Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Kartoni i kaltër i BE-së

Physik, © dpa
Punësim i lehtësuar në Gjermani për persona me kualifikim të lartë
- Kush mund të aplikoj për Kartonin e kaltër të BE-së?
- Caktimi i terminit për aplikim për vizë
- Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme
- Kartoni i kaltër BE për mjek
- Tërheqja e Bashkëshortit/ës dhe fëmijëve
- Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit
- Kthimi i dokumentacionit
Kush mund të aplikoj për Kartonin e kaltër të BE-së?
Nëse ju keni përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani për ju mund të vijë në konsideratë një Karton i kaltër i BE-së. Nëse ju nuk i keni përfunduar studimet në Gjermani, atëherë ju lutem kontrolloni, nëse diploma juaj:
- njihet në Gjermani, apo
- nëse duhet t‘iu nënshtroheni një provimi të krahasueshmërisë.
Për Kartonin e kaltër, ju duhet të dëshmoni se keni siguruar një vend pune në Gjermani me një pagë minimale e cila është e përcaktuar me ligj.
Për profesionet, në të cilat është konstatuar se ka mungesë të fuqisë punëtore, vlenë një kufizim më i ulët i pagës minimale. Në këtë grup të profesioneve bëjnë pjesë veçanërisht:
- Inxhinierët,
- Shkencëtarët e Shkencave Natyrore,
- Matematicientët,
- Ekspertët në fushën e Teknologjisë Informative (IT), si dhe
- Mjekët e mjekësisë humane.
Profesionet e tjera të përfshira këtu, mund të gjenden në grupet 21, 221, 25 sipas klasifikimit të standardeve ndërkombëtare.
Juve ju nevojitet një vizë për fillimin e një marrëdhënieje të punësimit. Më pas, titulli i qëndrimit Kartoni i kaltër i BE-së do të lëshohet nga institucionet gjegjëse – zyrat për të huajt – në Gjermani.
Caktimi i terminit për aplikim për vizë
Nëse ju nuk keni përfunduar studimet në Gjermani ose në një vend tjetër të BE-së atëherë mund të aplikoni për këtë vizë vetëm pasi diploma juaj është njohur në Gjermani. Ju lutemi që fillimisht t’i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për një aplikim për vizë dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë „Nisje e punësimit të kualifikuar me një diplomë të njohur në Gjermani („Aufnahme einer qualifizierten Beschäftigung mit in Deutschland anerkanntem Abschluss“) përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës. Eventualisht brenda një-dy javëve pas regjistrimit ju do të pranoni fillimisht një e-mail në adresën e dhënë gjatë regjistrimit për termin me lutjen për t’i dërguar paraprakisht disa dokumente me e-mail. Prandaj luteni që të kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.
Dorëzimi personal i aplikacionit: Dokumentet e nevojshme
Ju lutemi të përpiloni një aplikacion elektronik për vizë, ta shtypni atë në dy kopje dhe t'i sillni ato me vete në termin në ambasadë. Përveç kësaj, nga ju na nevojiten dokumentet në vijim:
Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal, secila me nga dy kopje.
- 3 fotografi pasaporte biometrike (të bëra në gjashtë muajt e fundit)
- Pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
- Tarifa e vizës në lartësi prej 75 EUR në para të gatshme
- Certifikata e vendbanimit (jo më të vjetër se gjashtë muaj)
- Dëshmi e diplomës universitare
- Certifikatë e vlerësimit nga Zyra Qendrore për Arsimin e Huaj (ZAB)
ose në mënyrë alternative - Dëshmi e krahasueshmërisë së diplomës suaj universitare dhe njohjes së universitetit tuaj (2 kopje secila)
- Kërkoni në bazën e të dhënave ANABIN: a) universitetin tuaj, b) diplomën tuaj të universitetit të huaj dhe printoni rezultatet e kërkimit me vlerësimin përkatës;
- Për procedurën e vizave njihen vetëm konstelacionet e mëposhtme:
- Universiteti: "H+" dhe diploma: "korrespondon me / ekuivalent" ose:
- Universiteti "H+/-" dhe diploma nga ky universitet i listuar në Anabin dhe ka statusin "korrespondon me / ekuivalent".
- Licencë për ushtrimin e profesionit ( nëse është e aplikueshme në profesionin përkatës )
- Kontratën tuaj të punës në gjuhën gjermane apo angleze.
- Formularin Deklaratë për punësim
- Ekstrakt nga regjistri tregtar dhe/ose dëshmi e autorizimit për nënshkrim të atij/të asaj, i cili/e cila e nënshkruan kontratën e punës në cilësi të punëdhënësit/punëdhënëses.
- Sigurim shëndetësor udhëtimit (INCOMING):
- i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
- i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
- Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
Kartoni i kaltër BE për mjek
Keni tashmë një vend pune si mjek në Gjermani?
Përveç dokumenteve, të cilat janë të nevojshme për një Karton të kaltër të BE-së, ju duhet të paraqitni edhe një liçencë profesionale, gjegjësisht një leje të ushtrimit të profesionit. Procedura ndryshon varësisht nga landi federal, ku shqyrtohet kërkesa, kështu që ju lutemi që paraprakisht të merrni informata në faqen www.anerkennung-in-deutschland.de, se cilit institucion në Gjermani duhet t’i drejtoheni. Ju duhet të keni njërën nga këto dy leje, edhe në qoftë se ju fillimisht kërkoni një vend pune në Gjermani.
Tërheqja e Bashkëshortit/ës dhe fëmijëve
Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e poseduesit/es së një Kartoni të kaltër të BE-së kanë të drejtë të marrjes së lejes së qëndrimit, pa patur nevojën e paraqitjes së dëshmisë së njohurive të gjuhës gjermane. Ju lutemi që fillimisht t'i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të regjistroheni më pas për një termin në kategorinë 'Bashkim Familjar' përmes sistemit të dhënies së termineve të ambasadës.
Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit
Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.
Kthimi i dokumentacionit
Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritje brenda ambientit të ambasadës.
Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.
Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.
Më shumë informata gjeni këtu
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de