Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Punëtor me kualifikim profesional të njohur nga zyra kompetente

Baustelle Humboldt Forum in Berlin, © chromorange
Cilat dokumente më nevojiten për vizë për punësim si punëtor me kualifikim profesional?
Ju lutemi plotësoni një aplikacion për vizë në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim.
Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.
- 3 fotografi biometrike të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
- pasaporta e udhëtimit (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
- çertifikata familjare (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- dëshmi mbi kualifikimin profesional ose përfundimin e studimeve
- njohja e barazvlefshmërisë së kualifikimit profesional nga zyra kompetente
- eventualisht leja për ushtrimin e profesionit
- Deklaratë e marrëdhënies së punësimit
- Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING)
- i vlefshëm për 6 muaj brenda vitit
- i vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës për vizë
Vërejtje për aplikuesit nga mosha 45-vjeçare:
Paga nga puna duhet të jetë së paku 55 përqind të pragut vjetor të vlerësimit kontributeve në sigurimin e përgjithshëm pensional (§ 18 Abs. 2 Nr. 5 AufenthG).