Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë për vetëpunësim

23.10.2024 - Artikel

Kërkesa për Termin

Ju lutemi lexoni me kujdes kërkesat për aplikim. Ju lutemi, regjistrohuni për një takim vetëm nëse i plotësoni të gjitha kërkesat dhe mund të siguroni dokumentet e kërkuara. Nëse kërkesat nuk plotësohen ose nuk mund të vërtetohen duke përdorur dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Për sa kohë që disponohen të gjitha dokumentet e nevojshme, regjistrohuni për një takim (jo përmes telefonit inteligjent) në kategorinë “Masë përshtatjeje me ekuivalencë të pjesshme, shoferë profesionistë, të vetëpunësuar, specialistë IT pa diplomë universitare, ndihmës për përmbytjet, etj”. nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës. Pas regjistrimit, zakonisht do të caktohet një termin brenda disa javësh. Ju mund të merrni një email brenda një deri në dy javë pas regjistrimit në adresën e emailit të specifikuar në regjistrimin e terminit me një kërkesë për të dërguar disa dokumente paraprakisht me email. Ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme

Ju lutemi të përpiloni një aplikacion Elektronik për vizë, ta shtypni atë dhe ta sillni me vete në termin në ambasadë.

Përveç kësaj, në ditën e paraqitjes tuaj personale për aplikim në zyrën e vizave, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 1 fotografi e vendosni në aplikacion si dhe 1 fotografi e dorzoni gjatë aplikimit. 
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.
  • Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Plani i biznesit në gjermanisht, një përshkrim të detajuar dhe të strukturuar për iden e biznesit. Përshkrimi duhet të përmbaj pikat e mëposhtme si dhe të konfirmohet përmes dokumenteve përkatëse:
    • Kërkesat për kapital dhe plani i financimit,
    • prezantimi i profilit të kompanisë,
    • strategjia e marketingut,
    • paraqitja paraprake e rendimentit
    • të dhëna të përafërta mbi numrin e vendeve të punës dhe/apo vendeve për aftësim profesional që pritet të krijohen,
    • shpjegim se sa pritet të ndikoj pozitivisht kompania në fushën e inovacionit dhe shkencës.
  • CV në gjermanisht ose anglisht, e shkruar me kompjuter, e nënshkruar me dorë, me të dhëna mbi aftësimin e juaj profesional si dhe përvojen profesionale.
  • Dëshmi mbi aktivitetin e biznesit në Kosovë, me përkthim në gjuhën gjermane.
  • Dëshmi e vendbanimit, kontrata e qirasë.
  • Të dhëna dhe dëshmi nëse ka mbi njohurit e gjuhës gjermane ose angleze.
  • Oferta e sigurimit shëndetësor në të cilin pa asnjë dyshim konstatohet se mbulon edhe qëndrimin e punës në gjermani.
  • Për aplikues mbi moshën 45 vjeçare nevoitet gjithashtu: dëshmi mbi Pension të mjaftueshem
    • dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko shpenzimet e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:​​​​​​​
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Dëshmia e të drejtave të fituara tashmë nga pensioni privat ose shtetëror ose sigurimi i jetës (Shënim: Vërtetimi i të drejtave pensionale (Trusti) të fituara në Kosovë nuk mund të merret parasysh. Nëse tashmë keni punuar në një shtet tjetër, mund të jepni gjithashtu dëshmi për të drejtat e pensionit e fituar atje. Për ta bërë këtë, kërkohet një konfirmim aktual nga institucioni përkatës i pensionit, i cili përcakton qartë të drejtat e pensionit të fituar.) ose
        • Pronësia e pasurisë së paluajtshme, e vërtetuar me një ekstrakt kadastral të lëshuar në emrin tuaj dhe me një “Certifikatë të vlerës së vlerësuar” ose
        • pasurive të tjera
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë

Mund të keni një ndikim pozitiv dhe ta shkurtoni procedurën me përgatitje të mirë. Dokumentet shtesë që nuk përmenden këtu mund të kërkohen në raste individuale gjatë paraqitjes së aplikimit ose gjatë procesit të vizës. Aplikimet e pakompletuara ose dokumentet e pakompletuara mund të çojnë në refuzimin e aplikacionit.

Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë disa javë. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë.

Ju lutemi të mos bëni pyetje për statusin e aplikacionit gjatë kohëtgjatjes së rregullt të përpunimit të aplikacionit. Ato përfaqësojnë një punë shtesë të konsiderueshme për zyrën e vizave dhe shkaktojn vonesa në përpunimin e aplikacionit.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL, e cila ofron shërbimet e saj në hapësirat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe paraprakisht të adresuar në ditën e aplikimit; atë zarf e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj për vizë.

Pas shqyrtimit përfundimtar të kërkesës tuaj për vizë, ambasada i jep në dorëzim postës DHL zarfin tuaj me pasaportën dhe dokumentet përcjellëse. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada e ka dhënë në dorëzim zarfin tek DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëherë ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de


nach oben