Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kërkimi i një vendi pune si fuqi punëtore e kualifikuar

Kantierë ndërtimi pranë Humboldt Forum në Berlin

Baustelle Humboldt Forum in Berlin, © chromorange

25.02.2020 -

Ju mund të aplikoni për vizë për të kërkuar një vend të punës si punëtor i kualifikuar me shkollim profesional, nëse dëshmoni se keni njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët dhe nëse

  • keni kryer një shkollim profesional të kualifikuar ose
  • keni marrë një kualifikim profesional jashtë vendit, i cili është njohur në Gjermani. Si dhe ku duhet parashtruar kërkesa për njohje, këto informata i kemi përmbledhur në një artikull të veçantë.

Cilat dokumente më nevojiten për vizë për kërkim të një vendi të punës si fuqi e kualifkuar punëtore me shkollim profesional?


Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë  në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim.

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe në 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • dëshmi lidhur me diplomimin
  • vendimi i njohjes
  • një çertifikatë mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit B1 të Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët  
  • jetëshkrim në formë tabelare lidhur me rrugëtimin profesional. Ju lutemi bashkangjitni dëftesat, diplomat dhe eventualisht dokumentet e tjera që dokumentojnë kualifikimin tuaj.
  • nëse keni: dëshmi të tjera lidhur me përgatitjen për kërkim të një vendi të punës
  • letër motivimimi me të dhëna për punën të planifikoni të kërkoni
    • sektori
    • rajoni
    • vendi i planifikuar i qëndrimit
    • vendbanimi
  • një deklaratë garancioni. Kjo duhet të paraqitet në një formular zyrtar dhe duhet t'i përmbajë pikat si në vijim:
    • kohëzgjatja e qëndrimit të planifikuar
    • të dhëna rreth qëllimit për kërkim të vendit të punës 
    • kapaciteti financiar i i garantuesit/es duhet të dëshmohet. Opcioni i besueshmërisë nuk mund të pranohet.
  • Alternativë për garancionin: një llogari bankare e bllokuar për së paku tre dhe më së shumti gjashtë muaj. Informacione me të hollësishme mund të gjënden në përmbledhjen e kostos së jetesës në Gjermani.
  • Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING)
    • i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
    • i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë

A mund të filloj punën menjëherë me një vizë për kërkim të një vendi të punës? 


Me vizë keni të drejtë të punoni vetëm për një periudhë provuese për deri në dhjetë orë në javë për të cilin angazhim jeni aftësuar gjatë kualifikimit profesional.