Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Dëmshpërblimi për padrejtësinë nacionalsocialiste
Për zhdëmtimin e viktimave të përndjekura jo-hebreje të nacionalsocializmit në Europën Lindore vlejnë kushtet në vijim:
Të përndjekurit, të cilët nuk kanë nënshtetësi gjermane, nën kushtet në vijim mund të marrin një mbështetje të njëhershme në vlerë prej 2.556 eurove, nëse deri tani nuk kanë pranuar pagesa të dëmshpërblimit nga ndonjë burim finanziar gjerman (p.sh. Globalverträge, Stiftungen, Hirschinitiative):
Parashtruesi i kërkesës duhet t’i plotësojë kushtet e udhëzimeve për të përndjekurit jo-hebrejë, në përputhje me § 4 të Udhëzimit të Qeverisë Federale për Dhënie të Mjeteve të përndjekurve me origjinë jo-hebreje për kompenzimin e padrejtësive në raste të veçanëta në kuadër të dëmshpërblimit të datës 26 gusht 1981, edicioni i datës 7 mars 1988 (WDF).
Parashtruesi i kërkesës duhet të jetë vetë i përndjekur i nacionalsocializmit në kuptim të § 1 Ligji Federal për Dëmshpërblimin (Bundesentschädigungsgesetz -BEG). Do të thotë ai për shkaqe të armiqsisë politike kundër nacionalsocializmit, apo për shkaqe të racës, fesë, ose pikëpamjeve duhet të ketë qenë i përndjekur nga masat e dhunshme nacionalsocialiste dhe për shkak të atyre masave personalisht të ketë përjetuar dëmtime të rënda fizike.
Kërkesat për pagesa të dëmshpërblimeve duhet të paraqiten në Ministrinë Federale të Financave në adresën:
Bundesministerium der Finanzen
Referat V B 3
Außergesetzliche Entschädigungsregelungen für NS-Verfolgte
Am Propsthof 78a
53121 Bonn