Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Pranimi i atësisë
Vaterschaftsanerkennung, © Zoonar.com/Margarita Borodina
Nëse babai i një fëmiu ka vendbanimin e tij të zakonshëm në Kosovë dhe në momentin e lindjes së fëmiut nuk ka pasur kurorë me nënën e fëmiut, atëherë ai ka mundësi të japë deklaratë në ambasadën gjermane në Prishtinë mbi pranimin e atësisë sipas ligjit gjerman. Parakusht për këtë është që rasti të ketë lidhje me Gjermaninë; kjo vlen kur njëri nga të përfshirët është shtetas gjerman apo femiu (apo nëna tek femija ende i palindur) ka vendbanimin e tij të zakonshëm në Gjermani.
Kërkesa
Pasi që sipas ligjit gjerman pranimi i atësisë duhët të vërtetohet ligjërisht dhe kjo kërkon parapërgatitje, fillimisht dokumentet e mëposhtme duhet të dërgohën përmes email-it (të skanuara) në ambasadën gjermane, në sektorin për çështje konsullore. Nëse dëshironi ti dorëzoni personalisht dokumentet, atëherë keni mundësinë të kërkoni termin online (jo përmes telefonit mobil) në rubriken "çeshtje tjera konsullore". Linkun e gjeni këtu.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme nevojiten për përgatitje të vërtetimit ligjor :
- Pasaporta apo letërnjoftimi i babait (ju lutem e zgjedhni dokumentin të cilin do ta sillni në origjinal gjatë vërtetimit ligjor në ambasadë)
- Certifikatën aktuale të vendbanimit të babait
- Numrin e telefonit (numrin mobil gjithashtu) të babait
- Kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit të nënës
- Vërtetimin e vendbanimit (Meldebescheinigung) ose certifikatën kosovare të vendbanimit të nënës dhe të femiut në rast se fëmija e posedon.
- Informata mbi statusin familjarë të nënës nëse nuk evidentohet në vërtetimin e vendbanimit; në rast se ekzistojnë martesa të mëhershme: vendimin/vendimet e shkurorëzimit/shkurorëzimeve ose certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëhershëm.
- Certifikata e martesës së prindërve (nëse ekziston)
- Certifikata e lindjës së fëmiut (nëse fëmija veçse ka lindur)
- Kopja e pasaportës ose çfardo dokumenti identifikues i fëmiut (nëse fëmija posedon tanimë ndonjë dokument identifikues)
Ju lutemi na njoftoni patjetër nëse nëna do të paraqitet së bashku me babain për të dhënë pëlqimin mbi pranimin e atësisë. Gjithashtu na njoftoni nëse krahas pranimit të atësisë dëshironi të jepni edhe deklaratën e kujdestarisë dhe/ose deklaratën zotuese për ushqim/akomodim.
Pranimi i atësisë sipas ligjit gjerman është i mundur edhe para lindjës së fëmiut.
Në këtë rast, në vend të dokumenteve të kërkuara në pikën 1. dhe 2. duhët të sillen dokumentet e mëposhtme:
- Libreza e lindjes dhe konfirmimi për datën e përafërt të lindjës
- Certifikata e pëlqimit mbi pranimin e atësisë para lindjës së fëmiut.
Ambasada rezervon të drejtën që sipas rastit të kërkojë edhe dokumente shtesë
Tarifat dhe koha e procesimit
Termini për vërtetim ligjor do të caktohet pas kohës së përshtatshme të përgatitjes.
Koha e procesimit varet nga ngarkesa dhe kapacitetet e personelit të sektorit ligjor/konsullor dhe mund të marrin disa javë.
Për vërtetimin ligjor të pranimit të atësisë përkatësisht pëlqimit mbi pranimin e atësisë në gjuhën gjermane vlenë momentalisht tarifa prej së paku 100 Euro. Tarifa shtesë mund te aplikohen varësisht nga kompleksiteti i rastit. Në rast se aplikuesi/aplikuesja nuk zotëron mjaftueshëm gjuhën gjermane dhe përkthimi bëhet i domosdoshëm, atëherë do te aplikohen tarifa shtesë. Informata shtesë sa i përket lartësisë së tarifave mund të kërkoni paraprakisht nga ambasada. Mbi domosdoshmërinë e përkthimit vendos vetëm zyrtari/zyrtarja për vërtetim ligjor.