Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Ekspert i IT-së (pa një diplomë universitare)

Cloud Computing, © dpa
Fillimi i punësimit me njohuri të shquara profesionale praktike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit
Ju mund të punoni në Gjermani si eskpert i teknologjisë informative - IT-së, nëse:
- dëshmoni që keni 3 vjet përvojë pune në 7 vjetët e fundit (kualifikim i krahasueshëm) dhe
- fitoni së paku 60% të pragut vjetor të vlerësimit kontributeve në sigurimin e përgjithshëm pensional dhe
- dëshmoni se keni njohuri të gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët.
Cilat dokumente më nevojiten për vizë për punësim në fushën e teknologjisë informative?
Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim.
Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.
- 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
- pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
- çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- dëshmi mbi kualifikimin e krahasueshëm që është arritur në 7 vjetët e fundit
- dëshmi mbi së paku tre vjet përvojë pune profesionale në fushën e teknologjisë informative
- çertifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët
- Deklaratë mbi marrëdhënien e punës
- Sigurim shëndetësor i udhëtimit (INCOMING):
- i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
- i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë