Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë Schengen

Schengen Visum

Schengen Visum, © colourbox

18.01.2018 -

Qëndrim i shkurtër (maksimum 90 ditë, për shembull turizëm ose udhëtim biznesi)

Viza Schengen lëshohet për qëndrime afatshkurta në zonën Schengen deri në 90 ditë/ për gjysmë viti, ose për udhëtime nëpër zonën Schengen.
Ju duhet të parashtroni një kërkesë për vizë në Ambasadën Gjermane, meqenëse shteti gjerman është destinacioni juaj kryesor.

(Si mund t’a caktoj një termin për vizë? A është njejtë të parashtrosh një kërkesë për vizë Shengen në cilën do ambasadë? Sa zgjatë periudha e shqyrtimit të kërkesës për vizë? Shih FAQ)

Vizë Schengen në katër hapa


Përgatitni aplikacionin tuaj në tre hapat si më poshtë:

  • Ju lutem caktoni një termin për të paraqitur kërkesën tuaj. Ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj  tre muaj përpara udhëtimit të planifikuar. Portali i termineve
  • Ju lutemi shtypeni formularin dhe  sjellni formularin të plotësuar.
    Formulari: Kërkese për Vizë Schengen
    programi VIDEX
  • Ju lusim të sillni dokumentet e përshtatshme.

Dokumentet e duhura për përpilimin e aplikacionit tuaj për vizë janë të shënuara në fletë-informacionet përkatëse, sipas  qëllimit të udhëtimit në rubrikën e shkarkimeve. Përdorni fletë-informacionet që ju përshtaten, mbi bazë të një liste kontrolli për të përgatitur dokumentacionin tuaj të plotë të aplikimit.



Për të paraqitur kërkesën tuaj, ju lutemi të paraqiteni personalisht në terminin e caktuar në ambasadë. Në këtë termin ju dorëzoni dokumentet tuaja të kompletuara të aplikimit, paguani tarifën dhe u përgjigjeni pyetjeve rreth udhëtimit të planifikuar. Përveç kësaj, fotografia juaj dhe shenjat e gishtërinjve tuaj do të regjistrohen.

Ambasada Gjermane kontrollon dhe vendos lidhur me kërkesën tuaj. Për ta bërë këtë, ajo kontrollon, nëse aplikacioni juaj i plotëson kërkesat ligjore. Kjo zakonisht zgjatë deri në 15 ditë. Ju lusim të keni mirëkuptim që pyetjet në lidhje me ecurinë e lëndës gjatë kësaj kohe të përpunimit në parim nuk mund të përgjigjen. Pas kësaj: ambasada iu përgjigjet vetëm kërkesave nga vetë aplikuesi, përfaqësuesi i/e tij ligjor, ose përfaqësuesi i autorizuar.

Juve do t'ju jepet mundësia për të marrë pasaportën tuaj bashkë me vendimin e kërkesës tuaj për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL. Kjo ju kursen kohën e gjatë të pritjes gjatë dhenjës së pasaportave dhe ju kursen ardhjen për herë të dytë në sektorin e vizave. Me plasimin e këtij shërbimi të ri, ne jemi duke e hequr procedurën e përditshme të dhënjes së pasaportave, për të fituar më shumë kohë për të pranuar kërkesat tuaja për vizë. Pasaportat tani do të jepen një herë në javë, çdo të enjte në orën 14:00. Përfitoni nga mundësia më e rehatshme, për të marrë pasaportën tuaj nëpërmjet shërbimit postar DHL!


Informata më të hollësishme mund të gjenden këtu

Shërbimet për Ju: Dërgimi i pasaportës me postë DHL