Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacion nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR) ose nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS) dhe vërtetimet e kalimit të kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung

Cilat të dhëna të mia personale janë të ruajtura në AZR ose SIS? A kam ndalim hyrjeje për në Gjermani? Ambasada nuk mund t'u përgjigjet këtyre pyetjeve drejtpërdrejt. Edhe për afatin kohor të një ndalimi eventual të hyrjes gjithashtu duhet të bëhet kërkesë drejtpërdrejt tek autoriteti që ka marrë këtë masë.

Nga zyra për të huaj në Gjermani ju kërkohet që të largoheni nga territori i Gjermanisë Federale. Lidhur me dokumentet për largimin tuaj, zyra përgjegjëse për të huaj ju ka lëshuar një vërtetim për kalimin e kufirit (Grenzübertrittsbescheinigung).

Informacione mbi të dhëna personale nga Regjistri Qendror i të Huajve

Kërkesa për informacion mbi të dhëna personale nga Regjistri Qendror i të Huajve parashtrohent në formë të shkruar në gjuhën gjermane pranë Zyrës Federale të Administratës (BVA) në Koeln. Për të shmangur rastin që informacioni mbi të dhënat personale t’i dërgohen një personi të pa-autorizuar, këskesa për informacion mund të shqyrtohet në mënyrë përmbajtësore vetëm pas verifikimit të identitetit të personit në fjalë. Verifikimi i domosdoshëm identitetit jashtë vendit bëhet përmes vërtetimit të nënshkrimit nga ana e ambasadës përkatëse të Gjermanisë.

Vërtetimi i nënshkrimit nga ana e ambasadës

Për vërtetimin e nënshkrimit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë është i domosdoshëm caktimi i një termini. Vërtetimi i nënshkrimit bëhet vetëm nëse paraqiteni personalisht. Dokumentet e nevojshme për vërtetimin janë:

  • Formulari i aplikimit të BVA-së, por ende i panënshkruar,
  • Një dokument aktual identifikimi (pasaporta ose letërnjoftimi),
  • Taksa e vërtetimit në shumë prej  56,- €.

Ju lutemi kërkesën dërgoni në:


- Ausländerzentralregister -
50728 Köln

Informacione mbi të dhëna personale nga Sistemi i Informacionit Shengen (SIS)

Kërkesa për informacion nga Sistemi i Informacionit të zonës së Shengen-it duhet të parashtrohet me shkrim në Zyrën Federale të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt (BKA)) në Visbaden (Wiesbaden). Meqë informacioni duhet t’i dërgohet ekskluzivisht personit të autorizuar, BKA ka për detyrë të verifikojë identitetin e kërkuesit të informacionit dhe të kujdeset që vërtetë ai person ta pranojë informacionin në fjalë. Informacione plotësuese lidhur me dokumentet e nevojshme, gjegjësisht përfaqësimin përmes një avokati mund t’i gjeni në  internetit të BKA-së.

Kërkesa parimisht duhet të dërgohen në:

Grenzübertrittsbescheinigung

Vërtetim për kalimin e kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung

Vërtetimin për kalimin e kufirit („Grenzübertrittsbescheinigung“) e lëshon zyra përkatëse për të huajt, nëse nga ju kërkohet nga zyra për të huajt që brenda një afati të caktuar kohor të largoheni nga territori i territori federal. Ky vërtetim shërben si dëshmi se ju me të vërtetë jeni larguar nga territori federal. Në rast se largimi bëhet drejtpërdrejt nga Gjermania, dhe njëkohësisht nga Zona e Shengen-it përmes rrugës ajrore, ky vërtetim për kalim të kufirit do të merret dhe përpunohet nga autoriteti përkatës kufitar. Në rast se largimi bëhet përmes një shteti tjetër të Shengen-it, vërtetimi për kalimin e kufirit duhet të dorëzohet personalisht në ambasadën përkatëse të Gjermanisë në vendin e origjinës.

Ambasada mund të vërtetojë në formularin e zyrës për të huajt se ju jeni paraqitur personalisht në ambasadë në Prishtinë. Ky vërtetim parimisht bëhet pa pagesë. Vërtetimi për kalimin e kufirit pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë i dërgohet zyrës për të huajt, dhe nuk i kthehet aplikuesve.

Për dorëzimin e vërtetimit për kalimin e kufirit në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë është i domosdoshëm caktimi i një termini në këtë link. Vërtetimi për kalimin e kufirit në Ambasadën në Prishtinë mund të dorëzohet vetëm personalisht, fëmijët gjithashtu duhet të paraqiten personalisht. Dokumentet vijuese detyrimisht duhet t’i keni me vete:

  • Dokumenti juaj i vlefshëm i udhëtimit ose identifikimit me vulën për dalje nga shteti. 
  • Formulari i Zyrës për të huajt në origjinal (vërtetimi për kalimin e kufirit - Grenzübertrittsbescheinigung.

Udhëzim: Nëse nuk mund të paraqitet vërtetimi i kalimit të kufirit, ndërsa tek autoritetet gjermane duhet të dëshmohet vërtetimi i daljes nga Gjermania, ambasada mund të lëshojë në mënyrë alternative një certifikatë konsullore, të cilën aplikanti duhet t'ia dërgojë në mënyrë të pavarur autoritetit që e kërkon në Gjermani. Tarifa për këtë certifikatë është 34 euro. Kërkuesit i kërkohet të japë detajet e kontaktit të autoritetit që e kërkon (p.sh. duke e paraqitur e-mailin/letrën e autoritetit që e kërkon).