Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi për aftësim profesional

Kantierë ndërtimi pranë Humboldt Forum në Berlin

Baustelle Humboldt Forum in Berlin, © chromorange

23.10.2024 -

Çka është viza për kërkim të një vendi për aftësim profesional?

Ju mund të kërkoni një vend për aftësim profesional në Gjermani për të kryer një shkollim profesional të kualifikuar. Për këtë keni deri në 6 muaj kohë.

Parakushtet:

  • jeni nën moshën 35-vjeçare dhe
  • keni njohuri të dëshmuara të gjuhës gjermane në nivelin B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe
  • keni një diplomë të shkollimit, i cili ju jep të drejtë të vijoni shkollimin e lartë në Gjermani, ose në shtetin, ku e keni përfunduar shkollimin.

A mund të punësohem menjëherë me një vizë për kërkim të një vendi për aftësim profesional?

Jo, fatkeqsisht jo. Sapo të keni gjetur një vend për aftësim profesional, ju duhet t'i drejtoheni Zyrës për të Huajt në vendqëndrimin tuaj në Gjermani. Aty mund të parashtroni një kërkesë për leje të qëndrimit për aftësim profesional.

Caktimi i terminit për aplikim për vizë

Ju lutemi që fillimisht të kompletoni të gjitha dokumentet për aplikacionin për vizë dhe më pas në kategorinë përkatëse përmes sistemit të termineve të rezervoni një termin (jo përmes telefonit mobil) për paraqitje personale në zyrën e vizave. Terminet për parashtrim të kërkesës për vizë me qëllim të kërkimit për një vend të kualifikimit, si rregull janë në dispozicion brenda një afati të shkurtër.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për kërkim të një vendi të kualifikimit?

Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi biometrike  (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta  (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Certifikata e vendbanimit (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • dëshmi mbi përfundimin e shkollimit
  • një certifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B2 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe
  • jetëshkrim në formë tabelare në gjuhën gjermane lidhur me rrugëtimin profesional. Ju lutemi bashkangjitni dëftesat, diplomat dhe eventualisht dokumentet e tjera që dokumentojnë shkollimin tuaj.
  • nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen për kërkim të një vendi të punës
  • letër motivimi në gjuhën gjermane me të dhëna për punën që planifikoni të kërkoni
    • sektori
    • rajoni
    • vendi i planifikuar i qëndrimit
    • vendbanimi
  • një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatja e qëndrimit të planifikuar
    • të dhëna rreth qëllimit për kërkim të vendit të kualifikimit
    • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për kohën e qëndrimit të planifikuar. Në këtë rast ju lutemi të keni parasysh deshminë e shumës në bazë të përmbledhjes së kostos së jetsës në Gjermani.
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING)
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave

Ju lutem vini re: Përtej dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Si rregull pasi keni dorëzuar dokumentet e kompletuara për aplikim duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej dy deri në katër javë. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përnes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de