Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ndihmës të vërshimeve

Architekt und Polier mit Plan auf der Baustelle

Arbeiten in Deutschland, © colourbox.de

14.06.2024 -

Caktimi i terminit për aplikim të vizës:

Ju mund të kërkoni një termin vetëm pasi të keni marrë miratimin paraprak nga autoriteti përgjegjës në Gjermani. Ju lutemi bashkoni fillimisht të gjitha dokumentet për aplikimin për vizë dhe më pas regjistrohuni përmes sistemit për caktimin e termineve për një termin në kategorinë "Masë përshtatjeje me ekuivalencë të pjesshme, kartë mundësie, të vetëpunësuar, etj." Pas regjistrimit, zakonisht do të caktohet një termin brenda disa javësh. Ju mund të merrni një email brenda një deri në dy javë pas regjistrimit në adresën e emailit të specifikuar gjatë aplikimit për termin me një kërkesë për të dërguar disa dokumente paraprakisht me email. Ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike.

Parashtrimi i kërkesës për vizë: Dokumentacioni i kërkuar:

Ju lutemi të plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë dhe sillni me vete në terminin tuaj te shërbyesi zyrtar VisaMetric.

Për më tepër, në ditën e parashtrimit të kërkesës ju duhet të dorëzoni dokumentet vijuese:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura !

  •  2 fotografi biometrike në format të pasaportës (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  •  Tarifa në vlerë prej 75 euro në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin.
  •  Pasaportën (me validitet për të paktën 9 muaj)
  •  Formularin Deklaratë për punësim ("Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis"), (jo     më i vjetër se 6 muaj): i plotësuar plotësisht (çdo pikë) dhe i nënshkruar nga      punëdhënësi, vetëm kontrata e punës nuk mjafton. Punëdhënësi rekomandohet të informohet për nivelet standarde të pagave lokale nga Agjencia Federale e        Punësimit në Gjermani përpara se të lidh kontratën.
  • Reisekrankenversicherung (INCOMING):
    • me validitet deri në 6 muaj brenda një viti
    • të vlefshëm nga data e parashtrimit të kërkesës
  • Aprovimi paraprak nga autoritetet e imigracionit për punën tuaj si ndihmës për vëeshime, nëse është e mundur në origjinal
  • Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë në procesin e vizave
  • Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a në lidhje me ekzistencën e një oferte specifike pune

Ju lutem vini re: Përvec dokumenteve të listuara, varësisht nga rasti mund të kërkohen edhe dokumente tjera. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Kohëzgjatja e shqyrtimit pas parashtrimit të kërkesës për vizë

Kohëzgjatja e shqyrtimit dallon për secilin rast - pasi në procedurën e shqyrtimit, si rregull, duhet të përfshihen autoritetet e brendshme gjermane, në kohëzgjatjen e përpunimit të të cilave ambasada nuk mund të ndikojë. Vetëm pas kthimit të përgjigjes nga Gjermania ambasada mund të bëjë shqyrtimin përfundimtar dhe të merr një vendim. Koha e shqyrtimit në të shumtën e rasteve mund të zgjatë nga disa javë deri në muaj. Nëse personi ka qëndruar më parë për një periudhë më të gjatë në Gjermani, atëherë kohëzgjatja e shqyrtimit mund të jetë më e gjatë. Ju lutemi në 3 muajt e parë të përmbaheni nga pyetjet rreth shqyrtimit të kërkesës tuaj.

Kthimi i dokumenteve

Për kthimin e pasaportave, ambasada ka bashkëpunim me ndërmarrjen e postës DHL e cila ofron shërbimet e saj në dhomat e pritjes së ambasadës.

Ju lutemi blini një zarf të paguar dhe të adresuar paraprakisht në ditën e aplikimit dhe e dorëzoni së bashku me kërkesën tuaj.

Sapo aplikimi juaj për vizë të jetë përpunuar, ambasada do të dorëzojë zarfin me pasaportën tuaj dhe çdo dokument tjetër tek DHL për dorëzim. Ju mund të përdorni kodin e ndjekjes që keni marrë nga DHL kur keni blerë zarfin për të kontrolluar në çdo kohë nëse ambasada ia ka dorëzuar zarfin DHL-së.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de