Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Certifikata policore

Certificado de registo criminal com dados escurecidos

Certificado de registo criminal, © Auswärtiges Amt

17.07.2024 -

Secili person që i ka mbushur 14 vjet mund të paraqes kërkesë për lëshim të një certifikate policore.

Personat, të cilët banojnë jashtë vendit, kërkesën për lëshim të certifikatës policore mund ta paraqesin drejtëpërdrejtë në Entin Federal të Drejtësisë.

Informata më të hollësishme si dhe formularët përkatës i gjeni këtu

Vërtetimi i identitetit dhe vërtetimi i nënshkrimit duhet të bëhet zyrtarisht ne ambasadë pasiqë Enti Federal për Drejtësi nuk i pranon vërtetimet e identitetit dhe të nënshkrimit nga autoritetet kosovare apo nga noterët kosovarë.

Për këtë luteni ta caktoni një termin ne Ambasadën Gjermane në Prishtinë në rubrikën „Çështje të tjera konsullore“.

Pas caktimit të terminit me vete në ambasadë duhet të sillen dokumentet vijuese në origjinal:

  •  Pasaporta ose letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës
  •  Dëshmia/Vërtetimi i qëndrimit të zakonshëm në Kosovë
  • Kërkesa e plotësuar (e pa nënshkruar!)

Për vërtetimin e nënshkrimit nga ana e ambasadës llogaritet tarifa në vlerë prej 34,- euro, e cila duhet të paguhet kur të paraqiteni në ambasadë në sportel.

Nëse ju nevoitet një certifikate policore gjermane, atëher ju lutem aplikoni për një Termin përmes portalit online (jo përmes telefonit mobil) të Ambasadës: Aplikimi për Termin

Tarifa për lëshimin e certifikatës policore nga enti federal për drejtësi është 13,00 Euro. Kjo tarifë i shtohët tarifës në vlerë prej 34,00 Euro për vërtetimin e nënshkrimit nga ana e ambasadës.

Tarifa në vlerë prej 13,00 Euro duhet të transferohet në llogarinë e mëposhtme bankare të Entit federal të drejtësisë:

Deutsche Bundesbank – Filiale Köln

IBAN-Nr.: DE49370000000038001005

BIC/SWIFT-Nr.: MARKDEF1370

Përshkrimi i pagesës: ( Nr i lëndës-nëse egziston- ose emrin dhe mbiemrin e personit që paraqet kërkesën)

Certifikata policore mund të lëshohet vetëm pasi të realizohet transferi i tarifës në Entin federal të drejtësisë.  Një dëshmi e procesimit të transferit apo nje dëshmi e pagesës në rast se bëhet fjalë për bankim digjital, duhet ti bashkangjitet sipas mundësisë kërkesës për lëshimin e certifikatës policore.

Informata tjera i gjeni ne webfaqen e Entit federal të drejtësisë.