Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rihyrje

Airbus A330-200F

Airbus A330-200F, © dpa/pa

06.03.2023 -

Jeni vetëm përkohësisht në Kosovë dhe leja juaj e qëndrimit në Gjermani ka skaduar apo e keni humbur?

Nëse gjatë qëndrimit tuaj të përkohshëm në Kosovë vini re se lejeqëndrimi juaj për Gjermani ka skaduar ose e keni humbur atë, duhet të aplikoni për vizë rihyrjeje. Ambasada nuk mund të lëshojë ose vazhdojë një lejeqëndrim, vetëm autoritetet kompetente të imigracionit në vendbanimin tuaj gjerman mund ta bëjnë këtë.

Kërkesa për termin

Ju duhet të caktoni një termin për të aplikuar. Terminet janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër, mirëpo gjatë sezonës së verës koha e pritjes për termin mund të përfshijë disa ditë/javë.

Intervistë personale në sektorin e vizave

Ju lutemi plotësoni formularin për aplikim në kompjuter dhe shtypeni atë në 2 kopje. Përveç kësaj, na nevojiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën gjermane dhe të paraqiten në origjinal dhe 2 kopje.

  • 3 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 EUR në para të gatshme
  • Lejeqëndrimi i skaduar/pavlefshëm
  • Në rast të humbjes ose të vjedhjes së lejeqëndrimit: Lajmërimi i humbjes/vjedhjes në polici dhe kopja e  lejeqëndrimit
  • Dëshmi kur ka ndodhur dalja nga Gjermania
  • Në rast të lejeqëndrimit humanitar (sipas nenit 23 apo 25 të Ligjit për Lejeqëndrim): arsyetim i gjerë me shkrim dhe dëshmi, pse nuk është i mundur një qëndrim i përhershëm në Kosovë.

Ju lutem vëni re: Dokumente shtesë që nuk janë përmendur këtu mund të kërkohen më vonë gjatë paraqitjes së kërkesës për vizë nga Ambasada, varësisht nga rasti individual. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e përpunimit pas dorëzimit të aplikimit

Koha e përpunimit për aplikimet për vizë rihyrje dallon për secilin rast, pasiqë ambasada lidhur me procedurën e vizës duhet ta përfshijë entin përgjegjës për të huaj në Gjermani. Në kohën e tyre të përpunimit ne nuk mund të ndikojmë. Shqyrtimi dhe vendimi përfundimtar mund të merren nga ambasada vetëm pasi të marrim përgjigje nga Gjermania.  Për këtë arsye procedura, si rregull zgjatë së paku dy javë, ndonjëherë dukshëm më gjatë. Ky afat nuk mund të shkurtohet. Ju lutem, mos bëni pyetje për gjendjen e kërkesës suaj në 4 javët e para, nga momenti i dorëzimit të kërkesës. Veçanërisht atëherë kur nga dalja juaj prej Gjermanisë kanë kaluar disa javë, koha e perpunimit mund te jetë edhe më e gjatë.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL e cila ofron shërbimet e saj në dhomat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të paguar dhe të adresuar paraprakisht në ditën e aplikimit dhe e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj.

Sapo aplikimi juaj për vizë të jetë përpunuar, ambasada do të dorëzojë zarfin me pasaportën tuaj dhe çdo dokument tjetër tek DHL për dorëzim. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada ia ka dorëzuar zarfin DHL-së.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de