Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Rezervimi i terminit për vizë
Termine për aplikim të vizave nacionale
Në parim, ekzistojnë tre mënyra të ndryshme për të caktuar një takim për të paraqitur aplikime për viza nacionale, pra për qëndrime më të gjata se 90 ditë.
Mësoni se si të caktoni një takim për kategorinë përkatëse të aplikimit në faqen tonë të internetit. Ju mund të gjeni informacionin përkatës te “Të caktoni një takim për aplikimin për vizë”. Ju lutemi vini re se takimet për kategorinë përkatëse të aplikimit janë të mundshme vetëm në mënyrën e përshkruar atje.
Rezervimi i terminit përmes sistemit online të termineve të ambasadës
Terminet për disa viza kombëtare mund të rezervohen direkt përmes portalit online të rezervimeve të ambasadës. Një përmbledhje dhe opsionin për të rezervuar një termin mund të gjeni përmes sistemit online të ambasadës.
Caktimi i terminit përmes portalit për shërbime konzullore
Caktimi i terminit për disa kategori aplikimesh mund të bëhen në portalin për shërbime konzullore të entit për të huaj. Pas regjistrimit atje, dokumentet tuaja do të kontrollohen për plotësinë si pjesë e procesit online, në mënyrë që të jeni të përgatitur në mënyrë optimale për terminin tuaj në ambasadë. Informacione të mëtejshme për këto lloj aplikacionesh mund të gjenden në portalin për shërbime konzullore.
Caktimi i një termini përmes kontraktorit të jashtëm VisaMetric
Aplikimet për disa kategori bëhen përmes kontraktorit të jashtëm VisaMetric, Rr. Kaçaniku 25, Lagja Muhaxherëve, 10000 Prishtinë. Gjithashtu terminet bëhen direkt në VisaMetric.
Informata të përgjithshme
- Nuk është e mundur të caktoni një termin me email ose telefon. Ju lutemi rezervoni terminin tuaj në mënyrën e përshkruar më sipër.
- Terminet janë falas. Ambasada nuk kërkon asnjë pagesë për caktimin e një termini. Gjithashtu nuk do të ketë termine më të shpejta kundrejt një pagese.
- Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë. Të gjitha terminet e disponueshme janë të dukshme dhe të rezervueshme për të gjithë në portalin e rezervimeve. Agjensionet e udhëtimit nuk kanë akses në më shumë termine se ato që mund të rezervoni vetë online. Prandaj nuk është e nevojshme të porosisni një agjension udhëtimi për të kërkuar ose rezervuar një termin.
- Rezervoni vetëm një termin. Sistemi i detekton rezervimet e shumëfishta, kështu ju rrezikoni të mos merni një termin kur ju nevojitet vërtet.
- Në qoftë se nuk mund të paraqiteni në termin, ju lutemi ta anuloni atë nëpërmjet linkut të shenuar në konfirmimin e terminit tuaj, ashtu që atë të mund ta rezervojë dhe shfrytëzojë dikush tjetër. Në këtë mënyrë ju ndihmoni për të mbajtur kohën e pritjes për të gjithë sa më të shkurtë që është e mundur. Në qoftë se ju nuk vini në termin dhe nuk e keni anuluar paraprakisht atë, ju nuk do mund të rezervoni një termin të ri në portalin përkatës për disa javë.
- Shënoni saktë numrin e pasaportës. Ju lutemi shkruani vetëm numrin e pasaportës në fushën e dhënë. Ju lutemi kontrolloni dy herë nëse numri juaj i pasaportës është shënuar saktë. Ju do të pranoheni në zyrën e vizave vetëm nëse numri i pasaportës në kërkesën për termin është plotësisht i saktë. Nuk mund të ndryshohet as numri i pasaportës në rezervimin e terminit. Nëse keni marrë një pasaportë të re ndërmjet kërkesës për termin dhe terminit, ju lutemi sillni me vete edhe pasaportën tuaj të vjetër në termin. Futja e numrit tuaj personal nuk lejohet - ne nuk do të mund t'ju lejojmë të hyni në zyrën e vizave nëse vendosni numrin tuaj personal në vend të numrit të pasaportës.
- Shënoni një adresë emaili në të cilën keni qasje në cdo kohë.Ne jua dërgojmë konfirmimin e terminit në adresën që e keni shënuar gjatë kërkesës për termin. Ndryshimi i e-mailit nuk është i mundur. Ju lutemi që me rastin e kërkesës për termin të shenoni një e-mail, në të cilin ju vetë keni qasje në çdo kohë. Mos i pranoni ofertat e agjensioneve apo kompanive të udhëtimit për t’jua hapur një e-mail. Me këtë ju rrezikoni që të mos e pranoni konfirmimin e ternimit, apo që ofertuesi t’ju ngarkojë me tarifa të panevojshme shtesë.
Termine për aplikim të vizës Shengen
Ambasada bashkëpunon për vizat Shengen me shërbyesin e kontraktuar nga ana e ministrisë së punëve të jashtme gjermane. Në vend se të aplikoni në hapësirat e ambasadës gjermane, ju do të dorëzoni aplikacionin tuaj në hapësirat e shërbyesit të porositur VisaMetric në Prishtinë. Shërbyesi ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionin.
Rezervimi i terminit përmes webfaqes së shërbyesit të kontraktuar VisaMetric
Terminet duhet të rezervohen online përmes webfaqes së shërbyesit të kontraktuar VisaMetric.
Tarifat e shërbimit nga VisaMetric
Ofruesi i shërbimit VisaMetric ngarkon një tarifë shërbimi prej 30 euro për shërbimin e tij, e cila duhet të paguhet gjatë rezervimit të terminit. Nëse e anuloni terminin tuaj të paktën 72 orë përpara nëpërmjet portalit të rezervimit VisaMetric, çdo tarifë e paguar tashmë do të kthehet.
Përveç kësaj, VisaMetric ofron shërbime të tjera me pagesë (p.sh. marrja e një fotografie biometrike të pasaportës, shërbimi VIP në një ambient më të rehatshëm, dorëzimi i pasaportës, etj.).
Informata të përgjithshme
- Nuk është e mundur të caktoni një takim me email ose telefon. Ju lutemi rezervoni takimin tuaj në mënyrën e përshkruar më sipër.
- Terminet janë falas. Ambasada nuk kërkon asnjë pagesë për caktimin e një termini. Gjithashtu nuk do të ketë termine më të shpejta kundrejt një pagese.
- Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë. Të gjitha terminet e disponueshme janë të dukshme dhe të rezervueshme për të gjithë në portalin e rezervimeve. Agjensionet e udhëtimit nuk kanë akses në më shumë termine se ato që mund të rezervoni vetë online. Prandaj nuk është e nevojshme të porosisni një agjension udhëtimi për të kërkuar ose rezervuar një termin.
- Rezervoni vetëm një termin. Sistemi i detekton rezervimet e shumëfishta, kështu ju rrezikoni të mos merni një termin kur ju nevojitet vërtet.
- Në qoftë se nuk mund të paraqiteni në termin, ju lutemi ta anuloni atë nëpërmjet linkut të shenuar në konfirmimin e terminit tuaj, ashtu që atë të mund ta rezervojë dhe shfrytëzojë dikush tjetër. Në këtë mënyrë ju ndihmoni për të mbajtur kohën e pritjes për të gjithë sa më të shkurtë që është e mundur. Në qoftë se ju nuk vini në termin dhe nuk e keni anuluar paraprakisht atë, ju nuk do mund të rezervoni një termin të ri në portalin përkatës për disa javë.
- Shënoni saktë numrin e pasaportës. Ju lutemi shkruani vetëm numrin e pasaportës në fushën e dhënë. Ju lutemi kontrolloni dy herë nëse numri juaj i pasaportës është shënuar saktë. Ju do të pranoheni në zyrën e VisaMetric vetëm nëse numri i pasaportës në kërkesën për termin është plotësisht i saktë. Nuk mund të ndryshohet as numri i pasaportës në rezervimin e terminit. Nëse keni marrë një pasaportë të re ndërmjet kërkesës për termin dhe terminit, ju lutemi sillni me vete edhe pasaportën tuaj të vjetër në termin. Futja e numrit tuaj personal nuk lejohet - nuk do të lejoheni të hyni në zyrën e VisaMetric nëse vendosni numrin tuaj personal në vend të numrit të pasaportës.
- Shënoni një adresë emaili në të cilën keni qasje në cdo kohë. Ju do të pranoni konfirmimin e terminit në adresën që e keni shënuar gjatë kërkesës për termin. Ndryshimi i e-mailit nuk është i mundur. Ju lutemi që me rastin e kërkesës për termin të shenoni një e-mail, në të cilin ju vetë keni qasje në çdo kohë. Mos i pranoni ofertat e agjensioneve apo kompanive të udhëtimit për t’jua hapur një e-mail. Me këtë ju rrezikoni që të mos e pranoni konfirmimin e ternimit, apo që ofertuesi t’ju ngarkojë me tarifa të panevojshme shtesë.