Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Vërtetimi i kopjeve

Foto de um carimbo, © colourbox
Fotokopjet e dokumenteve origjinale si Dëftesa/Diploma, Karta të identitetit apo Certifikata të gjendjes civile, për përdorim në Gjermani mund të vërtetohen nga autoritet gjermane.
Cilat dokumente mund të vërtetohen?
Dëftesat / Diplomat
Dokumentet e identifikimit (p.sh. letërnjoftimi, pasaporta, karta e identitetit)
Vetëm në raste të jashtëzakonshme: certifikatat e gjendjes civile si: certifikatat e lindjes, e martesës, e vdekjes, ekstrakte nga regjistrat civil, certifikatat e gjendjes civile/familjare.
(Shënim: si rregull, një vërtetim i kopjes për dokumentet e gjendjes civile nuk është i mjaftueshëm për tu përdorur në Gjermani. Ju lutemi kontaktoni autoritetet gjermane të cilat kanë kërkuar nga ju vërtetimin e kopjeve dhe pyesni personalisht nëse vërtetimi i kopjes është vërtetë i mjaftueshëm apo në vend të kësaj kërkohet një legalizim apo verifikim i dokumentit.)
Cilat dokumente nuk mund të vërtetohen?
- Dokumentet e plastifikuara
- Origjinalet që janë pjesërisht apo nuk janë më fare të lexueshme
- Përkthimet e dokumenteve origjinale
- Kopjet të cilat veçëse janë vërtetuar nga noter Kosovar
- Certifikata gjuhësore nga ECL-momentalisht mund të verifikohen të gjitha certifikatat ECL ( në mbarë botën ) përmes webfaqes https://exam.eclexam.eu/validate/
Si bëhet vërtetimi i dokumenteve?
Për vërtetim të kopjeve duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë. Lejohet edhe paraqitja e një personi të tretë me një autorizim joformal nga pronari i dokumenteve/certifikatave).
Nëse duhet të vërtetoni kopje, ju lusim të caktoni personalisht një termin përmes portalit të termineve të Ambasadës ne kategoritë : ‚‚ Çështje të tjera konsullore‘‘ ose ‚‚Legalizim / Vërtetim i kopjeve‘‘.
Sa kushton vërtetimi i kopjeve ?
Tarifa fikse për çdo vërtetim ( dmth. për çdo dokument i cili duhet të vërtetohet, pavarësisht prej numrit të faqeve) : 24,37 € (shuma e rrumbullaksuar e cila duhet të paguhet me para në dorë në Ambasadë: 24,00 €)
Vërtetimi i kopjeve për arsye të studimeve në Gjermani është pa pagesë.
Për vërtetim te kopjeve ju lusim të sillni me vete:
Dokumentin origjinal i cili duhet të vërtetohet
Pagesën për cdo vërtetim, e cila bëhet me para në dorë ne valutën Euro
në rast se është e nevojshme : autorizimi nga pronari i dokumenteve/certifikatave
Nuk duhet të sillni kopje të origjinaleve me vete, pasiqë Ambasada do ti bëj vetë kopjet.
Si bëhet kthimi i dokumenteve?
Për kthimin e dokumenteve tuaja origjinale dhe kopjeve të tyre të vertetuara, Ambasada bashkëpunon me shërbimin postar të DHL, i cili ofron shërbimet e veta në sallat e pritjes së Ambasadës.
Ju lusim që në ditën e terminit të bleni një zarf të paraadresuar dhe ta dorëzoni atë bashkë me dokumentet tuaja të cilat duhet të vërtetohen, në sportelin per çështje konsullore.
Posa të jetë përfunduar vërtetimi i kopjeve tuaja (koha e përpunimit: përafërsisht një javë), Ambasada do t’ia dorëzoj DHL-së, zarfin me dokumentet tuaja për kthimin e tyre.
Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni nga DHL gjatë blerjes së zarfit, ju mund të shikoni në çdo kohë se a janë dorëzuar dokumentet tuaja tek DHL.
Weitere Informationen
Ab dem 1. Oktober 2021 gilt für das Auswärtige Amt und seine Auslandsvertretungen ein neues Gebührenrecht. Dadurch ändern sich die Gebühren für Beurkundungen, Beglaubigungen und andere Dienstleistungen. Die Gebühren für Pässe, Personalausweise und Visa ändern sich nicht.
Nachstehend sind die neuen Gebühren der Botschaft Pristina aufgeführt. Zur Vereinfachung und Beschleunigung der Zahlungsabwicklung in bar rundet die Botschaft die Gebühren auf volle Euro-Beträge auf bzw. ab.
Euro |
gerundet |
|
Unterschriftsbeglaubigung (z.B. Antrag auf Nachbeurkundung der Geburt, Antrag auf Ausstellung eines Führungszeugnisses, Genehmigungserklärung eines Kaufgeschäfts) |
56,43 € |
56,00 € |
Unterschriftsbeglaubigung für Namenserklärungen |
79,57 € |
80,00 € |
Kopiebeglaubigung (inkl. Anfertigung der Kopien) |
24,37 € |
24,00 € |
Legalisation von Urkunden |
29,69 € |
30,00 € |
Konsularische Standard-Bescheinigung (z.B. Vorsprachebescheinigung, Auflösung Sperrkonto) |
34,07 € |
34,00 € |
Ausstellung Leichenpass oder Urnenbescheinigung |
64,07 € |
64,00 € |
Beurkundung von Vaterschaftsanerkennungen (ohne Übersetzung/Dolmetschung) |
100,31 € |
100,00 € |
Beurkundung von eidesstattlichen Versicherung zum Familienstand zwecks Eheschließung/Ausstellung eines Ehefähigkeitszeugnisses (ohne Übersetzung/Dolmetschung) |
100,31 € |
100,00 € |
Weitere Informationen: