Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Infermier/e

Stethoskop

A stethoscope is on the keyboard of a computer, © Erwin Wodicka

23.10.2024 - Artikel

Informata të përgjithshme

Ju lutem e lexoni këtë artikull në plotëni. Përmes përgaditjes së mirë ju mund të ndikoni pozitivisht në shqyrtimin e lëndës si dhe të shkurtoni kohën e procesimit. Ambasada parimisht duhet të ndërlidh entin e punësimit si dhe entin për të huaj në Gjermani në shqyrtimin e kërkesës tuaj për vizë. Për këtë arsye koha e procesimit kërkon disa javë, në raste të veçanta edhe më shumë. Sapo të kemi një përgjigje, ju do të njoftoheni.

Të gjitha dokumentet ( formularët e aplikimit ) e ambasadës jan falas. Të gjitha informatat për procesin e aplikimit i gjeni në webfaqen e ambasadës.

A. Ndihmës infermier/e me njohje (§ 19c Abs. 1 AufenthG i.V.m. § 22a BeschV)

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Një termin mund të kërkohet vetëm pasi të keni marrë njohjen e kualifikimit tuaj si ndihmës infermier/e nga organi përgjegjës i njohjes në Gjermani dhe të keni marrë një ofertë konkrete pune. Informata në lidhje me procesin e njohjës i gjeni këtu.

Ju lutemi së pari përpiloni të gjitha dokumentet për aplikimin për vizë dhe më pas regjistrohuni për një termin (jo përmes telefonit mobil) në kategorinë "Masa e përshtatjes me ekuivalencë të pjesshme, kartë mundësie, të vetëpunësuar etj." nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës . Pas regjistrimit, zakonisht do të caktohet një termin brenda disa ditësh/javësh. Nëse është e nevojshme, brenda pak ditësh deri në maksimum dy javë pas regjistrimit, fillimisht do të merrni një email në adresën e emailit të specifikuar në regjistrimin e terminit me një kërkesë për të dërguar disa dokumente paraprakisht me email. Për këtë arsye luteni që ta kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dokumentet e nevojshme 

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura !

Ju lutemi të plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë dhe sillni me vete në terminin tuaj.

Për më tepër, në ditën e parashtrimit të kërkesës ju duhet të dorëzoni dokumentet vijuese:

  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj
  • Tarifa kushton 75,00 Euro, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Pasaportë të vlefshme
  • Sigurim shëndetësor (INCOMING):
    •   me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
    •   të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
  • Deklarata e punësimit nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi. 
    • Vetëm kontrata e punes nuk mjafton
    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale në fushat e caktuara nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • Dëshmia e njohjes së aftësimit profesional të huaj në Gjermani me profesionin referues si ndihmë infermier/e: vërtetim nga një autoritet gjerman njohës që konfirmon ekuivalencën e aftësimit profesional të huaj
  • Nëse është e nevojshme, Leja e ushtrimit të profesionit nga organi përkatës i njohjës për profesione të rregulluara, për të cilat sipas ligjit të vendit nevoitet leja për ushtrimin e profesionit. 
    • ALTERNATIVA: Konfirmim nga organi përkatës që për ushtrimin e profesionit në fjalë nuk është e nevojshme të ketë leje për ushtrim të profesionit.
  • Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1.
  • Për aplikues mbi moshen 45 vjeç: dëshmi mbi Pension të mjaftueshem
    •  dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
        • Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
        • pasurive të tjera
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

B. Ndihmësinfermier/e pa proces të njohjes (§19 c AufenthG, §26 Abs. 2 BeschV)

Nëse nuk keni një kualifikim si ndihmës infermier/e të njohur nga organi përgjegjës i njohjes në Gjermani, një aplikim dhe vizë mund të lëshohen vetëm brenda kornizës së të ashtuquajturës rregullore të Ballkanit Perëndimor (§ 26 Abs. 2 BeschV).

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Informacion mbi caktimin e termineve për viza sipas rregulloreve të Ballkanit Perëndimor mund të gjeni këtu.

Dokumentet e nevojshme:

Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin ndërkombëtar dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.

Për aplikimin për vizë kërkohen dokumentet e mëposhtme:


  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin.
  • Deklarata e punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi.
    • Vetëm kontrata e punes nuk mjafton
    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale në fushat e caktuara nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • Nëse është e nevojshme, Leja e ushtrimit të profesionit nga organi përkatës i njohjës për profesione të rregulluara, për të cilat sipas ligjit të vendit nevoitet leja për ushtrimin e profesionit.
    • ALTERNATIV: Bestätigung, der für die Erteilung zuständige Stelle, dass für den Beruf die Tätigkeit keine Berufsausübungserlaubnis notwendig ist
  • Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1.
  • Për aplikues mbi moshen 45 vjeç: dëshmi mbi Pension të mjaftueshem
    •  dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:​​​​​​​
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
        • Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
        • pasurive të tjera
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

C. Infermier/e (infermieria, kujdesi shëndetësor) me aftësim të njohur profesional (§18 a AufenthG)

Fillimisht duhet të bëhet njohja, më pas mund të aplikohet për vizë me vendimin e njohjes. Prandaj, është e rëndësishme që fillimisht t'i bëni njohjen e  kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Këtë e bëjnë vetëm organet zyrtare në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procesit të njohjes mund të gjenden këtu: Njohja në Gjermani .

Sapo të keni marrë njoftimin e njohjes dhe të keni një ofertë konkrete pune në Gjermani, mund të aplikoni për vizë për të punuar si infermier i kualifikuar në Gjermani.

Nëse autoriteti përgjegjës gjerman nuk ka përcaktuar ekuivalencën e plotë, por vetëm të pjesshme të kualifikimit tuaj të huaj dhe nevojën për një masë kualifikimi (i ashtuquajturi vendim deficiti), ju nuk mund të aplikoni për vizë si infermier/e i/e kualifikuar. Në vend të kësaj, ju mund të aplikoni për vizë për të kryer një masë përshtatjeje ose kualifikimi (shih pikën D).

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju mund të aplikoni lehtësisht për vizë si infermier/e i/e kualifikuar në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.

Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia),  dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.

APLIKONI ONLINE TANI:

Dokumentet e nevojshme:

Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.

Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:

  • Kopja e pasaportës
  • Certifikata e vendbanimit, jo më e vjeter se 6 muaj
  • Dëshmi e aftësimit tuaj profesional ose diplomës universitare
  • Njohja e ekuivalencës së kualifikimeve profesionale nga organi përgjegjës
  • Licensa për lejimin e ushtrimit të profesionit
  • Deklarata e punësimit nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi.
    • Vetëm kontrata e punes nuk mjafton
    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale në fushat e caktuara nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • Për aplikues mbi moshen 45 vjeç: dëshmi mbi Pension të mjaftueshem
    •  dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:​​​​​​​
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
        • Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
        • pasurive të tjera

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. 

Përveç kësaj, ne kërkojmë dokumentet e mëposhtme nga ju në ditën e terminit:

  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin.
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të jetë së paku edhe 9 muaj e vlefshme
  • Sigurim shëndetësor (INCOMING):
    •   me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
    •   të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

D:Infermier/e me njohje të pjesshme, pjesmarrje në masa praktike dhe teorike të përshtatjes për njohjen e aftësimit të huaj profesional deri në 18 muaj, (§16 d AufenthG)

Nëse autoriteti përgjegjës gjerman konstaton në procesin e njohjes se kualifikimi që keni fituar jashtë vendit mund të njihet vetëm pjesërisht si ekuivalent me një kualifikim gjerman, ju do të merrni njohje të pjesshme ose një të ashtuquajtur njoftim deficiti. Për të qenë në gjendje të punoni si infermier/e i/e kualifikuar në Gjermani, fillimisht duhet të kryeni një masë përshtatjeje ose masë kualifikimi. 

Kualifikimi mund të kryhet në përputhje me kërkesat e mëtejshme të trajnimit të listuara në njoftimin e deficitit si pjesë e trajnimit të mëtejshëm teorik ose trajnimit të mëtejshëm praktik.

Caktimi i terminit për aplikim:

Një termin për aplikim për vizë mund të kërkohet vetëm pasi të keni marrë njohjen e pjesshme të studimit ose kualifikimit tuaj profesional (i ashtuquajturi njoftim për deficit) nga Gjermania dhe keni marrë një ofertë konkrete për një masë përshtatje ose masë kualifikimi. 

Ju lutemi së pari përpiloni të gjitha dokumentet për aplikimin për vizë dhe më pas regjistrohuni për një termin në kategorinë "Fillimi i punësimit me njohje të pjesshme të njohur në Gjermani, karta e mundësive, i vetëpunësuar etj" nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës . Pas regjistrimit, zakonisht do të caktohet një termin brenda disa ditësh/javësh. Nëse është e nevojshme, brenda pak ditësh deri në maksimum dy javë pas regjistrimit, fillimisht do të merrni një email në adresën e emailit të specifikuar në regjistrimin e terminit me një kërkesë për të dërguar disa dokumente paraprakisht me email. Për këtë arsye luteni që ta kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dokumentet që duhen paraqitur në terminin e aplikimit:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura !

Ju lutemi të plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë dhe sillni me vete në terminin tuaj.

Për më tepër, në ditën e parashtrimit të kërkesës ju duhet të dorëzoni në VisaMetric dokumentet vijuese:

  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin.
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të jetë së paku edhe 9 muaj e vlefshme
  • Sigurim shëndetësor (INCOMING):
    •   me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
    •   të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
  • Dëshmi e aftësimit tuaj profesional ose diplomës universitare

  • Njohja e ekuivalencës së pjesshme të kualifikimit profesional nga organi përgjegjës (i ashtuquajturi njoftim deficiti)

  • Nëse gjatë masës së përshtatjes nuk është kryer asnjë punësim ose të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar jetesën:

    • konfirmim nga një bankë gjermane për hapjen e një llogarie bllokuese në emrin tuaj për shumen e mbetur ose:

    • Garancion

  • Nëse është e nevojshme, licencë e përkohshme për ushtrimin e profesionit (nëse punësimi e kërkon një të tillë)

  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Përveç kësaj, duhet të sigurohen dëshmi për masën e planifikuar të përshtatjes. Në varësi të llojit të masës përshtatëse, këto mund të jenë dokumente të ndryshme:

  • Kjo është një masë kryesisht teorike (p.sh. kursi i gjuhës, kursi shkollor):
    • Letër ftese/konfirmim regjistrimi nga ofruesi

    • Dëshmi e njohjes nga shteti, financimit nga shteti ose miratimi AZAV të ofruesit

    • Informacion mbi llojin dhe kohëzgjatjen e masës në lidhje me dallimet e rëndësishme të identifikuara, informacion mbi nivelin minimal të gjuhës së kërkuar

    • Dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane në nivelin B1

  • Kjo është një masë kryesisht praktike (p.sh. kursi, praktika):

    • Formularët “Deklarata e marrëdhënies së punës” të plotësuar nga punëdhënësi dhe fleta shtesë A e deklaratës së marrëdhënies së punës në formularin “Deklarata e marrëdhënies së punës” duke përfshirë informacionin për pagesën e planifikuar dhe një premtim detyrues nga kompania që masa e kualifikimit mund të kryhet atje

    • Plani i mëtejshëm i trajnimit të kompanisë, i strukturuar në terma kohorë dhe lëndësh, tregon se kush do të mbikëqyrë aplikantin dhe si duhet të arrihet qëllimi i kompensimit të deficiteve të identifikuara në njoftim.

    • Ofertë specifike pune për punësim në të ardhmen si punëtor i kualifikuar me informacion mbi shpërblimin

    • Dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane në nivelin B1

  • Ju dëshironi të bëni vetëm testin e njohurive:

    • Regjistrimi për provimet

      ​​​​​​​
    • Certifikatë gjuhësore në nivelin e kërkuar për provim

    • Dëshmi e sigurimit të mjeteve të jetesës:

      • Deklarata e angazhimit në një formular zyrtar me informacionin e mëposhtëm:

        • Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj të planifikuar

        • Deklarata e qëllimit (test i njohurive)

        • Aftësia financiare e personit që deklaron garancionin duhet të dëshmohet. Opsioni "i bërë në mënyrë të besueshme" në formularin "Garancioni" nuk mund të pranohet.

        • OSE:

        • Llogaria e bllokuar për tre muaj. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në pasqyrën e kostove të jetesës në Gjermani.

  • Shpjegoni pse kërkohet një qëndrim 90 ditor

  • Nëse është e nevojshme, konfirmimi i punësimit nëse provimi kalon

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Nëse aplikoni për t'u bërë asistent infermiere sipas skemës së Ballkanit Perëndimor, pasaporta juaj do të kthehet nëpërmjet ofruesit të shërbimit VisaMetric.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

nach oben