Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Praktikë në Gjermani (mbi 90 ditë qëndrim)

Praktikum, © dpa / picture-alliance
Nën kushte të caktuara, studentët dhe absolventët kanë mundësi të kryejnë një praktikë në Gjermani me qëllim për të fituar përvojë në fushën profesionale.
Dëshironi të kryeni një praktikë në Gjermani dhe e keni një vend të praktikës, ku mund të përvetësoni dije, njohuri praktike dhe përvojë në fushën tuaj profesionale? Nëse i plotësoni kushtet në vijim, ju mund të parashtroni një kërkesë për vizë për praktikë në Gjermani:
- Ju keni diplomuar në dy vitet e fundit, ose jeni aktualisht absolvent/e në studime, të cilat çojnë në marrjen e një diplome universitare, praktika është e ndërlidhur me studimin tuaj dhe zgjatë më së shumti 6 muaj (praktikë BE)
ose
- Keni një pëlqim nga Agjencia Federale e Punes (Praktikë me pëlqim të Agjencisë Federale të Punes)
dhe institucioni i arsimit të lartë ofron studime me diplomë që njihet në Gjermani (d.m.th. institucioni i arsimit të lartë duhet të vlerësohet me H+ në databazën anabin).
Caktimi i terminit për aplikim për vizë
Ju mund të aplikoni lehtësisht për një vizë për praktikë në internet nëpërmjet portalit për shërbime konzullore të Ministrisë së Jashtme. Pasi të keni ngarkuar aplikacionin dhe dokumentet, informacioni dhe dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë dhe çdo paqartësi do të sqarohet drejtpërdrejt me ju përmes portalit për shërbime konzullore.
Në terminin e mëpasshëm në ambasadë, do të kontrollohet vetëm identiteti juaj, do të regjistrohen të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjëve dhe fotografia), dhe nëse është e nevojshme do të verifikohen dokumentet origjinale dhe do të paguhet tarifa.
Dokumentet e nevojshme
Ju mund të plotësoni formularin e aplikimit direkt në portalin për shërbime konzullore dhe të ngarkoni dokumentet e nevojshme atje.
Përveç kësaj, do t'ju kërkohet të ngarkoni dokumentet e mëposhtme në portalin për shërbime konzullore:
- Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
- Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- Një sigurim shëndetësor INCOMING, ose dëshmi të një sigurimi shëndetësor gjerman, i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit, ose për periudhën sa zgjatë praktika
- Letër motivuese në gjuhën gjermane me të dhënat mbi arsyet për zgjedhjen e praktikës, të nënshkruar me dorë të vetë
- Dëshmi që institucioni i arsimit të lartë ofron studime me diplomë që njihet në Gjermani (d.m.th. institucioni i arsimit të lartë duhet të vlerësohet me H+ në databazën anabin)
- Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
Përveç kësaj duhet të paraqiten:
Për një praktikë BE:
- Një marrëveshje me institucionin pranues mbi pjesëmarrjen në praktikë, përfshirë masat e parapara arsimore teorike dhe praktike (Kontratë mbi praktikën),që duhet të përmbajë:
- Një përshkrim të programit të praktikës përfshirë objektivat e formimit, apo komponentet mësimore,
- Kohëzgjatjen e planifikuar të praktikës,
- Kushtet e veprimtarisë dhe të mentorimit,
- Orarin e punës dhe
- Marrëdhëniet juridike në mes jush dhe institucionit pranues,
- Dëshmi, sipas të cilës ju keni marrë një diplomë të arsimit të lartë në dy vitet e fundit, para aplikimit, ose që jeni absolvent në studime, të cilat çojnë në marrjen e një diplome të arsimit të lartë
- Një garancion nga institucioni pranues mbi marrjen përsipër të të gjitha shpenzimeve
Për një praktikë referuar lëndës së studimit me pëlqim të Agjencisë Federale të Punes:
- Dëshmi se keni përfunduar tashmë së paku 4 semestra të studimeve,
- Dëshmi se ende jeni duke i vazhduar studimet,
- Kontratë mbi praktikën,
- Një vërtetim mbi pëlqimin e Agjencisë Federale të Punes.
Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe Dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.
Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit
Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.
Kthimi i dokumentacionit
Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.
Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.
Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.
Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de