Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Infermier/e

Arzt verbindet verletzte Hand.

Arzt, © Colourbox.de

07.12.2022 -

Informata të përgjithshme

Ju lutem e lexoni këtë artikull në plotëni. Përmes përgaditjes së mirë ju mund të ndikoni pozitivisht në shqyrtimin e lëndës si dhe të shkurtoni kohën e procesimit. Ambasada parimisht duhet të ndërlidh entin e punësimit si dhe entin për të huaj në Gjermani në shqyrtimin e kërkesës tuaj për vizë. Për këtë arsye koha e procesimit kërkon disa javë, në raste të veçanta edhe më shumë. Sapo të kemi një përgjigje, ju do të njoftoheni.

Të gjitha dokumentet ( formularët e aplikimit ) e ambasadës jan falas. Të gjitha informatat për procesin e aplikimit i gjeni në webfaqen e ambasadës.

Ju lutem i renditni të gjitha dokumentet sipas radhitjes së mëposhtme. Dokumentet e mëposhtme duhet të jenë në origjinal dhe të bashkangjiten nga 2 kopje për secilin dokument. Dokumenteve i vendosni vetëm kapëse për letër ( jo ngjitës )

A. Ndihmësinfermier/e pa proces të njohjes (§19 c AufenthG, §26 Abs. 2 BeschV)

2 Formular të Videx-it për vizë, të plotësuar plotësisht me shkronja latine (gjermanisht ose anglisht) mundësisht në kompjuter si dhe të nënshkruar me dorë. Kërkesen për vizë mund ta plotësoni online këtu.

3 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 2 fotografi i vendosni në aplikacione si dhe 1 e dorzoni gjatë aplikimit.

Pasaportë të vlefshme, në origjinal me dy kopje. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.

Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro

Deklarata e punësimit nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal me 2 kopje.

Punëdhënësi këshillohet të informohet para nënshkrimit të kontratës mbi kushtet e pagave në nivelin lokal për fushën përkatëse në entin e punësimit në Gjermani.

Leja e ushtrimit të profesionit nga organi përkatës i njohjës për profesione të rregulluara, për të cilat sipas ligjit të vendit nevoitet leja për ushtrimin e profesionit, në origjinal me 2 kopje.

ALTERNATIVA: Konfirmim nga organi përkatës që për ushtrimin e profesionit në fjalë nuk është e nevojshme të ketë leje për ushtrim të profesionit, në origjinal me 2 kopje.

Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1, në origjinal me 2 kopje. Certifikatat e pranuara janë ato të lëshuara nga Instituti Goethe, ÖSD ose nga shkollat e gjuhës ECL të certifikuara nga TELC.

Nëse ka, dëshmi për kualifikimin, diploma profesionale për profesionist shëndetsor në fushën e Infermierisë, në origjinal me përkthim në gjuhën gjermane dhe dy kopje.

Për aplikues mbi moshen 45 vjeç, shtesë:

dëshmi mbi Pension të mjaftueshem. Dëshmia ofrohet përmes:

   - pagë mujore brutto së paku 3877.50 (2022) ose

   - dëshmi për Pension të arsyeshëm, në origjinal dhe dy kopje, sipas rastit edhe me përkthim në gjuhen gjermane ( sigurime private apo shtetrore të sigurimit pensional, sigurimit jetësor dhe të ngjajshme ).

B. Infermier/e me njohje profesionale (§18 a AufenthG)

2 Formular të Videx-it për vizë, të plotësuar plotësisht me shkronja latina (gjermanisht ose anglisht) mundësisht në kompjuter si dhe të nenshkruar me dorë. Kërkesen për vizë mund ta plotësoni online këtu.

3 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 2 fotografni i vendosni në aplikacione si dhe 1 e dorzoni gjatë aplikimit.

Pasaportë të vlefshme, në origjinal me dy kopje. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.

Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro

Deklarata e punësimit nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal me 2 kopje.

Punëdhënësi këshillohet të informohet para nënshkrimit të kontratës mbi kushtet e pagave në nivelin lokal për fushën përkatëse në entin e punësimit në Gjermani.

Dëshmia për njohjen e huaj profesionale në Gjermani:

Certifikata nga një organ i njohjës mbi ekuivalencën e aftësimit të huaj profesional, në origjinal me dy kopje.

Për të ushtruar një profesion të kualifikuar në Gjermani, parakusht është njohja e aftësimit profesional. Para se të aplikoni për vizë, ju duhet të vërtetoni ekuivalencën e aftësimit tuaj profesional përmes procesit të njohjës në Gjermani. Organi përkatës i njohjës në Gjermani vërteton që kualifikimi juaj është i barazvlefshëm/ekuivalent me një kualifikim në Gjermani dhe ju aprovon të drejten për ushtrimin e profesionit "Infermier/e".

Informata mbi procesin, organet përkatëse dhe dokumentet e nevojshme për procesin e njohjës i gjeni këtu.

Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B2, në origjinal me 2 kopje. Certifikatat e pranuara janë ato të lëshuara nga Instituti Goethe, ÖSD ose nga shkollat e gjuhës ECL të certifikuara nga TELC.

Dëshmi për kualifikimin, diploma profesionale për profesionist shëndetsor në fushën e Infermierisë, në origjinal me përkthim në gjuhën gjermane dhe dy kopje.

Për aplikues mbi moshen 45 vjeç, shtesë:

dëshmi mbi Pension të mjaftueshem. Dëshmia ofrohet përmes:

   - pagë mujore brutto së paku 3877.50 (2022) ose

   - dëshmi për Pension të arsyeshëm, në origjinal dhe dy kopje, sipas rastit edhe me përkthim në gjuhen gjermane ( sigurime private apo shtetrore te sigurimit pensional, sigurimit jetësor dhe të ngjajshme ).

C. Infermier/e me njohje të pjesshme, pjesmarrje në masa praktike dhe teorike të përshtatjes për njohjen e aftësimit të huaj profesional deri në 18 muaj, (§16 d AufenthG)

2 Formular të Videx-it për vizë, të plotësuar plotësisht me shkronja latina (gjermanisht ose anglisht) mundësisht në kompjuter si dhe të nenshkruar me dorë. Kërkesen për vizë mund ta plotësoni online këtu.

3 fotografi aktuale biometrike, jo më të vjetër se gjashtë muaj, me sfond të bardhë, me madhësi 45x35 mm. 2 fotografni i vendosni në aplikacione si dhe 1 e dorzoni gjatë aplikimit.

Pasaportë të vlefshme, në origjinal me dy kopje. Pasaporta duhet të ketë së paku dy faqe të lira. Ju lutem keni parasysh që pasaporta duhet të ketë vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë sesa vlefshmëria e vizës.

Para të gatshme- Tarifa kushton 75,00 Euro

Deklarata e punësimit nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal me 2 kopje.

Punëdhënësi këshillohet të informohet para nënshkrimit të kontratës mbi kushtet e pagave në nivelin lokal për fushën përkatëse në entin e punësimit në Gjermani.

Me rëndësi: Nëse kushtet e punësimit, pagës dhe/ose orët e punës gjatë masave të përshtatjes dallojn nga ato pas masave të përshtatjes atëher punëdhënësi duhet të vërtetoj këtë përmes një deklarate shtese të punësimit.

Në rast se pas hyrjes në Gjermani nuk merrni pagë apo paga është më e ulët se 827 Euro neto në muaj, atëher duhet të vërtetohet pjesa e mbetur e financimit përmes:

a) Garancion ( të lëshuar nga enti për të huaj ) për kohen e qendrimit në Gjermani nga një person që jeton në Gjermani, në origjinal dhe me dy kopje, ose

b) konfirmim nga një bankë gjermane për hapjen e një llogarie bllokuese në emrin tuaj për shumen e mbetur, në origjinal dhe me dy kopje, ( p.sh. te Deutsche Bank-www.deutsche-bank.de, Firma Fintiba - www.fintiba.com, Firma X-Patrio – www.x-patrio.com, Firma Coracle –  www.coracle.de, etj.)

Shtojca A për masat e përshtatjes, shtojca A nga enti i punësimit, ( jo më e vjetër se gjashtë muaj ): nga punëdhënësi e plotësuar plotësisht ( çdo pikë ) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe me dy kopje. Nëse duhet të përfundoni masa kualifikuese për njohjen atëher punëdhënësi juaj duhet të plotësoj shtojcen A.

Dëshmia mbi deficitet për njohje:

Vendimi i deficitit nga organi përkatës në Gjermani ( oda e mjekëve, qeveria e qarkut etj. ), në origjinal dhe me dy kopje.

   - Organi përkatës për profesionin tuaj deklaron që për njohjen e diplomës tuaj profesionale duhet të përfundoni masa kualifikuese në Gjermani.

   - Me vendimin e deficitit vendosen dallimet ndërmjet nje diplome profesionale gjermane dhe kualifikimit tuaj të huaj si dhe vendosen orët shtesë dhe masat e përshtatjes që ju nevoiten.

   - në rast se parashihet në vendimin e deficitit, atëher shtoni: regjistrimin e kursit teorik, masat praktike të kualifikimit ( me plan për aftësim të mëtejshëm ) apo kurse përgaditore për provim, në origjinal dhe me dy kopje.

   - në rast se parashihet në vendimin e deficitit, atëher shtoni: regjistrimin për provimin e njohurive dhe sipas nevojës regjistrimin për kursin përgaditor për provimin e njohurive, në origjinal dhe me dy kopje.

   - në rast se brenda kornizës së masave kualifikuese parashihet një kurs për gjuhën gjermane, atëher shtoni: konfirmimin e regjistrimit të shkollës gjuhësore me të dhënat mbi numrin e orëve javore të kursit ( kurs intensiv me së paku 18 orë në javë ) dhe konfirmimin e pagesës së tarifës së kursit, në origjinal dhe me dy kopje.

Plani për aftësim të mëtejshëm, në origjinal dhe me dy kopje.

Punëdhënësi në Gjermani shpesh është edhe aftësues profesional. Për këtë arsye aj duhet të hartoj nje plan për aftësimin e mëtejshëm, në të cilin ceket se kur dhe në çfarë fushëveprimi do të mësohen pikat e cekura ne vendimin e deficitit si dhe të siguroj që do të ofrohet koha e nevojshme për masat e përshtatjes.

Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B1, në origjinal me 2 kopje. Certifikatat e pranuara janë ato të lëshuara nga Instituti Goethe, ÖSD ose nga shkollat e gjuhës ECL të certifikuara nga TELC.

Dëshmi për kualifikimin, diploma profesionale për profesionist shëndetsor në fushën e Infermierisë, në origjinal me përkthim në gjuhën gjermane dhe dy kopje.

Koha e procesimit pas dorëzimit personal të aplikacionit

Koha e procesimit varion shumë, pasi në vazhdim të procedurës duhet të përfshihen autoritete të brendshme gjermane, në kohën e procesimit të të cilave ambasada nuk ka kurfarë ndikimi. Tek pas marrjes së përgjigjeve nga Gjermania, mund të pasojë shqyrtimi përfundimtar dhe vendimi nga ana e ambasadës. Si rregull duhet llogaritur me një kohë të procesimit prej disa javëve. Veçanërisht, nëse keni qëndruar një herë më parë për një kohë të gjatë në Gjermani, koha e procesimit mund të zgjatet.

Kthimi i dokumentacionit

Për kthimin e pasaportave ambasada bashkëpunon me shërbimin postar DHL, i cili shërbimet e tij i ofron në sallat e pritjes brenda ambientit të ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të parapaguar dhe me adresë dhe dorëzojeni atë bashkë me aplikacionin tuaj në sportel të zyrës së vizave.

Sapo të ketë përfunduar procesimi i aplikacionit tuaj, ambasada e dorëzon zarfin me pasaportën dhe eventualisht dokumentet e tjera në DHL për ta dërguar. Përmes kodit të gjurmimit, të cilin e pranoni në momentin e blerjes së zarfit nga DHL, ju mund në çdo kohë të kontrolloni, nëse ambasada e ka dorëzuar zarfin në DHL.

Më shumë informata gjeni këtu.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de