Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Hospitim

Chefs in training

Many young people require advice and support when entering the job market – especially in times of crisis, © JOKER

23.10.2024 - Artikel

Hospitimi shërben për të mledhur përshtypje dhe njohuri pa u përfshir në strukturen e kompanis pranuese. Të trajnuarit nuk janë të detyruar nga udhëzimet dhe nuk ka orare apo detyrime fikse të pjesëmarrjes. Të trajnuarit nuk guxojn të punojnë dhe për këtë arsye nuk punësohen me të ardhura. Aplikuesit nga Kosova, të cilët kan për qëllim qëndrimin deri në 90 ditë, mund të udhëtojn me nje vizë turistike C. Nëse keni për qëllim një qëndrim mbi 90 ditë, atëherë duhet të aplikoni për vizë nacionale.

Ju lutem lexoni me kujdes parakushtet e aplikimit. Ju lutem regjistrohuni për një termin vetëm atëherë kur mund të plotësoni të gjitha parakushtet dhe dokumentet e kërkuara. Viza nuk mund të aprovohet nëse nuk i plotësoni parakushtet dhe dokumentet e kërkuara.

Përmes përgaditjes së mirë, ju mund te ndikoni pozitivisht në proces si dhe ta shkurtoni kohën e procesimit. Dokumente shtesë të cilat nuk janë listuar më poshtë, mund të kërkohen në raste të veqanta gjatë aplikimit apo gjatë procedurës. Aplikime të pa plotësuara apo dokumente të pa kompletuara mund të kenë për pasojë refuzimin e vizës.

Në procesin e shqyrtimit ambasada duhet të përfshijë entin për të huaj në Gjermani. Procesi mund të zgjasë disa javë pas dorëzimit të aplikacionit, në raste të veçanta edhe më gjatë. Sapo të përfundoj procesi i shqyrtimit ju do të njoftoheni menjëherë. Luteni që gjatë kohes së rregullt të përpunimit të lëndës të mos adresoni kërkesa në lidhje me statusin e lëndës. Me këtë ju vetem e ngarkoni punën ne sektorin e vizave dhe e vononi përpunimin e lëndës.

Ju lutem vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten/dokumentohen:

  • Formular të Videx-it për vizë, të plotësuar plotësisht me shkronja latine (gjermanisht ose anglisht) mundësisht në kompjuter si dhe të nënshkruar me dorë. Kërkesen për vizë mund ta plotësoni online këtu.
  • 2 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 1 fotografi e vendosni në aplikacion si dhe 1 e dorzoni gjatë aplikimit.
  • Pasaportë të vlefshme. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.
  • Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Kontrata e hospitimit ( jo më e vjetër se 6 muaj ): të nënshkruar nga punëdhënësi dhe i trajnuari në të cilin ceket detyra, fillimi, kohëzgjatja dhe fushat e veprimit gjatë hospitimit dhe data e kontratës.
  • Plani i hospitimit, në rastet kur qëllimi i hospitimit nuk ceket në kontratë.
  • CV në gjermanisht, me listim të aftësimit të deritanishëm profesional apo përvojes profesionale, të nënshkruar me dorë.
  • Letër motivuese me të dhëna mbi perspektiven tuaj profesionale pas hospitimit, në gjermanisht, të nënshkruar me dorë.
  • Dëshmi mbi financimin e kostos së jetesës, çdo muaj duhet të keni një shumë neto prej 1027,- Euro në dispozicion, dhe atë përmes:
    • a) garancion sipas ligjit për lejeqëndrim §§ 66-68 ( të lëshuar nga enti për të huaj ) në një formular zyrtarë me aftësi të dëshmuar financiare nga një person që jeton në Gjermani, për komplet periudhën e qëndrimit, qëllimi i qëndrimit "Hospitimi", ose
    • b) një konfirmim nga një bankë gjermane mbi hapjen e një llogarie bllokuese në emrin tuaj në vlerë prej 1027,- Euro mujore.
  • Nëse ju ofrohet akomodimi dhe ushqimi falas, duhet të ofroni dëshmi.
  • Dëshmi mbi aftësimin profesional (vërtetimi i imatrikulimit, diploma, pasqyra e notave) me përkthim në gjuhen gjermane.
  • nëse është e aplikueshme: dëshmi për fillimin e procedurës së njohjes/miratimit profesional (Aprobacion) në rastin e një hospitimi në spital.
  • Dëshmi mbi sigurimin shëndetësor për komplet qëndrimin.
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave.

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë

Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë disa javë. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL, e cila ofron shërbimet e saj në hapësirat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe paraprakisht të adresuar në ditën e aplikimit; atë zarf e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj për vizë.

Pas shqyrtimit përfundimtar të kërkesës tuaj për vizë, ambasada i jep në dorëzim postës DHL zarfin tuaj me pasaportën dhe dokumentet përcjellëse. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada e ka dhënë në dorëzim zarfin tek DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de



nach oben