Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Para se të bëni kërkesë për termin

Terminet kanë qenë, janë dhe mbesin pa pagesë

Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë. Nuk është e nevojshme që të angazhohet një agjension lidhur me kërkesat për termin. Ne nuk bashkpunojmë me agjensione dhe kërkesat për termine nga ana e agjensioneve janë të padëshirueshme. Ne mbajmë të drejtën e rezervuar të anulojmë kërkesat e bëra nga ana e agjensioneve, pa pasur nevojë që të japim arsyetim për anulimin.

Kërkoni vetëm një termin

Ju lutem kërkoni vetëm një termin! Nuk shpejtohet kërkesa, nëse mundoheni të caktoni më shumë termine. Përkundrazi, Ju rrezikoni të Ju anulohet kërkesa e parë dhe që termini t’Ju caktohet më vonë se që do të duhej. Shkronja e vetme në numrin e pasaportës është shkronja në fillim. Kërkesat tjera me shkronja shtesë në pasaportë do të anulohen.

Shënoni numrin Tuaj të pasaportës

Ju lutem shënoni numrin e pasaportës vetëm në fushën e paraparë. Kontrollojeni dy herë, nëse e keni shënuar saktë numrin e pasaportës. Hyrja në zyrën e vizave Ju lejohet vetëm nëse përputhet numri i pasaportës, me numrin e pasaportës së udhëtimit, të cilin e keni dhënë gjatë kërkesës Tuaj për termin. Nëse në periudhën prej parashtrimit të kërkesës për termin, deri në caktimin e terminit e keni ndërruar pasaportën, Ju lutem silleni me vete edhe pasaportën e vjetër në datën e terminit. Dhënia e numrit personal nuk është e lejueshme - Juve nuk Ju lejohet hyrja në zyrën e vizave, nëse keni dhënë numrin personal në vend të numrit të pasaportës.

Adresa e Juaj elektronike (e-maili) është e rëndësishme

Ne Ju konfirmojmë terminin në adresën elektronike, të cilën e keni dhënë me rastin e parashtrimit të kërkesës për termin. Nrdyshimi i adresës elektronike nuk është i mundur. Ju lutem që për të parashtruar një kërkesë për termin, të përdorni një adresë elektronike, në të cilën keni qasje gjithnjë.

Ju lutem mos merni parasysh ofertat nga agjenisonet për t’Ju hapur një adresë të re elektronike, sepse Ju rrezikoni të paguani taksa të panevojshme për marrjen e konfirmimit të terminit.

Me kërkesën tuaj për termin, Ju konfirmoni që keni lexuar dhe kuptuar udhëzimet e lartëpërmendura.