Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ekspert i IT-së (pa një diplomë universitare)

Cloud Computing

Cloud Computing, © dpa

25.02.2020 -

Fillimi i punësimit me njohuri të shquara profesionale praktike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit

Ju mund të punoni në Gjermani si eskpert i teknologjisë informative - IT-së, nëse:

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për punësim në fushën e teknologjisë informative? 

Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim.

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • dëshmi mbi kualifikimin e krahasueshëm që është arritur në 7 vjetët e fundit
  • dëshmi mbi së paku tre vjet përvojë pune profesionale në fushën e teknologjisë informative
  • çertifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët
  • Deklaratë mbi marrëdhënien e punës
  • Sigurim shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë