Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kurse gjuhësore në Gjermani

Taza de café y pizarra en la que pone: Aprende alemán

Aprender alemán, © Colourbox.de

Të mësosh gjermanisht në Gjermani - me një kurs intensiv gjuhësor ju mund t'i zgjeroni njohuritë gjuhësore duke qëndruar deri në një vit në Gjermani.

Bazë ligjore për këtë është § 16f Abs. 1 Aufenthaltsgesetz.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për një kurs gjuhësor?

Ju lutemi plotësoni aplikacionin për vizë në mënyrë elektronike dhe shtypni atë në dy kopje. Wir benötigen darüber hinaus die folgenden Dokumente.

Ju lutemi keni parasysh që të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal, plus nga dy kopje.  

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • pasaporta e udhëtimit (me validitet së paku gjashtë muaj)
  • çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • regjistrimi në një kurs intensivnë Gjermani me së paku 18 orë mësimi në javë dhe si rregull mësim çdoditor. Regjistrimi, veç tjerash duhet të përmbajë edhe informatat në vijim:  
    • Në cilën periudhë kohore dhe në cilin vend mbahet kursi gjuhësor?
    • Sa është kostoja e kursit?
    • Cili nivel gjuhësor sipas Kornizës së Përbashkët Europiane për Gjuhët synohet të arrihet me atë kurs?
  • dëshmi mbi pagesën e kursit
  • një jetëshkrim tabelar mbi rrugëtimin e deritanishëm profesional. Ju lutemi që jetëshkrimit t'i bashkangjitni eventualisht edhe dëftesa, diploma ose dëshmi të tjera mbi njohuritë që posedoni të gjuhës gjermane.
  • letër motivimi: letra e motivimit duhet përmbajë të dhëna lidhur me arsyen e kryerjes së kursit intenziv të gjuhës në Gjermani dhe planet që pasojnë pas kursit.
  • një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatjen e qëndrimit të planifkuar
    • informata lidhur me qëllimin e kursit intensiv
    • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar. Informacione me të hollësishme mund të gjënden në në Gjermani.
  • sigurim shëndetësor (INCOMING), i vlefshëm për periudhën e qëndrimit, më së shumti deri në 12 muaj.

Dokumente shtesë që nuk janë përmendur këtu mund të kërkohen më vonë gjatë paraqitjes së kërkesës për vizë nga Ambasada, varësisht nga rasti individual.

Sa zgjatë procedura e vizës?

Kohëzgjatja e përpunimit për fat të keq nuk mund të parashikohet, sepse varet nga disa faktorë, në të cilët ne nuk mund të ndikojmë. Ndër tjerash për dhënie të vizës nevojitet miratimi i zyrës për të huajt në qytetin ku ju planifikoni të banoni në Gjermani. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje rreth statusit të aplikacionit tuaj në tre muajt e parë nga data e aplikimit. 

A më nevojiten njohuri të gjuhës gjermane?

Njohuritë e gjuhës gjermane nuk paraqesin kriter të detyrueshëm për dhënies së një vize për kurs gjuhësor. Si dëshmi plausible për pjesëmarrje në kurs të gjuhës në Gjermani megjithatë rekomandohet posedimi dhe paraqitja e njohurive të gjuhës gjermane në nivelin A1 ose A2 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës mbi Gjuhët, nëpërmjet çertifikatave të gjuhës (Goethe Institut, ÖSD).

A kam të drejtë të punoj me një vizë për kurs gjuhësor?

Jo. Ushtrimi i një veprimtarie parimisht nuk lejohet, meqë qëndrimi orientohet vetëm në fitimin e njohurive gjithpërfshirëse të gjuhës gjermane. Përjashtimet janë të mundura gjatë kohës së pushimeve të kursit gjuhësor. Me qëllim të koordinimit, duhet t'iu drejtoheni zyrës për të huajt.

Keni pyetje të tjera? Këtu e gjeni formularin kontaktues