Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Punëtor me kualifikim profesional të njohur nga zyra kompetente

На фото изображены четверо работников разных профессий

Работники разных профессий, © colourbox.de

22.10.2024 - Artikel

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe së paku dy-vjeçare të arsimit profesional.

Për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme. Për ju mund të vijë në konsideratë punësimi sipas rregullorës së Ballkanit Perëndimor. 

Parakushti: njohja zyrtare e diplomës

Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë. E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni këtu: Njohja në Gjermani. Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë.

Sapo të merrni vendimin për njohjen e kualifikimit dhe të keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni për vizë për të punuar në Gjermani. Që nga 18 nëntori 2023, është hequr parakushti që detyra e punës duhet të jetë ajo për të cilin është perfunduar kualifikimi . Ndryshe nga më parë, punësimi në profesione të ngjashme jo vetëm që është më i mundur, por mund të ushtrohet çdo profesion i kualifikuar. I vetmi dallim që bëhet tani është midis punësimit të kualifikuar dhe jo të kualifikuar. Duhet të jetë angazhim i kualifikuar, ndërsa veprimtaritë ndihmëse, apo me qëllim të mësimit të profesionit janë shprehimisht të përjashtuara. 

Profesionet e reglementuara ende mund të ushtrohen vetëm me licencën përkatëse profesionale.

Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkollë/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju mund të aplikoni lehtësisht për një vizë për punëtor me kualifikim profesional në internet nëpërmjet portalit ndërkombëtar të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit ndërkombëtar.


Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia),  dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.


APLIKONI ONLINE TANI 


Cilat dokumente më nevojiten për vizë për punësim si punëtor me kualifikim profesional?

Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin ndërkombëtar dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.


Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin ndërkombëtar:

  • Kopja e pasaportës
  • Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se 6 muaj )
  • dëshmi e aftësimit tuaj profesional ose diplomës universitare
  • për punëtorët e kualifikuar me formim profesional: Njohja e ekuivalencës së kualifikimit profesional nga organi përgjegjës.
  • për profesionistët e kualifikuar me formim akademik:
    • vlerësimi i diplomës nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (ZAB)    OSE:
    • dëshmi e krahasueshmërisë së diplomës suaj universitare dhe njohjes së universitetit tuaj (2 kopje secila)
      • kërkoni në bazën e të dhënave ANABIN: a) universitetin tuaj, b) diplomën tuaj universitare të huaj dhe printoni rezultatet e kërkimit me vlerësimin përkatës;
      • Vetëm konstelacionet e mëposhtme njihen për procesin e vizave:
        • Universiteti: “H+” dhe diploma: “ekuivalent” ose
        • Universiteti “H+/-” dhe diploma e listuar në këtë universitet në Anabin dhe ka statusin “ekuivalent”.
  • nëse është e nevojshme kërkohet Licenca për ushtrimin e profesionit (nëse kërkohet për profesionin përkatës)
  • Deklaratë e marrëdhënies së punësimit  , (jo më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga punëdhënësi.
    • Vetëm kontrata e punës nuk mjafton
    • Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • për aplikuesit nga mosha 45-vjeçare:
  • Dëshmi për sigurimin e mjaftueshëm të pensionit
    • dëshmia ofrohet përmes:
      • dëshmia e pagës - paga duhet të jetë së paku 55 përqind nga pragu vjetor i të ardhurave për sigurimin e përgjithshëm pensional, ( shiko pragun e mjeteve të jetesës në gjermani ) ose:
      • sigurimi adekuat i pensionit
        • Vërtetimi i të drejtave të fituara tashmë nga sigurimi i pensionit privat / i jetës ose
        • Evidentimi i pasurive të paluajtshme me ekstrakt kadastral dhe vlerësimi i fundit tatimor për pronën ose
        • pasuri të tjera

Ju lutemi vini re: Përveç dokumenteve të listuara, mund të kërkohen dokumente të tjera në varësi të rastit individual.

Përveç kësaj, ne kërkojmë dokumentet e mëposhtme nga ju në ditën e terminit tuaj në ambasadë:

  •  Pasaportë (e vlefshme për të paktën nëntë muaj)
  • 2 foto biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Tarifa e vizës prej 75 EUR në para të gatshme, ju lutemi sillni me vete në takim tarifën përkatëse të vizës, dmth shumën e saktë (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • e vlefshme deri në 6 muaj brenda një viti
    • e vlefshme nga data e aplikimit
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de

nach oben