fëmiut
- Pasaporta e babait
- Certifikata e lindjes së babait
- Deklarata e kujdestarisë së perbashket nga prindi tjetër ( nese tashmë e posedon)
- Numri i telefonit ( nr i telefonit mobil gjithashtu ) të parashtruesit të kërkesës
Deklarata e kujdestarisë sipas ligjit gjerman është e mundur edhe para lindjes së fëmiut. Në këto raste duhet që në vend të dokumentave të listuara në pikë 1 dhe 2, të dorzohen dokumentet e mëposhtme:
- Libreza e lindjes dhe konfirmimi për datën e përafërt të lindjes
- Certifikata(t) mbi pranimin e atësisë si dhe pëlqimi i nënës mbi pranimin e atësisë para lindjes së femiut
Ambasada rezervon të drejtën që sipas rastit të kërkojë edhe dokumente shtesë
Ju lutemi vini re që dokumentet e kërkuara duhet më së voni në ditën e caktuar të terminit të paraqiten në origjinal me nga një kopje secila. Pa dokumente origjinale nuk është i mundur certifikimi.
Termini për certifikim do të caktohet pas kohës së përshtatshme të përgatitjës. Koha e procesimit varet nga ngarkesa dhe kapacitetet e personelit të sektorit ligjor/konsullor dhe mund të marrin disa javë. Për certifikimin e deklaratës së kujdestarisë në gjuhën gjermane vlenë momentalisht tarifa prej 100 Euro. Në rast se aplikuesi/aplikuesja nuk zotëron mjaftueshëm gjuhën gjermane dhe përkthimi bëhet i domosdoshëm, atëherë do te aplikohen tarifa shtesë. Informata shtesë sa i përket lartësisë së tarifave mund të kërkoni paraprakisht nga ambasada. Mbi domosdoshmërinë e përkthimit vendos vetëm zyrtari/zyrtarja për certifikim ligjor.
Këto të dhëna rrjedhin nga Informatat të cilat i ka pasur ambasada gjermane në momentin e përpilimit. Për plotëninë, saktësinë dhe aktualitetin e Informatave nuk marrim përgjegjësi.