Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kartoni i kaltër i BE-së

Physik

Physik, © dpa

22.10.2024 -

Punësim i lehtësuar në Gjermani për persona me kualifikim të lartë

Kush mund të aplikoj për Kartonin e kaltër të BE-së?

Nëse ju keni përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani për ju mund të vijë në konsideratë një Karton i kaltër i BE-së. Nëse ju nuk i keni përfunduar studimet në Gjermani, atëherë ju lutem kontrolloni, nëse diploma juaj:

  • njihet në Gjermani, apo
  • nëse duhet t‘iu nënshtroheni një provimi të krahasueshmërisë.

Për Kartonin e kaltër, ju duhet të dëshmoni se keni siguruar një vend pune në Gjermani me një pagë minimale e cila është e përcaktuar me ligj.

Për profesionet, në të cilat është konstatuar se ka mungesë të fuqisë punëtore, vlenë një kufizim më i ulët i pagës minimale. Profesionet e mbuluara mund të gjenden në grupet 132, 133, 134, 21, 221, 222, 225, 226, 23 ose 25 të Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Profesioneve.

Në këtë grup të profesioneve bëjnë pjesë veçanërisht:

  • disa udhëheqës profesionist
  • Shkencëtarë, matematikanë dhe inxhinierë
  • disa profesione shëndetësore (përfshirë mjekësinë njerëzore, veterinerët, farmacistët, etj.)
  • Mësimdhënësit
  • Profesionistë të IT-së

Për një listë të detajuar të profesioneve të mbuluara, ju lutemi referojuni rekomandimit të Komisionit të 29 tetorit 2009 mbi përdorimin e Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Profesioneve (ISCO-08).

Pagën e kërkuar për Kartonin e kaltër për këto profesione ose nëse keni marrë një diplomë universiteti brenda tre viteve të fundit i gjeni në artikullin tonë mbi shpenzimet e jetesës.

Juve ju nevojitet një vizë për fillimin e një marrëdhënieje të punësimit. Më pas, titulli i qëndrimit Kartoni i kaltër i BE-së do të lëshohet nga institucionet gjegjëse – zyrat për të huajt – në Gjermani.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju mund të aplikoni lehtësisht për një kartë blu në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.


Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia),  dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.


APLIKON ONLINE TANI


Dokumentet e nevojshme

Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.


Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:

  • Kopja e pasaportës
  • Certifikata e vendbanimit (jo më të vjetër se gjashtë muaj)
  • Dëshmi e aftësimit tuaj profesional ose diplomës universitare
  • Certifikatë e vlerësimit të diplomës nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (ZAB)

ose në mënyrë alternative:

  • Dëshmi e krahasueshmërisë së diplomës suaj universitare dhe njohjes së universitetit tuaj ( 2 kopje )
    • Kërkoni në bazën e të dhënave ANABIN: a) universitetin tuaj, b) diplomën tuaj të universitetit të huaj dhe printoni rezultatet e kërkimit me vlerësimin përkatës;
    • Për procedurën e vizave njihen vetëm konstelacionet e mëposhtme:
      • Universiteti: "H+" dhe diploma: "korrespondon me / ekuivalent" ose:
      • Universiteti "H+/-" dhe diploma nga ky universitet i listuar në Anabin dhe ka statusin "korrespondon me / ekuivalent".

ose ne mënyrë alternative:

  • Dëshmi e përfundimit me sukses të një programi arsimor terciar nëpërmjet një vendimi të një autoriteti kompetent për njohje ose, në rast të kualifikimit akademik nëpërmjet një vendimi nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (Zentrale für ausländisches Bildungswesen - ZAB).
  • Licencë për ushtrimin e profesionit ( nëse është e aplikueshme në profesionin përkatës )
  • Formularin Deklaratë për punësim , (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi. 
    • Vetëm kontrata e punës nuk mjafton
    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • Sigurim shëndetësor udhëtimit (INCOMING): 
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
  • Për aplikuesit nga mosha 45-vjeçare:
    • dëshmi për sigurimin e mjaftueshëm të pensionit
    • dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko pragun e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Vërtetimi i të drejtave të fituara tashmë nga sigurimi i pensionit privat / i jetës ose
        • Evidentimi i pasurive të paluajtshme me ekstrakt kadastral dhe vlerësimi i fundit tatimor për pronën ose
        • pasuri të tjera

Ju lutemi vini re: Përveç dokumenteve të listuara, mund të kërkohen dokumente të tjera në varësi të rastit individual.

Përveç kësaj, ne kërkojmë dokumentet e mëposhtme nga ju në ditën e terminit tuaj në ambasadë:

  • Pasaportë (e vlefshme për të paktën nëntë muaj)
  • 2 foto biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës prej 75 EUR në para të gatshme, ju lutemi sillni me vete në takim tarifën përkatëse të vizës, dmth shumën e saktë (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    •   e vlefshme deri në 6 muaj brenda një viti
    •   e vlefshme nga data e aplikimit
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me nenin 82, paragrafi 1, fjalia 6 e ligjit të vendbanimit mbi detyrimin për të njoftuar për ndryshimin e punëdhënësit dhe ndryshimet në marrëdhëniet e punës

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Kartoni i kaltër BE për mjek

Keni tashmë një vend pune si mjek në Gjermani?

Përveç dokumenteve, të cilat janë të nevojshme për një Karton të kaltër të BE-së, ju duhet të paraqitni edhe një liçencë profesionale, gjegjësisht një leje të ushtrimit të profesionit. Procedura ndryshon varësisht nga landi federal, ku shqyrtohet kërkesa, kështu që ju lutemi që paraprakisht të merrni informata në faqen www.anerkennung-in-deutschland.de, se cilit institucion në Gjermani duhet t’i drejtoheni. Ju duhet të keni njërën nga këto dy leje, edhe në qoftë se ju fillimisht kërkoni një vend pune në Gjermani.

Tërheqja e Bashkëshortit/ës dhe fëmijëve

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e poseduesit/es së një Kartoni të kaltër të BE-së kanë të drejtë të marrjes së lejes së qëndrimit, pa patur nevojën e paraqitjes së dëshmisë së njohurive të gjuhës gjermane. Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë 'Bashkim Familjar' përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritje brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL. 

Më shumë informata gjeni këtu

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de