Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shërbimi vullnetar federal / Viti social vullnetar

Serviço Federal de Voluntários no hospital

Serviço Federal de Voluntários no hospital, © dpa

23.10.2024 - Artikel

Kush mund të kryej shërbim vullnetar në Gjermani ?

Keni interesim për një vit social vullnetar apo shërbim vullnetar federal ?

Ekzistojn lloje të ndryshme të shërbimit vullnetar: Shërbimi vullnetar federal (BFD), një vit social vullnetar (FSJ) apo një vit ekologjik vullnetar (FÖJ).

Një vit vullnetar social (FSJ) apo nje vit vullnetar ekologjik (FÖJ) mund ta kryeni nëse jeni ndermjet 18 dhe 26 vjeç. Nëse jeni 27 vjeç apo më i vjetër, atëherë mund te kryeni shërbim vullnetar brenda kornizës së shërbimit vullnetar federal 27+ .

Parimisht ju nevojiten njohuri bazike të gjuhës gjermane të nivelit A1 të kornizes referuese europiane për të shërbyer si vullnetar(e) në Gjermani.

Shërbimi vullnetar duhet të zgjasë më së paku 6 muaj dhë më së shumti 24 muaj.

Një vazhdim përtej afatit 24 muaj nuk është i mundur.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një Termin (jo përmes telefonit mobil) në kategorinë „Studime, aftësim profesional, vit social vullnetar, Au-Pair (Qëndrim mbi 90 ditë)" përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Terminet për parashtrim të kërkesës për vizë në këtë kategori si rregull janë në dispozicion brenda pak javëve.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi pasaporte biometrike ( jo më të vjetra se gjashtë muaj )
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës në lartësi 75 EUR, para në dorë, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Marrëveshje me shkrim me Institucionin pranues në Gjermani, e cila përmbanë së paku informatat e mëposhtme:
    • fillimin dhe afatin e shërbimit vullnetar,
    • orët javore/mujore të shërbimit
    • marrëveshje për akomodim, mbulimin e shpenzimeve bazike dhe  kompenzimin / para xhepi
  • Dëshmi mbi shkollimin e përfunduar dhe/ose aftësimin profesional (dëftesa, diploma, lista e notave etj.)
  • Dëshmi mbi njohuritë bazike të gjuhës gjermane ( Niveli A1 i kornizës së përbashket referuese europiane) ose vërtetimin nga Institucioni pranues se për detyren ne fjalë nuk nevojiten njohuri të gjuhës gjermane.
  • Letër motivuese e nënshkruar personalisht, ( me detaje të pritshmërive që lidhen me qëndrimin e planifikuar dhe përfitimet e pritshme profesionale dhe personale, si dhe planet e ardhshme )
  • Jetëshkrim në formë tabelare ne gjuhën gjermane dhe e nënshkruar personalisht
  • Sigurim shëndetsor (INCOMING), i vlefshëm së paku nga data e planifikuar e nisjës së udhëtimit deri ne fillimin e shërbimit vullnetar. Ne rekomandojmë një vlefshmëri prej 6 muaj nga data e nisjës së udhëtimit.
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave

Ju lutem vini re: Përtej dokumentete të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve deri ne 3 muaj. Për këtë arsye luteni që mundësisht të përmbaheni brenda 3 muajve të parë nga pyetjet mbi gjendjen e përpunimit të lëndës.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

nach oben