Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Karantina dhe rregullat për testim gjatë udhëtimeve hyrëse për në Gjermani
Rregulla aktuale në rast të (ri-)udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë
Çfarë duhet të kem parasysh para një udhëtimi nga Kosova drejt Gjermanisë?
A kam të drejtë të udhëtoj aktualisht?
Edhe pas datës 01.06.2022 vlejnë kufizimet për hyrje në Gjermani për udhëtarët të cilët vijnë nga shumica e vendeve jashtë BE-se, të cilët nuk kanë nënshtetësi të një shteti të BE-së (+ Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Zvicrës). Kjo vlenë edhe për udhëtarët nga Kosova.
Personat në vijim parimisht mund të udhëtojnë:
- Nënshtetasit gjermanë, nënshtetasit e një shteti tjetër të BE-së (+ Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Zvicra), dhe
- Personat me një lejeqëndrim të vlefshëm (jo vizë!) në njërin nga këto shtete dhe
- personat plotësisht të vaksinuar (d.m.th. ata, të cilët para së paku 14 ditësh kanë marrë të gjitha dozat e nevojshme të njërës nga vaksinat në vijim kundër Covid-19: BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria, Johnson&Johnson/Jannssen) duke e paraqitur një dëshmi të vaksinimit dhe me vizë të vlefshme,
- Personat, për të cilët vlejnë përjashtimet e kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë, me vizë të vlefshme.
Ata, të cilët mund të udhëtojnë, gjatë udhëtimit hyrës nga Kosova duhet të kenë parasysh si në vijim:
Personat të cilët nuk ju nënshtrohen kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë (shiko me lartë), nuk obligohen gjatë hyrjës në Gjermani të dëshmojnë vaksinimin, shërimin apo testimin deri më 31.08.2022.
Masat aktuale në Gjermani
Kufizime të gjera të jetës publike në Gjermani vlejnë edhe më tej.
Informata të tjera (vetëm në gjuhën gjermane) udhëtarët mund të gjejnë në uebfaqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.
Rregullat në landet federale
Në vegëzat e mëposhtme mund të gjeni informata të rëndësishme rreth rregullave të karantinës në landet federale:
Mbështetje për kërkimin e personave kompetent nëpër institucionet shëndetësore i gjeni këtu: