Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Deklaratë pëlqimi mbi pranimin e atësisë

Familie mit zwei Kindern

Familienangelegenheiten, © Zoonar.com/Oleksii Hrecheniuk

17.07.2024 -

Sipas ligjit gjerman, në menyrë që pranimi i atësisë të ketë efekt juridik ështe i nevojshëm pëlqimi i nënës së fëmiut. Nëse babai i supozuar ka bërë tashmë pranimin e atësisë për fëmijën në fjalë para një autoriteti gjerman dhe nëna e fëmiut ka vendbanimin/qëndrimin e zakonshëm në Kosovë, atëherë ajo mund të jap pëlqimin e saj në ambasadën gjermane në Prishtinë.

Kërkesa

Sipas ligjit gjerman deklarata e pëlqimit duhët të vërtetohet ligjërisht dhe kjo kërkon parapërgatitje, fillimisht dokumentet e mëposhtme duhet të dërgohën përmes email-it (të skanuara) në ambasadën gjermane, në sektorin për çështje konsullore. Nëse dëshironi t'i dorëzoni personalisht dokumentet, atëherë keni mundësinë të kërkoni termin online (jo përmes telefonit mobil) në rubriken "çeshtje tjera konsullore". Linkun e gjeni këtu.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme për përgatitjen e vërtetimit ligjor duhet të dërgohen paraprakisht me email ose të dorëzohen personalisht pas caktimit të terminit:

  • Pranimin e atësisë nga babai përmes një autoriteti gjerman
  • Pasaporta ose çfardo dokumenti identifikues i fëmiut (nëse fëmiu ka dokument identifikues)
  • Certifikata e lindjes së fëmiut
  • Certifikata e martesës (nëse ekziston )
  • Pasaporta e nënës
  • Certifikata e vendbanimit të nënës dhe fëmiut në Kosovë
  • Dëshmi mbi statusin familjar të nënës dhe nëse ka, vendimet e shkurorëzimeve
  • Kopja e pasaportës së babait
  • Certifikata vendbanimit së babait
  • Numri i telefonit (numri mobil gjithashtu) i nënës

Ambasada rezervon të drejtën që sipas rastit të kërkojë edhe dokumente shtesë.

Tarifat dhe koha e procesimit

Termini për vërtetim ligjor do të caktohet pas kohës së përshtatshme të përgatitjës.

Koha e procesimit varet nga ngarkesa dhe kapacitetet e personelit të sektorit ligjor/konsullor dhe mund të marrin disa javë. Për vërtetimin ligjor të pëlqimit mbi pranimin e atësisë në gjuhën gjermane vlenë momentalisht tarifa prej së paku 100 Euro. Tarifa shtesë mund të aplikohen varësisht nga kompleksiteti i rastit. Në rast se aplikuesi/aplikuesja nuk zotëron mjaftueshëm gjuhën gjermane dhe përkthimi bëhet i domosdoshëm, atëherë do te aplikohen tarifa shtesë. Informata shtesë sa i përket lartësisë së tarifave mund të kërkoni paraprakisht nga ambasada. Mbi domosdoshmërinë e përkthimit vendos vetëm zyrtari/zyrtarja për vërtetim ligjor.