Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Vizë Schengen
Schengen Visum, © colourbox
Qëndrim i shkurtër (maksimum 90 ditë, për shembull turizëm ose udhëtim biznesi)
Njoftim:
Të gjithë mbajtësit e pasaportave biometrike kosovare mund të hyjnë në Gjermani pa vizë nga 1 janari 2024.
Kërkesat e hyrjes (p.sh. pasaporta e vlefshme, sigurimi shëndetësor i udhëtimit, kohëzgjatja e qëndrimit 90 ditë në 180 ditë, etj.) vazhdojnë të zbatohen.
Viza Schengen lëshohet për qëndrime afatshkurta në zonën Schengen deri në 90 ditë/për gjysmë viti, ose për udhëtime nëpër zonën Schengen.
Ambasada gjermane është përgjegjëse per aplikimin tuaj nëse ju jetoni ne Kosovë dhe shteti gjerman është destinacioni juaj kryesor.
Kërkesa për Termin
Ambasada gjermane bashkëpunon në fushën e vizave Shengen me kontraktuesin e jashtëm VisaMetric, të porositur nga ministria e jashtme në Berlin. Ju lutemi dorëzoni aplikacionin tuaj për vizë Shengen në qendrën e pranimit të ofruesit të shërbimeve VisaMetric në Prishtinë. Shërbyesi ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionin. Shërbyesi do të kërkojë për shërbimet e tij një pagesë në vlerë prej 30 Euro ( gjithashtu edhe 30 Euro për dërgimin e pasaportes dhe dokumentacionit). Përveç kësaj, shërbyesi do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).
Terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë mund të rezervohen vetem online nëpërmjet faqes së internetit të kontraktorit zyrtar "VisaMetric": https://www.visametric.com/Kosovo/Germany/xk .
Intervistë personale gjatë aplikimit
Për të paraqitur kërkesën tuaj, ju lutemi të paraqiteni personalisht në terminin e caktuar në qendrën e VisaMetric. Në këtë termin ju dorëzoni dokumentet tuaja të kompletuara të aplikimit dhe u përgjigjeni pyetjeve rreth udhëtimit të planifikuar. Përveç kësaj, fotografia juaj dhe shenjat e gishtërinjve tuaj do të regjistrohen.
Ju lutem të keni të gjitha dokumentet e kërkuara. Dokumente të pakompletuara mund të pamundësojn pranimin e aplikacionit tuaj apo refuzimin e tij.
Ju lutemi plotësoni formularin elektronik për aplikim në kompjuter dhe shtypeni atë. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:
- Pasaporta e vlefshme + kopje ( Pasaporta duhet: të jetë me vlefshmëri së paku 3 muaj nga dalja e fundit e planifikuar prej territorit të shteteve anëtare, të ketë së paku dy faqe të zbrazëta)
- Paraqitja e vizave të mëhershme bashkë me pasaportën e vjetër dhe kopjet e vizave të mëhershme (duhet të paraqiten të gjitha pasaportat e vlefshme që keni, vizat e mëhershme duhet të dëshmohen përmes pasaportes së vjeter dhe kopjet e vizave të mëhershme)
- 2 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
- Tarifa 90 EUR në para të gatshme
- Për fëmijë prej 6 deri 12 vjet ( 45 Euro )
- Për fëmijë nën 6 vjet ( 0 Euro )
- Sigurimi shëndetësor + kopje (të jetë i vlefshëm për gjithë zonën shengen, të përfshijë së paku periudhën kohore të udhëtimit të parë, të dëshmohet shuma minimale e mbulesës prej 30.000 euro, në tri kategoritë, mbulimi i transportit të kthimit në rast të vdekjes/sëmundjes, si dhe kompensimi i shpenzimeve të trajtimit.)
- Certifikatat e gjendjes civile (origjinal jo më të vjetra se 6 muaj):
- certifikata e lindjes
- certifikata e martesës (tek të martuarit)
- certifikata familjare ( jo më e vjeter se 6 muaj )
- certifikatave e vdekjes (nëse i/e ve)
- Dëshmi mbi të ardhurat financiare:
- pasqyrat origjinale të llogarisë bankare për gjashtë muajt e fundit (me vulë origjinale dhe të nënshkruar nga banka)
- dhe/apo dëshmi tjera të ardhurash, të pasurisë dhe pronës
- Dëshmi shtesë për personat në marrëdhënie pune:
- kontrata e punës dhe vërtetimi i pushimit + kopje (me përkthim në gjermanisht apo anglisht, prej përkthyesve të autorizuar)
- sigurimi pensional Trusti (me dëshmi për pagesat e kontributit për së paku 6 muajt e fundit, mjafton shkarkimi online)
- Dëshmi shtesë për ndërmarrës/pronarë të kompanive/bujq-fermerë:
- certifikata e regjistrimit të kompanisë + kopje (me pjesën e informacionit për pronarin, fushat e biznesit, formën ligjore)
- për fermerët: vërtetimi i regjistrimit si fermerë, si dhe mundësisht numri i kafshëve dhe/apo vërtetimi mbi të ardhurat
- Dëshmi shtesë për pensionistët:
- vendimi i pensionimit + kopje
- dëshmi të pagesave të pensioneve
- Dëshmi shtesë për studetët/nxenësit (përkthyer në gjermanisht ose shqip):
- vërtetimi i nxënësit apo studentit
- ID e studentit
- pasqyra e notave e nënshkruar dhe e vulosur nga Universiteti, në të cilat veçohet data e secilit provim
- vërtetim për pushimet shkollore apo semestrale
- kurse për udhëtime jashtë pushimeve, vërtetimi për lirim nga mësimi
Na duhen gjithashtu dokumentet e mëposhtme, varësisht nga lloji i vizës shengen për të cilën po aplikoni. Ju lutemi zgjidhni kategorinë e duhur.
Për qëndrime vizite:
- Ftesa / Marrja përsipër e shpenzimeve / Akomodimi / Garancioni + kopje:
- Letra e ftesës (në anglisht apo gjermanisht) duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
- mbiemri, emri, adresa dhe numri i telefonit (nëse posedon E-Mail adresa ) i/e ftuesit, kopja e pasaportës (faqja e fotografisë) dhe e titullit (llojit) të lejeqëndrimit të ftuesit/es
- mbiemri, emri, data e lindjes dhe numri i pasaportës së personit të ftuar, periudha e qëndrimit, deklarimi se në çfarë raporti qëndrojnë ftuesi dhe aplikuesi me njëri tjetrin dhe arsya e ftesës. Ftesa duhet të jetë e nënshkruar me dorë.
- nëse personi i ftuar do të banojë tek ftuesi, nëse jo, janë të nevojshme dëshmi shtesë (psh. rezervimi i hotelit nga parashtruesi)
- Garancioni sipas neneve 66-68 të Ligjit për Lejeqëndrim, i lëshuar nga zyra për të huaj në Gjermani
- garancioni është i nevojshëm në mungesë të mjeteve të mjaftueshme vetanake të financimit. Kapaciteti financiar duhet të jetë i dhënë në garancion, nëse kjo i shërben financimit. Garancionet vlejn vetëm gjashtë muaj nga data e lëshimit
Për qëndrime turistike:
- Dëshmi të akomodimit + kopje:
- vërtetimi i rezervimit me të dhënat e detajeve të rezervimit të hotelit
- vërtetimi i rezervimit me të dhënat e detajeve të rezervimit të banesës/shtëpisë së pushimeve
- Ftesa / Marrja përsipër e shpenzimeve / Certifikata e regjistrimit të biznesit si dhe, nëse e zbatueshme, ekstrakti i regjistrimit të biznesit + kopje
- Letra e ftesës (në anglisht apo gjermanisht), që përmban të dhënat në vijim:
- Mbiemri, emri dhe data e lindjes e personit të ftuar
- Terminet e sakta/periudhat kohore të qëndrimit të synuar
- Adresa e qëndrimit në Gjermani
- Si dhe informacion rreth:
- Për sa kohë bashkëpunojnë kompanitë më njëra tjetrën dhe si keni vënë kontaktin?
- Qëllimin e saktë të udhëtimit afarist
- Kush merr përsipër shpenzimet (në rast se shpenzimet i merr ftuesi sipas neneve 66-68 të Ligjit për Lejeqëndrim, është e nevojshme të parashtrohet edhe Garancioni i lëshuar nga Zyra për të Huaj, ku është i dhënë kapaciteti financiar
Dhënia e vizës për veprimtari gazetareske
- Caktimi i detyrës nga punëdhënësi+ kopje:
- Vërtetimi i punëdhënësit/dhënësit të detyrës (letra për udhëtim zyrtar), ku përfshihet qëllimi/ tema e udhëtimit gazetaresk, e përkthyer në gjermanisht apo anglisht nga një përkthyes gjyqësor
- Shkresa e ftesës nga firma apo organizata që do të vizitohet, sipas nevojës
- Parashtrimi i ID-s (kartës) së gazetarit
Për aktivitete artistike (p.sh. muzikantët), kulturore apo të arsimit
- Kërkesa me shkrim nga kompania/organizata ftuese, e vulosur dhe e nënshkruar, e cila duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
- Terminet e sakta të qëndrimit të synuar dhe adresa/t në vendin mikpritës
- Regjistrimi i organizatës në Gjermani dhe kopja e pasaportës së personit që ju ku ftuar
- Vërtetim se kush merr përsipër shpenzimet gjatë vizitës
- Dokumentacioni shtesë që duhet parashtruar nga artistët:
- Dëshmi të kualifikimit (p.sh. prova pune, kontrata e menaxherit, Diploma, Certifikata etj.)
- Datat dhe vendet e organizimeve si dhe përshkrimi i saktë i veprimtarisë(Organizatori)
Dhënia e vizës për aktivitete sportive
- Sigurim shëndetësor shtesë gjatë organizimeve sportive (duhet që në sigurim të përfshihen në mënyrë eksplicite trajtimet mjekësore që janë të nevojshme shkaku i aktiviteteve)
-
Kopje të të gjitha faqeve të kartës së regjistrimit të federatës/shoqatës/klubit të sportit
-
Ftesa e klubit/organizatës në Gjermani
-
Letra e dërgimit nga klubi/shoqata që ju dërgon (përfshirë përkthimin në gjermanisht)
-
Nëse e nevojshme, dëshmi të pagesës së tarifës për pjesëmarrje në organizim/turnir
Dhënia e vizës për vizituesit apo ekspozuesit/prezantuesit në panaire
- Dokumentacioni për vizitorë të panairit + kopje:
- Bileta e hyrjes për panair (në rast se e zbatueshme edhe rezervimi përmes internetit)
- Shkresën me arsyet e vizitës së panairit
- Dokumentacioni për ekspozues në panair + kopje:
- Vërtetimi i organizatorit të panairit se jeni të regjistruar si Ekspozues dhe se janë paguar tarifat e panairit
- Në rast nevoje, vërtetimi nga organizatori i panairit se janë paguar tarifat për montim dhe çmontim të stendave
- Shkresa (në rast nevoje, nga punëdhënësi) ku tregohet: Panairi që do të vizitohet dhe kohëzgjatja, Lloji i veprimtarisë që do të ushtrohet (në rast nevoje, Montimi/çmontimi apo përkujdesja e stendës së panairit)
- Vërtetimi i mjekut + kopje:
Vërtetimi i mjekut kosovar/spitalit për nevojën e trajtimit mjekësor. Me përkthim në gjermanisht apo anglisht nga një përkthyes gjyqësor - Miratimi/pranimi i trajtimit mjekësor + kopje:
Miratimi/pranimi i mjekut/spitalit në Gjermani ku do të bëhet trajtimi, përfshirë konfirmimin e terminit dhe të dhënat rreth kohëzgjatjës së pritur të trajtimit - Financimi i trajtimit mjekësor:
Vërtetimi i mjekut/spitalit gjerman se janë paguar shpenzimet e trajtimit
- Vërtetimi nga Qendra për Ndërmjetësim të Punës (ZAV) + kopje:
- Në origjinal, më vulë dhe nënshkrim (Vërtetimi i Qendrës së ndërmjetësimit profesional dhe për të huajt (ZAV) nga Agjenica Federale për Punë)
-
Certifikata e regjistrimit të kompanisë, jo më e vjetër së një vit
- Ekstrakti nga regjistri i tregtisë, përkatësisht regjistrimi i biznesit nga firma gjermane ftuese
-
Patenta e vlefshme e shoferit me të drejtën për të ngarë autobusin (në rast se patenta e shoferit nuk mund të qëndrojë në ambasadë gjatë përiudhës së shqyrtimit të kërkesës, duhet të dorëzohet kopja e vërtetuar e pjesës së përparme dhe të pasme e patentës së shoferit)
- Certifikata e Regjistrimit të kompanisë (me pjesën që përmban të dhënat për Pronarin, fushën e biznesit, formën juridike)
- Vërtetimin tatimor (dëshmi të pagesave tatimore për më së paku gjashtë muajt e fundit, nga Administrata Tatimore)
- Llogaria bankare e biznesit (pasqyrat bankare për së paku gjashtë muajt e fundit, me vulë dhe nënshkrim origjinal nga banka)
- Leja për linjën e vozitjes:
- dëshmi e detajuar e orarit të udhëtimit dhe ndalesave, si dhe certifikatat e vlefshme të lejes së kalimit për secilën pjesë në zonën Schengen (të kalimit nëpër shtetet e Schengen-it) që u janë lëshuar kompanive transportuese në Kosovë
- Mjetet e transportit:
- Lista e mjeteve të transportit që do të shfrytëzohen, me kopje të vërtetuara të librezës së regjistrimit si dhe dëshmitë e kontrollit teknik
- Bashkëpuntorët:
- Lista e gjithë bashkëpuntorëve (+ kopje e faqes ku është fotografia në pasaporta) duke treguar edhe llojin e punës/përgjegjësisë së tyre
- Lista e ekipit:
- Sqarim se sa vozitës janë të caktuar për secilin autobus dhe në cilën linjë
- Marrëdhëniet afariste:
- Dëshmi p.sh. përmes ekstraktit nga regjistri i biznesit, kontratat e bashkëpunimit, fatura
- Ftesa / Marrja përsipër e shpenzimeve + kopje
- Letra e ftesës (në anglisht apo gjermanisht), që përmban të dhënat në vijim: mbiemri, emri, adresa dhe numri i telefonit i ftuesit, periudhat e sakta të qëndrimit të synuar, adresa e qëndrimit në Gjermani
- Si dhe informacion rreth: si keni ardhur të kontakti? Qëllimin e saktë të qëndrimit
- Kontrata e hospitimit + kopje (e nënshkruar nga të dy palët, jo më e vjetër se tre muaj. Kontrata e hospitimit duhet të dorëzohet në gjuhën gjermane ose angleze. Nga kontrata e hospitimit nuk lejohet të dalin të drejta dhe detyrime).
Koha e përpunimit pas dorëzimit të aplikimit
VisaMetric e percjell aplikacionin dhe pasaportën tuaj në ambasadën gjermane. Aty, pra në ambasadë, kontrollohet nëse aplikacioni juaj i plotëson kërkesat ligjore dhe vendoset për aplikacionin tuaj. Koha e përpunimit të kërkesës tuaj për vizë Shengen mund të marrë deri në 15 ditë sipas rregullave aktuale. Këtu shtohen 2 ditë për transportin e dokumenteve ndërmjet VisaMetric dhe ambasadës si dhe 2 deri në 3 ditë të tjera për kthimin e pasaportave tek aplikuesit. Për këtë arsye duhet të llogaritet deri në 3 javë koha e përpunimit si dhe dërgesës prej momentit që aplikoni në VisaMetric. Ne ju lusim për mirëkuptim se për shkak të numrit të madh të kërkesave për vizë, ndonjëher mund të marr edhe disa ditë më shumë përpunimi i kërkesës tuaj.
Luteni të keni mirëkuptim që pyetjet në lidhje me ecurinë e lëndës gjatë kësaj kohe të përpunimit në parim nuk mund të përgjigjen.
Stafi i VisaMetric nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrjen për aplikacione si dhe nuk posedojn/shtypin etiketat e vizave.
Kthimi i dokumenteve
Pas përfundimit të përpunimit të aplikacionit, ambasada e kthen në VisaMetric pasaporten tuaj në një zarf të mbyllur dhe pastaj VisaMetric organizon dërgimin tek ju. Stafi i VisaMetric nuk ka mundësi të shikoj se a është vendosur pozitiv apo negativ për aplikacionin tuaj.
Nëse keni pyetje në lidhje me kthimin e pasaportes tuaj dhe dokumenteve origjinale, ju lutem i drejtoheni direkt VisaMetric.
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de
Njoftim me rëndësi:
ju lutem i drejtoheni me të gjitha pyetjet në lidhje me rezervimin e terminit, modalitetet e aplikimit si dhe dokumentet që duhet të paraqiten, vetem në VisaMetric.
Ju lutem mos sillni dokumente që nuk janë kërkuar, sidomos jo para aplikimit. Këto dokumente nuk mund të ruhen këtu. Ju lutem i sillni dokumentet e kërkuara vetem personalisht gjatë aplikimit në VisaMetric.