Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Viza për anëtarë të familjes së një nënshtetasi gjerman, nënshtetasi të një vendi të Bashkimit Europian, ose një nënshtetasi të Zvicrës, Islandës dhe Norvegjisë

Schengen Visum

Schengen Visum, © colourbox

Artikel

Informata më të hollësishme mund të gjenden këtu.


Bashkëshorti/ja ime dhe fëmija, ose njëri prind e ka nënshtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian (edhe Gjermanisë), Zvicrës, Islandës, ose Norvegjisë. A kam unë nevojë për një termin për një vizë Shengen?

Po, secili aplikues ka nevojë për një Termin. Ju lutem e rezervoni përmes webafqes së shërbyesit të porositur VisaMetric.

Cilat dokumente më duhet t’i paraqes?

Rregullat për dokumentet që duhet të paraqiten nuk ndryshojnë. Ju lutem merrni parasysh informatat e përgjithshme . Në të gjitha rastet, Ju duhet të paraqitni dëshminë e nënshtetësisë së anëtarit/es të familjes.

A mund të marr një vizë afatgjate?

Parimisht po, mirëpo gjithçka varet nga rrethanat e rastit individual.

A kam të drejtë unë, si familjar i një nënshtetasi gjerman, nënshtetasi të një vendi anëtar të BE-së, Zvicrës, Islandës, ose Norvegjisë të arsyetoj qëndrimin në Gjermani me një vizë Shengen?

Për fat të keq jo – Për një lejeqëndrim afatgjatë në Gjermani edhe më tej Ju nevojitet një vizë nacionale.

Sa kushton viza?

Vizat për anëtarët e familjes së një nënshtetasi gjerman, një nënshtetasi të BE-së, apo nënshtetasi të Zvicrës, Islandës ose Norvegjisë janë të liruara nga tarifat në shumicën e rasteve.

Kam pyetje të tjera.

Me kënaqësi. Ju lutemi na shkruani përmes formularit tonë kontaktues.

 

nach oben