Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kartoni i kaltër i BE-së

IT-Spezialisten bei der Arbeit

IT-Spezialisten bei der Arbeit, © dpa

Punësim i lehtësuar në Gjermani për persona me kualifikim të lartë

Më 1 gusht 2012 janë vendosur lehtësime në parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani. Ky vendim ka për qëllim që Republikën Federale të Gjermanisë ta bëjë më atraktive për imigrantët e huaj me një kualifikim të mirë arsimor. Titulli i ri i qëndrimit zyrtarisht quhet Kartoni i kaltër i BE-së (Blaue Karte EU). Krahas kësaj për ekspertë të kualifikuar është vendosur edhe një titull i qëndrimit për kërkim të vendit të punës.

Nëse ju keni përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani për ju mund të vjen në konsideratë një Karton i kaltër i BE-së. Nëse ju nuk i keni përfunduar studimet në Gjermani, atëherë ju lutem kontrolloni, nëse diploma juaj

  • njihet në Gjermani, apo
  • nëse duhet t‘iu nënshtroheni një provimi të krahasueshmërisë.

Informata lidhur me njohjen e studimeve dhe provimit të krahasueshmërisë për diplomimet jashtë Gjermanisë mund të gjenden në faqen:

www.anabin.de

Për Kartonin e kaltër, ju duhet të dëshmoni se keni siguruar një vend pune në Gjermani me një pagë bruto prej së paku € 52.000 në vit.

Specifikat për personat me kualifikim të lartë në profesione, në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore

Për profesionet, në të cilat është konstatuar se ka mungesë të fuqisë punëtore, vlenë një kufizim më i ulët i pagës minimale prejrreth 40.560 Euro. Në këtë grup të profesioneve bëjnë pjesë veçanërisht:

  • inxhinierët,
  • shkencëtarët e shkencave natyrore,
  • matematicientët,
  • ekspertët në fushën e teknologjisë informative (IT), si dhe
  • mjekët e mjekësisë humane.

Profesionet e tjera të përfshira këtu, mund të gjenden në grupet 21, 221, 25

Procedura e vizës

Juve ju nevojitet një vizë për fillimin e një marrëdhënieje të punësimit. Më pas, titulli i qëndrimit Kartoni i kaltër i BE-së do të lëshohet nga institucionet gjegjëse – zyrat për të huajt – në Gjermani.

Vlefshmëria e Kartonit të kaltër të BE-së

Kartoni i kaltër i BE-së lëshohet për aq kohë sa zgjatë edhe kontrata e paraqitur e punës, duke i shtuar kësaj edhe tre muaj, por ka një validitet të kufizuar për më së shumti katër vite. Poseduesit e Kartonittë kaltër të BE-së mund të marrin një leje me të drejtë të qëndrimit të përhershëm pas 33 muajsh qëndrimi, në rast se ekziston edhe më tej një marrëdhënie e punës. Në rast se dëshmohen njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1, atëherë leja me të dretjë të qëndrimit të përhershëm mund të jepet edhe pas dy viteve.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e poseduesit/es së një Kartoni të kaltër të BE-së kanë të drejtë të marrjes së lejes së qëndrimit, pa patur nevojën e paraqitjes së dëshmisë së njohurive të gjuhës gjermane.

Kërkimi i një vendi pune

Ju mund të merrni një vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune, nëse studimet tuaja

  • Ju janë njohur në Gjermani
  • Mund t’ju njihen në Gjermani
  • Janë të krahasueshme me diplomimin në Gjermani
  • I keni kryer në Gjermani

Kjo vizë ju jep të drejtë qëndrimi vetëm për të kërkuar një vend pune, por jo për të filluar marrëdhënien e punës.

Unë jam mjek dhe dëshiroj të punoj në Gjermani

Dëshironi të kërkoni një vend pune si mjek në Gjermani, apo e keni tashmë një vend pune?

Atëherë për ju vjen në shprehje Kartoni i kaltër i BE-së, të cilin e kemi prezantuar më lartë. Përveç dokumenteve, të cilat janë të nevojshme për një Karton të kaltër të të BE-së, ju duhet të paraqitni edhe një liçencë profesionale, gjegjësisht një leje të ushtrimit të profesionit. Procedura ndryshon varësisht nga landi federal, ku shqyrtohet kërkesa, kështu që ju lutemi që paraprakisht të merrni informata në faqen www.anerkennung-in-deutschland.de , se cilit institucion në Gjermani duhet t’i drejtoheni. Ju duhet të keni njërën nga këto dy leje, edhe në qoftë se ju fillimisht kërkoni një vend pune në Gjermani.

Liçenca profesionale? Leja e profesionit? Ku është dallimi?

Liçenca profesionale konfirmon që ju mund të punoni si mjek në Gjermani, nuk keni kufizim kohor dhe vendor dhe keni të drejtë të hapni dhe të mbani një ordinancë.

Ndërsa leja e profesionit është e kufizuar. Ajo vlenë vetëm për rajone të caktuara, gjegjësisht lande të caktuara federale, është e afatizuar dhe është një veprimtari që mund të kryehet nën mbikqyrje, pra si punonjës i varur. Për këtë arsye edhe quhet veprimtari jo e pavarur. Statusi i lejes së profesionit i nënrangohet liçencës profesionale.

Këtu mund te shkarkoni formularin të për parashtrim të kërkesës në format pdf.Ju lutem, shtypeni formularin në shtëpi dhe e silleni formularin të plotësuar me rastin e parashtrimit të kërkesës.


Formulari i aplikimit për vizë nacionale PDF / 183 KB

Unë dëshiroj të parashtroj kërkesë për Kartonin e kaltër të BE-së

Procedura për vizë për Kartonin e kaltër të BE-së zgjatë më shumë. Krahas Zyrës për të Huajt në vendbanimin tuaj të ardhshëm në Gjermani, në disa raste duhet të merret edhe pëlqimi i Zyrës Federale të Punësimit. Ju mund të llogaritni me një përgjigje pas afërsisht dy muajve dhe ju lusim që gjatë kësaj kohe të përmbaheni nga pytjet rreth statusit të kërkesës tuaj. Ju lutemi të rezervoni një termin nëpërmjet sistemit tonë online. Informata lidhur me sistemin e termineve për viza gjeni në faqen tonë të internetit tek rubrika pyetjet më të shpeshta.

Ju lutemi të paraqiteni me kohë në terminin e caktuar dhe të sillni me vete 2 formularë për viza të plotësuar tërësisht dhe të nënshkruar nga ju, si dhe dokumentet vijuese në origjinal dhe dy kopje bardh e zi:

  • 3 fotografi biometrike të formatit të pasaportës, jo më të vjetra se gjashtë muaj
  • Pasaportën tuaj me së paku gjashtë muaj vlefshmëri,
  • Çertifikatën tuaj familjare, jo më të vjetër se gjashtë muaj,
  • Diplomën e shkollimit të lartë/universitetit. Në qoftë se nuk keni diplomuar në Gjermani, ju lutemi që diplomës t’ia bashkangjitni një përkthim në gjuhën gjermane, apo angleze. Kjo nuk vlenë, nëse diploma ju është njohur në Gjermani, gjegjësisht nëse ajo është objekt i shqyrtimit të nostrifikimit. Për mjekët vlejnë rregulla të veçanëta, të cilat i gjeni më poshtë.
  • Kontratën tuaj të punës në gjuhën gjermane, apo angleze. Kontrata e punës duhet të përmbajë informatat në vijim:
  • Emrin dhe mbiemrin dhe adresën e plotë të punëdhënësit
  • Përmbajtjen rreth veprimtarisë
  • Datën e fillimit të punës, dhe nëse kontrata është e afatizuar, datën përkatëse
  • Një sigurim shëndetsor (incoming), i cili ësht i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Ai duhet të vlejë edhe nëse ju e zhvendosni vendbanimin tuaj nga Kosova jashtë vendit.

Ju lutemi t’i bashkangjitni një përkthim në gjuhën gjermane secilit dokument të nevojshëm për kërkesën për vizë.


Paga juaj vjetore bruto duhet të jetë së paku 52.000 €, përjashtime ka për profesione të grupeve 21, 25 dhe 221 sipas klasifikimit të standardeve ndërkombëtare. Në këto profesione paga vjetore bruto duhet të jetë së paku 40.560 €.

Një dosje e kompletuar e kërkesës tuaj për vizë, bashkë me dokumentacionin përcjellës i dërgohet për shqyrtim Zyrës për të Huajt në Gjermani. Ju lutem vini re gjithsesi që dokumentacioni juaj duhet të jetë i plotë dhe i kompletuar. Në këtë mënyrë ju i evitoni pyetjet shtesë dhe kohën dukshëm më të gjatë të shqyrtimit.

Ne i pranojmë vetëm përkthimet nga përkthyes të autorizuar. Taksa për kërkesën tuaj për vizë është 75 € dhe duhet të paguhet me para të gatshme në sportel. Ju lutemi të refuzoni pagesën jashtë sportelit – ajo nuk ka asnjë lidhshmëri me veprimtarinë e ambasadës.

Nëse jeni të martuar dhe bashkëshorti/ja juaj ka nënshtetësi të një shteti anëtar të Bashkimit Europian (përfshirë Gjermaninë), atëherë pagesa e taksës hidhet poshtë.

Nuk është i mundur kthimi i taksave të paguara.