Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vërtetimi i kopjeve

Foto de um carimbo

Foto de um carimbo © colourbox

30.06.2025 -

Fotokopjet e dokumenteve origjinale si Dëftesa/Diploma, Karta të identitetit apo Certifikata të gjendjes civile, për përdorim në Gjermani mund të vërtetohen nga autoritet gjermane.

Cilat dokumente mund të vërtetohen?
 

  • Dëftesat / Diplomat
     
  • Dokumentet e identifikimit (p.sh. letërnjoftimi, pasaporta, karta e identitetit)
  • Vetëm në raste të jashtëzakonshme: certifikatat e gjendjes civile si: certifikatat e lindjes, e martesës, e vdekjes, ekstrakte nga regjistrat civil, certifikatat e gjendjes civile/familjare.
    (Shënim: si rregull, një vërtetim i kopjes për dokumentet e gjendjes civile nuk është i mjaftueshëm për tu përdorur në Gjermani. Ju lutemi kontaktoni autoritetet gjermane të cilat kanë kërkuar nga ju vërtetimin e kopjeve dhe pyesni personalisht nëse vërtetimi i kopjes është vërtetë i mjaftueshëm apo në vend të kësaj kërkohet një legalizim apo verifikim i dokumentit.)
     

Cilat dokumente nuk mund të vërtetohen?
 

  • Dokumentet e plastifikuara
  • Origjinalet që janë pjesërisht apo nuk janë më fare të lexueshme
  • Përkthimet e dokumenteve origjinale
  • Kopjet të cilat veçëse janë vërtetuar nga noter Kosovar
  • Certifikatat gjuhësore nga ECL të lëshuara deri më 31.05.2023
  • Certifikata gjuhësore nga ECL-momentalisht mund të verifikohen të gjitha certifikatat ECL ( në mbarë botën ) përmes webfaqes https://exam.eclexam.eu/validate/

Si bëhet vërtetimi i dokumenteve?
 

Për vërtetim të kopjeve duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë. Lejohet edhe paraqitja e një personi të tretë me një autorizim joformal nga pronari i dokumenteve/certifikatave).
Nëse duhet të vërtetoni kopje, ju lusim të caktoni personalisht një termin (jo përmes telefonit mobil) përmes portalit të termineve të Ambasadës ne kategoritë : ‚‚ Çështje të tjera konsullore‘‘ ose ‚‚Legalizim / Vërtetim i kopjeve‘‘.
 

Sa kushton vërtetimi i kopjeve ?
 

Tarifa fikse për çdo vërtetim ( dmth. për çdo dokument i cili duhet të vërtetohet, pavarësisht prej numrit të faqeve) : 24,00 € 
 

Vërtetimi i kopjeve për arsye të studimeve në Gjermani është pa pagesë.
 

Për vërtetim te kopjeve ju lusim të sillni me vete:
 

  • Dokumentin origjinal i cili duhet të vërtetohet
  • Pagesën për cdo vërtetim, e cila bëhet me para në dorë ne valutën Euro
  • në rast se është e nevojshme : autorizimi nga pronari i dokumenteve/certifikatave
     

Nuk duhet të sillni kopje të origjinaleve me vete, pasiqë Ambasada do ti bëj vetë kopjet.
 

Si bëhet kthimi i dokumenteve?
 

Për kthimin e dokumenteve tuaja origjinale dhe kopjeve të tyre të vertetuara, Ambasada bashkëpunon me shërbimin postar të DHL, i cili ofron shërbimet e veta në sallat e pritjes së Ambasadës.
Ju lusim që në ditën e terminit të bleni një zarf të paraadresuar dhe ta dorëzoni atë bashkë me dokumentet tuaja të cilat duhet të vërtetohen, në sportelin per çështje konsullore.
 

Posa të jetë përfunduar vërtetimi i kopjeve tuaja (koha e përpunimit: përafërsisht një javë), Ambasada do t’ia dorëzoj DHL-së, zarfin me dokumentet tuaja për kthimin e tyre.
Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni nga DHL gjatë blerjes së zarfit, ju mund të shikoni në çdo kohë se a janë dorëzuar dokumentet tuaja tek DHL.