Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Punësimi në Gjermani
Ekzistojnë baza të ndryshme ligjore sipas të cilave mund të aplikoni për një vizë pune. Ju lutemi fillimisht kontrolloni se për cilin lloj vize dëshironi të aplikoni.
Nëse studimi ose kualifikimi juaj profesional njihet në Gjermani, atëherë ju keni të drejtë të aplikoni si punëtor i kualifikuar ose të merrni kartonin e kaltër të BE-së. Informacionet për njohjen e kualifikimeve mund të gjenden këtu.
Nëse nuk keni një kualifikim të njohur në Gjermani, atëher ju mund të aplikoni për një vizë pune sipas të ashtuquajturës rregullore të Ballkanit Perëndimor.
Ka edhe disa opsione të tjera për të aplikuar për vizë pune. Kur kërkoni për vizën e punës që është e përshtatshme për ju, mund të konsultoheni me Navigatorin e vizave.
Informacione të mëtejshme mbi qëllimet individuale të aplikimit (përfshirë informacionin për caktimin e termineve dhe dokumentet që duhen dorëzuar) mund të gjenden më poshtë.