Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rihyrje

Reisen

Reisen, © colourbox

23.10.2024 -

Jeni vetëm përkohësisht në Kosovë dhe leja juaj e qëndrimit në Gjermani ka skaduar apo e keni humbur?

Nëse jeni duke qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe keni mësuar para rikthimit të synuar në Gjermani se leja juaj e qëndrimit gjerman ka skaduar ose ka humbur, ju mund të aplikoni për vizë për rihyrje. Ambasada nuk mund të lëshojë ose zgjasë një leje qëndrimi të re, vetëm autoriteti përgjegjës i imigracionit në vendin tuaj të banimit në Gjermani mund ta bëjë këtë.

Kërkesa për termin

Ju duhet fillimisht të keni të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim dhe pastaj të caktoni një termin për aplikim në webfaqen e shërbyesit tonë të jashtëm VisaMetric.

Gjatë aplikimit për caktim të terminit përmes faqes së internetit të VisaMetric, ju lutemi zgjidhni llojin e terminit "National (Rihyrje)".

Aplikimi dhe dokumentet e kërkuara

Ju lutemi plotësoni formularin për aplikim në kompjuter dhe shtypeni atë dhe e sillni në terminin e caktuar në VisaMetric.

Përveç kësaj, në terminin e caktuar në VisaMetric nevoiten dokumentet në vijim:

Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht, të paraqitura në origjinal dhe me një kopje (pa kopje me ngjyra) dhe dokumentet nuk duhet të jenë të kapura!

  • 2 fotografi biometrike (jo më të vjetra se gjashtë muaj)
  • Pasaporta (me vlefshmëri së paku gjashtë muaj)
  • Tarifa në vlerë prej 75 EUR në para të gatshme, luteni të sillni me vete tarifën e saktë të vizës, pra shumën e saktë në termin (nuk pranohen monedhat nën 50 cent)
  • Lejeqëndrimi i skaduar/pavlefshëm në rast se e posedoni
  • Në rast të humbjes ose të vjedhjes së lejeqëndrimit: Lajmërimi i humbjes/vjedhjes në polici dhe kopja e  lejeqëndrimit (në rast se e posedoni)
  • Dëshmi që keni lëshuar Gjermaninë brenda 6 muajve të fundit ( Njoftim: nëse nuk mund të ofroni këtë dëshmi, luteni që fillimisht ti drejtoheni ambasadës përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de
  • Në rast të lejeqëndrimit humanitar (sipas nenit 23 apo 25 të Ligjit për Lejeqëndrim): arsyetim i gjerë me shkrim dhe dëshmi, pse nuk është i mundur një qëndrim i përhershëm në Kosovë.

Ju lutem vini re: Dokumente shtesë që nuk janë përmendur këtu mund të kërkohen më vonë gjatë paraqitjes së kërkesës për vizë nga Ambasada, varësisht nga rasti individual. Për këtë qëllim, ambasada ju kërkon të ofroni një email private në të cilen ju mund të kontaktoheni gjatë tërë procedures së aplikimit.

Koha e përpunimit pas dorëzimit të aplikimit

Koha e përpunimit për aplikimet për vizë rihyrje dallon për secilin rast, pasiqë ambasada lidhur me procedurën e vizës duhet ta përfshijë entin përgjegjës për të huaj në Gjermani. Në kohën e tyre të përpunimit ne nuk mund të ndikojmë. Shqyrtimi dhe vendimi përfundimtar mund të merren nga ambasada vetëm pasi të marrim përgjigje nga Gjermania.  Për këtë arsye procedura, si rregull zgjatë së paku dy javë, ndonjëherë dukshëm më gjatë. Ky afat nuk mund të shkurtohet. Luteni që të evitoni pyetjet për gjendjen e kërkesës suaj në 4 javët e para, nga momenti i dorëzimit të kërkesës. Veçanërisht atëherë kur nga dalja juaj prej Gjermanisë kanë kaluar disa javë, koha e perpunimit mund te jetë edhe më e gjatë.

Kthimi i dokumenteve

Pas përfundimit të përpunimit të aplikacionit, ambasada e kthen në VisaMetric pasaporten tuaj në një zarf të mbyllur dhe pastaj VisaMetric organizon dërgimin tek ju. Stafi i VisaMetric nuk ka mundësi të shikoj se a është vendosur pozitiv apo negativ për aplikacionin tuaj. 

Nëse keni pyetje në lidhje me kthimin e pasaportes tuaj dhe dokumenteve origjinale, ju lutem i drejtoheni direkt VisaMetric.

Ju lutemi që pas pranimit të pasaportes tuaj të verifikoni korrektësinë e të dhënave personale dhe të dhënat e udhëtimit në vizë. Përmirësimet janë parimisht të mundura nëse lajmëroni gabimet eventuale menjëher. Nëse gabimet eventuale lajmërohen më vonë, atëher mund të kërkohen tarifa shtesë. Në rast se gjeni pasaktësi ne vizë atëher ju lutem i drejtoheni ambasadës menjëher përmes email-it zyrtar visa@pris.diplo.de